FMN ul parashikimin per rritjen ekonomike te Shqiperise ne 2024
Lulëzimi turistik i Shqipërisë këtë vit nuk duket se e ka “bindur” Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) që të jetë optimist për ekonominë shqiptare.
Në raportin e fundit të pasqyrës ekonomike globale, të publikuar në prill, FMN ka rishikuar me ulje ecurinë ekonomike të vendit për këtë vit. Fondi pret që ekonomia shqiptare të rritet me 3.1% në vitin 2024, nga 3.3% që kishte qenë vlerësimi fillestar në raportin e tetorit...