Secondary Adv

Bateri per panel fotovoltaik (Diellor) PowerSafe PV, Enersys Albania

Enersys Albania

Asistence mbi informacionin nga ACP
+355 69 93 44 722



Pershkrimi

Gama e PowerSafe® PV Bloc është projektuar veçanërisht për aplikime në energjinë e rinovueshme dhe në veçanti në sistemet e energjisë diellore.Këto bateri bllok janë optimizuar për ciklim të lartë përsëritës dhe besueshmëri të lartë. Ky kombinim i balancuar i vetive bën që blloqet PV të jenë zgjidhja ideale për shumicën e aplikimeve të komplikuara dhe veçanërisht për instalimet largëta ose të papajisura me operatorë, në të cilat niveli më i lartë e besueshmërisë është jetik.Modeli bashkon teknologjinë Plumb-Acid me Valvul Rregulluese (VRLA) dhe pllakat skarë me një aliazh të veçantë, që krijon një kombinim të pashoq avantazhesh.Teknologjia VRLA është përmirësuar për të përballuar shkarkimin e plotë e të përsëritur të pilave dhe blloqeve të përdorura për ruajtjen e energjisë diellore. Ajo shmang humbjen e ujit që karakterizon bateritë konvencionale plumb-acid dhe rrjedhimisht eliminon nevojën për mbushje. Përdorimi i xhelit elektrolit nënkupton që nuk ka acid të lirë brenda pilës.

Dergoni kerkese kompanise:







Produkte te ngjashme