Secondary Adv

Bateri konvencionale per energji rezerve PowerSafe V Enersys, Enersys Albania

Enersys Albania

Asistence mbi informacionin nga ACP
+355 69 93 44 722



Pershkrimi

Gama EnerSys® e baterive PowerSafe® V është projektuar veçanërisht për përdorim në aplikime që kërkojnë nivelet më të larta të sigurisë dhe besueshmërisë. Të provuara për përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare më rigoroze, bateritë PowerSafe V njihen në të gjithë botën si zgjidhja më e mirë për aplikime në telekomunikim. Fama e baterive PowerSafe V për jetëgjatësi të madhe në shërbim, së bashku me performancën e shkëlqyer të intensitetit të lartë, bëjnë që ato të jenë zgjedhja numër një për sistemet UPS me veti specifike dhe integritet të lartë. Pilat dhe modulet monobllok PowerSafe V kanë performancë superiore, ndërsa zënë më pak vend sesa bateritë konvencionale për energji rezervë. Përdorimi i plastikës ABS, me normë V-0 dhe rezistente ndaj flakës për kapakët dhe ndarjet me faqe të trasha, ofron rezistencë të lartë mekanike me veti sigurie të shkëlqyera.Bateritë PowerSafe V janë projektuar duke përdorur teknologjinë e provuar të rikombinimit të gazit, e cila e bën të panevojshëm shtimin e vazhdueshëm të ujit, duke kontrolluar krijimin e hidrogjenit dhe oksigjenit gjatë karikimit. Oksigjeni i krijuar në katoda shpërndahet drejt anodave përmes veçuesve mikroporozë, dhe, pas një vargu reaksionesh kimike brenda pilës, rikombinohet për të formuar ujë. Çdo pilë është e pajisur me valvul sigurie që mundëson çlirimin e kontrolluar të gazit kur rritet trysnia brenda pilës.

Dergoni kerkese kompanise:







Produkte te ngjashme