Secondary Adv

Panel diellor rezistent ndaj gryerjes, Megasun, ELIO KLIMA

ELIO KLIMA

 



Përshkrimi

Panel diellor rezistent ndaj gryerjes, Megasun

Specifikat

Rezistencë e garantuar në bregdet.

Shumica e paneleve diellore janë prodhuar me fletë metalike të zezë ose të ngjyrosur, materiale që gërryhen dhe kanë jetëgjatësi të shkurtër, sidomos në zonat bregdetare. Bolieri Megasun ka një shtresë të jashtme poligonale të përbërë nga alumin i anodizuar, i cili është tepër rezistent ndaj rrezeve ultraviolet të në klimë të lagësht dhe në zonat bregdetare.

 

Megasun nuk ngrin.

Dizajni i avancuar me shtresë mbrojtëse rreth bolierit në sistemin e mbyllur të Panelit Diellor Megasun garanton operimin e sistemit në temperatura të ulëta, gjithashtu siguron kolektorët kundër korrozionit dhe nga bllokimi i brendshëm .

 

Megasun siguron më shumë ujë të ngrohtë në dimër.

Izoluesi Poliurethan me densitet të lartë me trashësi 50mm i garanton konsumatorit më shumë ujë të ngrohtë dhe kur temperatura e jashtme është -30 °C.

 

Jetëgjatësi e dyfishtë.

Bolieri metalik i Megasun, është i bërë sipas DIN4800-5. Kjo do të thotë që bolieri është 2 herë më shumë rezistent ndaj presionit të ujit sesa panelet e zakonshme diellore.

 

Rezistencë e garantuar e bolierit nga uji me përmbajtje të lartë të kripërave minerale.

Veshja e brendshme e bolierit është e mbrojtur nga korrozioni me shtresë të dyfishtë smalti i pjekur në 850°C. Kjo metodë inovative me smalt ofron qëndrueshmëri dhe rezistencë ndaj ujit me nivele të larta kripërash duke siguruar jetëgjatësi.

 

Ujë të ngrohtë madje dhe në kohë me re.

Të gjitha pjesët e Megasun kanë një element ndihmës të ngrohjes me një termostat të përshtatshëm për të siguruar furnizim me ujë të ngrohtë në kohë me re dhe me shi . Kjo rezistencë elektrike, mund të përshtatet me një tubë shkëmbimi (sipas një kërkese të veçantë ) e cila mund të jetë e lidhur me sistemin qendror të ngrohjes e cila mund të aktivizohet në ditët e tejzgjatura me re, në këtë mënyrë ruan energji deri në 85%

 

Kolektorët e panelit diellor Megasun kanë qëndrueshmëri të trefishtë.

Shumica e paneleve diellore për shkak të defekteve në dizajnin e tyre nuk kanë hapësira ajrimi, duke lejuar që lagështia të grumbullohet brenda kolektorit për shkak të ndryshimit të temperatures, veçanërisht në klimë të lagësht. Kjo si rezultat i korrozionit të absorbuesit. Pamja e kolektorit të Megasun i dizenjuar në mënyrë që të mbajë 4 hapësirat e ajrimit gjithmonë të izoluara nga uji dhe në të njëjtën kohë nuk lejon futjen e ujit të shiut.

 

Megasun reagon më mirë.

Kolektori diellor i places së sheshtë me një fletë unike absorbuese me trajtim të lartë selektiv me titan, ngjitur në tuba bakri.

 

Absorbim i drejtëpërdrejtë /jo i drejtëpërdrejtë i rrezeve të diellit.

Pllaka përthithëse me titan blu selektiv, në kombinim me xhamin mbrojtës me kristale të specializuara, minimizojnë reflektimin e rrezeve të drejtpërdrejta të diellit.

 

Performancë e qëndrueshme pa humbje nxehtësie.

Izolimi i dyfishtë siguron një performance të lartë dhe minimizon humbjen e nxehtësisë nga kolektori i Megasun.

 

Siguri dhe besueshmëri.

Kolektori Megasun ka një xham të përpunuar me trashësi 4mm. Xhami i përpunuar i reziston thyerjes dhe mbron nga aksidentet e ndryshme.

 

Madhështor në dizajn dhe i lehtë në instalim.

Dizajni i jashtëm ekselent lejon lehtësinë në instalim mbi çati ose tarracë . Për më tepër , veshjet anësore të kolektorit mbrojnë tubat e lidhjes nga rrezet ultraviolet dhe ofrojnë në të njëjtën kohë një pamje estetike që duhet të përmbajë çdo ndërtesë.

Megasun është prodhuar sipas standarteve Evropiane dhe inspektohet në çdo faze prodhimi.

Njësitë përbërëse kanë një dallim të veçantë, cilësi dhe simbol inspektimi e cila provon që janë të kontrolluar për të siguruar cilësinë më të lartë.