Secondary Adv

Kornize polisteroli per dekor fasadash te jashtme Dekor Italy, DEPO shpk

DEPO shpk

 



Përshkrimi

Kornize polisteroli per dekor fasadash te jashtme Dekor Italy

 

Kompania Dekor Italy përmes nje procesi inovativ të vullkanizimit te kuarceve të gurit natyror dhe polisterolit me densitet të lartë EPS prodhon elemente dhe panele dekorative termoizoluese. 

 

Panele dekorative me efekt tulle, guri, betoni dhe druri. Gjithashtu marka “Doctor Brick” per panelet me efekt tulle eshte në pronësi të grupit Dekor Italiy sh.p.k.

 

Panele tulla dekorative

Panelet me tulla te rindertuara, zgjidhje gjeniale. Panelet e tullave te rindërtuara Dekor Italy janë zgjidhja më praktike dhe me e përshtatshme në tregun e rikonstruksionit. Kombinimi i tullave të rindertuara së bashku me polisterolin krijojne panelin më praktik për t’u perdorur dhe termo izolues.

 

Panelet beton efekt cimento për arredim industrial

Linja e paneleve Beton riprodhon efektin e përforcuar të betonit që përdoret gjithnjë e më shumë në të gjitha mjediset e stileve bashkëkohore. Gjithashtu ideale për të zbukuruar dhe izoluar termikisht ndërtesat e reja, por edhe për të kthyer ambientet e vjetra në stilin modern te arredimit industrial.

 

Trare dhe panele imitim druri

Panelet dhe trarët imitim druri, stili arredimit klasik. Panelet dhe trarët imitim druri plotësojne gamën e produkteve Dekor Italy. Ideale për të rikonstuktuar lehtesisht ambientet tuaja. Praktik dhe ekonomik, në stilin e shtëpive të vjetra ku tavanet dhe dyshemete realizoheshin nga trarët dhe dërrasa të vjetra.