Secondary Adv

Boje e brendshme akrilike, Bk-Gold Bekament, GB Thermo Color

GB Thermo Color

 



Përshkrimi

Boje e brendshme akrilike,  Bk-Gold Bekament

Bojë për përdorim të brendshëm Bk-Gold.

 

Përdorimi: Bojë e brëndshme e prodhuar në bazë të një emulsioni akril të cilësisë së lartë, e përshtatshme për ambiente shtëpie dhe pune. E qëndrueshme ndaj pastrimit të lagësht, ka një aftësi të shkëlqyer mbuluese, depërtueshmëri të mirë të avullit dhe bardhësi të jashtëzakonshme. Mund të tonizohet në mbi 500 nuansa.

 

Përgatitja: Sipërfaqja në të cilën vendoset boja duhet të jetë e fortë, e pastër, e thatë dhe e lyer me BK-Podloga. Përgatitja e bojës realizohet duke i shtuar 5-10% ujë, me përzierje të mirë deri në homogjenizim të plotë. Aplikimi zakonisht bëhet me rrul me fije të shkurtra me dy shtresa. Shtresa e dytë aplikohet pas tharjes së plotë të shtresës së parë.

 

Shpenzimi: Rreth 120-130 ml/m² për lyerje me dy shtresa.

 

Brand: Bekament