Secondary Adv

Stuko pllakash me baze epokside 3D FUGEN, DEUTSCHCOLOR

DEUTSCHCOLOR

 



Përshkrimi

Stuko pllakash 2 komponente, me bazë epokside

INFORMACIONI I 

KARAKTERISTIKAT

Stuko me 2 komponent me 30 nuanca të gatshme, pa hollues, me bazë rezina epokside dhe inerte silicilike të holla.

-Rezistente ndaj acideve, alkaleve, dhe pastruesve të fuqishëm, shumicës të holluesve organik gjithashtu dhe ndaj ujit të kloruar ose me kripë.

-Shfaq punueshmëri të shkëlqyer

-Ngjitshmëri të madhe në anët e fugës

-Plotësisht hidroizolues

-Nuk është përthithës, nuk lejon zvillimin e baktereve, pastrohet lehtësisht në bazë të përditshme, dhe është gjithashtu rezistent në kushtet e higjenës.

-Është e përshtatshme për gjerësi fugash 1 – 10 mm

-Sipërfaqja përfundimtare është absolutisht e lëmuar, si porcelani.

-Para ngurtësimit pastrohet lehtësisht me ujë të vakët.

-Klasifikohet në kategorinë RG2, sipas EN13888.

 

MËNYRA E PËRDORIMIT

1. Përgatitja e sipërfaqes

Largojmë nga fugat dhe sipërfaqja e granitëve ose mermerëve mbeturinat e mundshme të ngjitësit me bazë çimento dhe pluhurat.

2. Aplikimi

Aplikimi bëhet me spatul gome, duke e hapur dhe duke e shtypur diagonalisht me fugat, pa lënë boshllëqe dhe prapambetje.

 

PAKETIMI

Kova plastike 3Kg (A+B)

 

JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA

24 muaj nëse ruhet në paketimin e vet origjinal të pahapur.