Secondary Adv

Mase hidroizoluese me dy komponente, Bekamnet, GB Thermo Color

GB Thermo Color

 



Përshkrimi

Mase hidroizoluese me dy komponente, Bekamnet

Bk Hidrostop 2

 

Përdorimi: Masë polimerçemento, hidroizoluese, me dy komponentë për mbrojtjen horizontale dhe vertikale të sipërfaqeve nga lagështia. Përdoret për hidroizolimin e sipërfaqeve ku është e mundshme lagështia: kuzhina, banjoja, kabina e dushit, pishina, podrumet, ballkoni etj. Është e përshtatshme për izolimin e sipërfaqeve të cilat janë në kontakt direkt të vazhdueshëm me ujin.

 

Përgatitja dhe vendosja: Sipërfaqja në të cilën vendoset BK-HidroStop 2 duhet të jetë e fortë, e pastruar nga pluhurat, yndyrat, myku dhe pjesët e lidhura jo mirë. Përgatitja e masës realizohet me përzierje të ngadaltë të komponentit të pluhurt A me komponentin e lëngët B dhe me shtim të një sasie të vogël uji për të përshtatur trashësinë (5-8% në gjithë masën).Aplikimi bëhet me furçë, me dy shtresa, me procedurë të tërthortë.

 

Shpenzimi: Rreth 2-2,5 kg/m², në varësi të cilësisë së sipërfaqes.

 

Brand: Bekament