Secondary Adv

Boje e brendshme akrilik Gold Bekament, Qendra e Ndertimit

Qendra e Ndertimit

 



Përshkrimi

PËRDORIMI

Bojë e brëndshme e prodhuar në bazë të një emulsioni akril të cilësisë së lartë, e përshtatshme për ambiente shtëpie dhe pune. E qëndrueshme ndaj pastrimit të lagësht, ka një aftësi të shkëlqyer mbuluese, depërtueshmëri të mirë të avullit dhe bardhësi të jashtëzakonshme. Mund të tonizohet në mbi 500 nuansa.

 

PËGATITJA DHE VENDOSJA

Sipërfaqja në të cilën vendoset boja duhet të jetë e fortë, e pastër, e thatë dhe e lyer me BK-Podloga. Përgatitja e bojës realizohet duke i shtuar 5-10% ujë, me përzierje të mirë deri në homogjenizim të plotë. Aplikimi zakonisht bëhet me rrul me fije të shkurtra me dy shtresa. Shtresa e dytë aplikohet pas tharjes së plotë të shtresës së parë. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

 

SHPENZIMI

Rreth 120-130 ml/m2 për lyerje me dy shtresa.

 

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

18 muaj në paketimin origjinal. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja.

 

PAKETIMIN

1; 3; 5; 10; 15 l