Secondary Adv

Ngjites per montimin e dyshemeve prej linoleumi PU 800, DEUTSCHCOLOR

DEUTSCHCOLOR

 



Përshkrimi

Ngjitës me bazë ujore, pa prani solventi, për montimin e dyshemeve prej linoleumi.

KARAKTERISTIKAT

-Ngjitës sintetik me bazë emulsioni ujor dhe pa prani të VOC-ve.

-Ngjitshmëri të lartë dhe në fazat e para të aplikimit.

-Nivel të lartë të fleksibiliteti dhe ngjitshmërie.

-Siguron ngjitshmëri të lartë në çdo lloj suporti.

 

PROÇEDURA E APLIKIMIT

Përgatitja e sipërfaqes

Sipërfaqja duhet të jetë plotësisht e thatë, absorbuese, e niveluar, mekanikisht e qëndrueshme, pa pluhur, grimca të lira, bojra, dyll, vaj, etj. Përmbajtja e lagështisë duhet të jetë më e ulët se niveli maksimal i paracaktuar nga prodhuesit e parketeve, 2-3% për dysheme me bazë çimento dhe 0.5% për dysheme me bazë anhidriti. Kontrolloni lagështinë në të gjithë trashësinë e sipërfaqes, duke përdorur një matës lagështie. Shtresat lundruese në izolime, shtresat e lehtësuara dhe pllakat duhet të pajisen me një pengesë avulli për të parandaluar kondensimin e lagështirës

KONSUMI

Në varësi të llojit të mallës së përdorur:

600-800 g/m² duke përdorur një mallë me dhëmbë 4 mm.

800-1000 g/m² duke përdorur një mallë me dhëmbë 6 mm.

 

PAKETIMI

Kova plastike 5kg/15 kg

 

JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA

24 muaj në qoftë se ruhet në një vend të freskët në paketimin e vet origjinal, të mbyllur.