Secondary Adv

Bllok silikat Silcapor 60x25x25 cm, Silcapor

Silcapor

 



Përshkrimi

Bllok silikat Silcapor 60x25x25 cm

Vetitë e bllokut

SILCAPOR-i është teknologji e prodhimit të materialit ndërtimor të grupës së betoneve qelulare - porozbe-ton.Porozbetoni është me prejardhje minerale inorganike, dmth material me peshë të lehtë ndërtimore, i cili prod-hohet në mënyrë industriale, me markë të caktuar të betonit qelular, masë vëllimore të ndryshme, manipulim të lehtë dhe të shpejtë në ndërtimtari, posaçërisht me fabrikatet e pllakave të armiruara dhe izolim të lartë termik.

 

Karakteristikat

Për arsye të vetive të shkëlqyeshme të izolimit termik, sasia e lëndëve djegëse për ngrohje të ambientit banues janë minimale në krahasim me materialet tjera ndërtimore, prandaj si rezultat i kësaj kemi zvogëlim të ndotjes së natyrës me CO2.  

Pse ua rekomandojmë

Material ekologjik i cili siguron mesin e shëndetshëm dhe i qëndrueshëm ndaj ndikimeve të ndryshme atmosferike dhe ka veti të shkëlqyeshme termo-izoluese, është i padjegshëm dhe poashtu rezistent ndaj zjarrit.