Secondary Adv

Kondicioner mural MSZ-SF, UNI-KLIMA

UNI-KLIMA

 



Përshkrimi

Kondicioner mural MSZ-SF

Ju prezantojmë me një njësi të brendshme moderne, kompakte dhe të qetë. Jo vetëm
që janë zgjidhja perfekte për instalimet në dhomat e vogla, por në të njëjtën kohë
kursejnë energji, pasi japin mundësinë e zgjedhjes se kapacitetit optimal për çdo
dhomë. Këto seri janë renditur ne klasat A++ në ftohje A+ në ngrohje.

Eficiencë energjitike
Të gjithë modelet në këtë seri, duke filluar nga ai me kapacitete të ulët 25 (monosplit)
deri në njësitë me kapacitet 71 janë renditur A++ në ftohje dhe A+ në ngrohje.
Kondiconerët tanë po kontribuojnë në reduktimin e konsumimit të energjisë.

Funksioni “i-save”
Duke përdorur funksionin “i-save” ju i falni akoma më shumë rehati vetes tuaj. Përdoret
kur ju largoheni nga dhoma ose flini gjumë, duke kursyer kështu kohë dhe energji. Nëse
shtypni butonin një herë, ju shkoni në temperaturën “i-save”, kurse dy herë shkoni në
temperaturen e mëparshme.

Njësi të jashtme për zonat e ftohta
Njësitë e jashtme split janë tashmë të disponueshme në të dyja llojet, në njësitë
standard dhe në njësitë me pajisje ngrohëse. Pajisja ngrohëse është instaluar në çdo
njësi për të parandaluar ngrirjen në ambjentet e jashtme të ftohta të njesisë.

Filter Nano Platinum
Ky filtër është i përbërë nga copëza nanometrike platinumi që mundësojnë veti të
qëndrueshme antibakteriale. Gjithashu është rritur edhe madhësia e sipërfaqes
tre-dimensionale, duke rritur kështu sipërfaqen e filtrave. Ky tipar i jep filtrave
Nano-Platinum performancë më të lartë në grumbullimin e pluhurave krahasuar me
filtrat tradicionale. Pastrimi i ajrit në mënyrë kaq efektive, rrit komfortin në dhomë duke e
cuar atë në një tjetër nivel.

Programues javor
Mund të programoni cilësimet e temperatures dhe kontrollin e Fikjes/Ndezjes në periudhë javore
duke përdorur “Programuesin Javor”. Gjithashtu është e mundur vendosja deri në 8 cilësime
ditore.