Secondary Adv

Boje akrilike per lyerjen e fasadave te jashtme Bekament, Qendra e Ndertimit

Qendra e Ndertimit

 



Përshkrimi

PËRDORIMI

Bojë akrile dispersive për mbrojtjen dhe dekorimin e sipërfaqeve të reja dhe të vjetra të fasadave. Për prodhimin e saj janë përdorur lëndë të para të cilësisë së lartë, ka aftësi të shkëlqyera mbuluese dhe është jodepërtuese nga uji, është e qëndrueshme ndaj rrezeve UV dhe ndikimeve atmosferike. Për shkak të qëndrueshmërisë së lartë, është e përshtatshme për aplikim në muret e brendshme të ndërtesave publike dhe rezidenciale.

 

PËGATITJA DHE VENDOSJA

Sipërfaqja në të cilën vendoset dispersioni duhet të jetë e fortë, e pastër, e thatë dhe e lyer me bazën BK-Acryl. Përgatitni bojën duke shtuar deri në 15% (l/l) ujë, me përzierje të mirë deri në homogjenizim të plotë. BK-Fas Acryl zakonisht aplikohet me rrul me fije të gjata me dy shtresa. Shtresa e dytë vendoset pas tharjes së plotë të shtresës së parë, që në kushte normale (T=+23-25°C, lagështia relative e ajrit 50-60%) kërkon 4-6orë. Është e nevojshme të punohet në mënyrë të njëtrajtshme dhe pa ndërprerje në sipërfaqet e vazhdueshme. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

 

TEMPERATURA E PËRDORIMIT

Nga +5°C deri +30°C. Të mos punohet direkt në diell, shi dhe erë të fortë.

 

SHPENZIMI

Rreth 150-300 ml/m2, në varësi të thithshmërisë dhe ashpërsisë së sipërfaqes.

 

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

18 muaj në paketimin origjinal. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja. Data e prodhimit e shtypur në ambalazh.

 

KATEGORIA VOC DHE VLERA MARGJINALE

A (c), vlera max. 40 g/l (2010), ky produkt përmban < 18 g/l. EUH208: Përmban përzierje prej 5-chloro-Q122-methylisothiazol-3-one, 2-methylisotiazol-3-one. Mundë të shkaktoj reaksion alergjikë.