Secondary Adv

Boje plastike me shkelqim PICASSO GLANZEND VN-51, DEUTSCHCOLOR

DEUTSCHCOLOR

 



Përshkrimi

Bojë plastike e një cilësie premium me shkëlqim, me veti shumë të mira mbuluese dhe niveluese

Karakteristikat e produktit

• Bardhësi e vezulluese

• Mbulueshëri shumë e mirë

• Punueshëri dhe nivelim perfekt

• Sipërfaqe e lëmuar me shkëlqim

• Ngjitje e fortë dhe tharje e shpejtë

• Gjendet në 4 baza W, P, D dhe TR

• Pranon 5000 cikle larjesh 30 ditë pas aplikimit

• Rezistencë e jashtëzakonshme ndaj larjes së shpeshtë dhe detergjentëve

 

Rekomandimet për përdorim

Përdoret në të gjithë muret dhe tavanët e brendshëm, të rinj, të vjetër dhe të lyer më parë me bojë, me bazë çimento, gëlqere, gips, dhe në çdo lloj ambienti të brendshëm, dhoma gjumi, tualete, dhoma ndenjjeje, ambiente zyrash, shërbimesh etj, ku kërkohet një efekt i lartë dekorues.

 

Ruajtja

36 muaj nëse ruhet në një vend të thatë, larg burimeve të nxehtësisë, në një temperaturë midis +5°C dhe +30°C. Mbrojeni nga ngrica.

 

Shënime

• Rekomandohet që sipërfaqet e lyera të mos lahen deri në 30 ditë pas aplikimit.

• Në sipërfaqe të betonit të freskët produkti rekomandohet të aplikohet të paktën pas 30-40 ditësh.