Shfaq kontaktet Dergoji email
kompanise
Grafiato akrilike BK-PLAST, Bekamnet
Grafiato Rajb dhe Full Baza
Grafiato BK-Plast ka në bazë të emulzionit akril të cilësisë së lartë, i dedikuar për mbrojtjen e sipërfaqeve të mureve. E karakterizon adhezioni i mirë për bazën, punohet mirë, ka fortësi të lartë dhe rezistencë ndaj ujit.
Struktura e grafiatos: Rajb dhe full.
Full baza 1mm dhe 1.5mm
Rajb baza 1.5mm dhe 2mm
Pëgatitja dhe vendosja: Sipërfaqja në të cilën vendoset grafiato duhet të jetë e fortë, e pastër, e thatë dhe e lyer me bazën BK-Acryl. BK-Plast para përdorimit të përzihet dhe sipas nevojës të hollohet me një sasi të vogël uji ~1%. Grafiato aplikohet me mistri çeliku me një trashësi sa kokrriza më e madhe. Në varësi të strukturës së dëshiruar, grafiato pastaj përpunohet me mistri plastike: struktura ful – menjëherë pas aplikimit të strukturohet me lëvizje të rrumbullakëta; struktura rajb – pas aplikimit të përpunohet me lëvizje të rrumbullakëta deri sa të arrihet struktura e dëshiruar. Është e nevojshme që të punohet në mënyrë të njëtrajtshme dhe pa ndërprerje në sipërfaqet e vazhdueshme të murit.
Temperatura e ambientit: Nga +5°C deri +30°C.
Këshillohet: Të mos punohet direkt në diell, shi dhe erë të fortë. Fasada duhet mbrojtur në mënyrë adekuate me rrjeta. Lagështia e madhe dhe temperaturat e ulëta mund të zgjasin ndjeshëm kohën e tharjes së suvasë.
Shpenzimi: Rreth 2.3-3.3 kg/m² në varësi të strukturës dhe granulimit.
Brand: Bekament