Secondary Adv

Ngjites pllakash me baze rezine epokside, me kohe tharje te shpejte EPOFAST 360, DEUTSCHCOLOR

DEUTSCHCOLOR

 



Përshkrimi

Ngjitës pllakash dy – komponentësh me bazë rezine epokside, me kohë tharje të shpejtë

Klasifikimi i produktit

Sipas standardit EN 12004 klasifikohet si R2FT, ngjitës për pllaka me forcë ngjitëse e përmirësuar, kohë tharje të shpejtë dhe pa rrëshkitshmëri vertikale.

 

KARAKTERISTIKAT

-Nuk përmban solvent

-Rezistenca të larta në ngjeshje, përkulje si dhe forcë ngjitëse

-Rezistent ndaj disa acideve, alkaleve, agjentëve gërryes për beton, agjentëve të pastrimit, ujit të detit dhe ujit të kripur.

-Punueshmëri e shkëlqyer

 

PAKETIMI

Kova plastike 1 Kg dhe 5 Kg në proporcion me përzierjen e paracaktuar në peshë. Kova e komponentit B është e ndërfutur në enën e komponentit A.

JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA

24 muaj, në qoftë se ruhet në paketimin e vet origjinal të mbyllur, në mjedise të thata dhe me hije. Temperatura e magazinimit rekomandohet ndërmjet +5°C dhe +35°C.