Shfaq kontaktet Dergoji email
kompanise
Astar i bardhë dy komponentësh ekonomik, për mbushjen e poreve të drurit
Karakteristikat e produktit
• Aromë e lehtë
• Bardhësi ekstra
• Rezistent ndaj zverdhjes
• Karakteristika shumë të mira zmerilimi dhe mbushëse
Rekomandimet për përdorim
Graf 250 rekomandohet si astar i bardhë në sipërfaqet prej druri ose MDF-je si: mobilje, tavolina, karrige, dyer me MDF shqeto ose me rimeso. Gjithashtu ky produkt gjen përdorim në të gjitha objektet prej druri ose MDF-je të cilat lyhen me llak të bardhë ose me pigmente.
Ruajtja
36 muaj, me kusht që kanaçet të jenë të mbyllura dhe në kushte normale ruajtjeje. Ndalohet rreptësisht që produkti të ekspozohet në diell dhe lagështirë.
Shënime
• Rekomandohet që të shmanget aplikimi i produktit në temperatura nën 5ºC dhe mbi 30ºC.