Secondary Adv

MET TIRANA BUILDING | MET Invest | 2019

Shfaq kontaktet

Dergoji email
kompanise

Asistence mbi informacionin nga ACP

+355 68 90 99 009

MET Invest - MET TIRANA BUILDING - Rezidence Banimi dhe Sherbimesh tek Bulevardi Zhan D'ark 1001, Tirane

RRETH PROJEKTIT

Projekti i godinës së re multifunksionale në Tiranë zhvillohet në 12 nivele mbi tokë dhe 4 nëntokë, për një lartësi totale prej 48.70 metrash. Ndërtesa është e konfiguruar në formë eliptike me një sipërfaqe planimetrike prej rreth 1,800 metrash katrorë; kati i parë dhe kati -1 janë projektuar për të qenë më të ngushtë prej 2 metrash në krahasim me katet e sipërme dhe mbulojnë një sipërfaqe prej rreth 1,500 metrash katrorë.

 

Siç përshkruhet në kapitullin e mëparshëm, konfigurimi arkitektonik i ndërtesës është rezultat i pranisë së kufizimeve në lidhje me lartësitë maksimale dhe mbi respektimin e distancave nga ndërtesat, si dhe dëshirës për të propozuar një ndërtesë e cila spikat tek disa elemente karakterizuese të projektimit arkitektonik, duke përfshirë këtu temën e ndërtesës së “gërmuar”, temën e materialitetit, vëmendjen ndaj materialeve, si dhe temën e dritareve dhe tarracave. Projekti i ndërtesës së re multifunksionale kombinohet më së miri me rrugën e rigjenerimit urban që Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë vitet e fundit për zonën qendrore të teatrove dhe Galerisë Kombëtare së Arteve.

 
MET Invest - MET TIRANA BUILDING - Rezidenca prapa mbrapa hotel dajtit, projekt ndertimi, apartamente ne shitje
MET Invest - MET TIRANA BUILDING - Rezidenca prapa mbrapa hotel dajtit, projekt ndertimi, apartamente ne shitje
MET Invest - MET TIRANA BUILDING - Rezidenca prapa mbrapa hotel dajtit, projekt ndertimi, apartamente ne shitje
 

Shpërndarja funksionale e aktiviteteve përfshin aktivitetet tregtare ne katin përdhe dhe -1, zyrat nga kati +1 deri në +6 dhe banimin nga katet +7 deri në +12; katet -2, -3 dhe -4 janë të destinuara për parking dhe ambientet teknike. Për të garantuar cilësinë dhe funksionalitetin e duhur të ambienteve, ndërkatet dhe lartësitë e tyre ndryshojnë në varësi të funksioneve. Konkretisht, katet ku parashikohen aktivitetet tregtare kanë lartësi të brendshme të shfrytëzueshme prej 400 cm për katin përdhe, 310 cm për katin -1, ndërsa katet e zyrave dhe banimit është 290 cm dhe 260 ne varesi te instalimeve. Lartësia e ndërkatit për sa i përket zyrave dhe banimit është 325 cm.

 

Shpërndarja e brendshme dhe lidhjet vertikale janë të garantuara nga dy blloqe me gjithsej 8 ashensorë dhe 2 shkallë sigurie. Zhvillim në formë spirale drejt kateve të sipërme të ndërtesës mundëson krijimin e tarracave të mëdha në këto kate të destinuara për banim. Muret e banesave që do të orientohen nga tarraca do të jenë plotësisht të transparente, të ankoruara mbi elementë gjatësorë dhe tërthorë dhe të pajisura me hapje të mëdha rrëshqitëse dhe/ose hapje anësore, duke lejuar kështu një depërtim të lartë të dritës natyrore dhe pamjes drejt ambientit të jashtëm.

INKUADRIMI URBAN DHE RESPEKTIMI I PARAMETRAVE URBANISTIK

Projekti ndodhet në një zonë strategjike dhe qendrore të qytetit të Tiranës. Zona ku do të kryet ndërhyrja paraqet një pëlhurë të konsoliduar urbane, kryesisht e rrethuar nga hapësira të gjelbra por ende të pazhvilluara, të cilat në tërësinë e tyre nuk kanë ende një lidhje të përbashkët që të mundësonte rigjenerimin total të kontekstit. Ndërhyrja e parashikuar do të plotësojë një nga zonat e fundit të lira të zonës qendrore të Tiranës, duke përfunduar kështu itinerarin e rikualifikimit urban që është akoma në proces.

Pedonalizimi I hapësirave të jashtme të zonës së projektit do të jetë një element kyç për krijimin e një trajektore të re urbane për këmbësorë, e cila do të mundësonte lidhjen midis zones administrative të Parlamentit, zyrave të Qeverisë dhe Piramidës, si dhe zonës së teatrove dhe Galerisë Kombëtare së Arteve. Për këtë qëllim, gjatë projektimit, një vëmendje të veçantë i’u kushtua sistemimeve të jashtme, dizajnit urban dhe dizajnit të kalimeve (rrugëve) që mund të lidhnin nivelet e ndryshme midis Bulevardit Zhan D ‘Ark dhe Galerisë Kombëtare së Arteve. Elementet që kanë përcaktuar dhe kushtëzuar zhvillimin e projektit janë: sipërfaqja maksimale e ndërtimit në katin +0, d.m.th. 45% të sipërfaqes totale të zonës së ndërhyrjes; distanca nga ndërtesat ekzistuese sipas formulës: nr. kateve ndërtesës ekzistuese + nr. Kateve ndërtesës të projektit + 2. Në lidhje me sistemimin e jashtëm, ndërtesa është e rrethuar përgjatë gjithë perimetrit të saj nga kalimet e këmbësorëve dhe dy sheshe me cilësi të lartë urbane, të integruara me gjelbërimin dhe në kontakt me funksionet tregtare në katin përdhe.

 

Siperfaqja bruto e nennjesise 4 368 m²
Siperfaqja e zones ne zhvillim(prone private) 4 100 m²
Intensiteti i ndertimit 4,2
Siperfaqja e katit perdhe 1 510 m² (37%)
Projeksioni i struktures 1 850 m² (45%)
Siperfaqja e ndertimit 18 346 m²
Siperfaqja e rrugeve 403 m²
Siperfaqja rekreative 655 m²
Siperfaqja e shesheve/trotuare dhe hapesira kalimi 1 860 m²
Lartesia maksimale e ndertesave 13 kat
Popullsia e propozuar 262 banore
Numri i vendparkimeve 228 poste

KATI PËRDHE, AKSESIMI DHE SISTEMI I SHPËRNDARJES

Kati përdhe i godinës së re multifunksionale ka një sipërfaqe prej rreth 1,500 metrash katrorë dhe kryesisht do të përmbajë hapësirat e rezervuara për aktivitetet tregtare, hapësirat që garantojnë aksesin në godinë në katet e sipërme të zyrave dhe të banimit, si dhe një rampë e cila lidhet me katet e parkingut nëntokësor. Për të garantuar hijeshinë dhe lehtësinë maksimale për të gjithë ndërhyrjen dhe për evidentimin maksimal të hapësirave tregtare, kati i parë ka një konfiguracion më të ngushtë prej 2 metrash.

 

Krahasuar me katet e sipërme dhe një lartësi më të madhe të brendshme (rreth 5 metra); aspekt i cili është më shumë i theksuar nga llojet e ndryshme të veshjeve të jashtme, krejtësisht transparente për katin përdhe dhe -1. Kati përdhe nuk është i lidhur vazhdimisht me hapësirat e jashtme, por karakterizohet nga një brez i gjerë gjithashtu eliptik që shtrihet në nivelin -1, duke lejuar depërtimin e dritës natyrore dhe rritur shikueshmërinë drejt hapësirave tregtare që gjenden në të. Aksesi tek katet e zyrave dhe banimit do të ndodhë në zonat e caktuara lidhëse midis zonave të jashtme dhe në katin përdhe ose përmes pasarelave hyrëse. Lidhja ndërmjet katit të parë dhe nivelit -1 do të garantohet nga dy rampa shkallësh të jashtme të vendosura në Jug dhe Veri të godinës.

 

SHPËRNDARJA E ZYRAVE

Për të plotësuar kërkesat e projektit, zyrat u vendosën duke filluar nga kati +1 deri në +6, ndërsa apartamentet nga kati +7 deri në +12; kjo zgjedhje, përveç garantimit të qarkullimit më të mirë të përdoruesve, mundëson shfrytëzimin nga apartementet të kateve me pamje dhe më shumë dritë natyrale. Katet e zyrave organizohen përreth dy blloqeve qendrore të komunikimit vertikal, pranë të cilave janë vendosur blloqet e tualeteve, hapësirat shtesë dhe ambientet teknike.

 

Hapësirat qendrore të këtyre kateve, duke qenë larg nga fasadat perimetrale transparente, plotësohen nga një sërë mjedisesh të destinuara për aktivitete shtesë dhe pa qëndrueshmëri të përhershme të përdoruesve, siç janë dhomat e takimit, e trajnimit etj. Zonat kryesore janë të pozicionuara përgjatë perimetrit pranë vetratave, duke siguruar komfortin dhe mirëqenien e garantuar nga drita natyrale. Shpërndarja horizontale në secilin kat është e siguruar me anë të një korridori eliptik që ndan dy blloqet qendrore të komunikimit vertikal dhe hapësirat shtesë nga zonat perimetrale kryesore. Forma eliptike e planimetrisë dhe racionalizimi maksimal i kollonave strukturore mundësojnë zgjidhje të ndryshme në lidhje me shpërndarjen e zyrave, nga menaxhimi përmes hapësirave të hapura (open space) deri te ndarja në njësi individuale, nga përdorimi i një qiramarrësi të vetëm deri në disa përdorues të ndryshëm.

 

SHPËRNDARJA E APARTAMENTEVE

Katet e destinuara për banesat janë të organizuara rreth dy blloqeve qendrore të komunikimit vertikal, pranë të cilave janë vendosur korridoret të cilët mundësojnë shpërndarjen tek apartamentet e secilit kat. Për të arritur një nivel cilësor të shpërndarjes, në secilin kat, të gjitha korridoret janë projektuar në mënyrë që të arrihet ndriçimi i tyre me dritë natyrale nëpërmjet fasadës perimetrale prej xhami veçanërisht tek pjesa e mbërritjes së ashensorëve dhe shkallëve. Për të përmbushur kërkesat e projektit për tipologjitë e banimit, apartamentet kanë madhësi dhe konfigurime të ndryshme.

 

Apartamentet më luksoze janë të vendosura në katet më të larta, në mënyrë që t’u garantohet një pamje më e mirë dhe nivele më të larta të dritës natyrore. Për të rritur cilësinë e ambienteve të brendshme,  zgjidhjet tipologjike përfshijnë tarraca të mëdha të krijuara nga forma e ndërtesës që vijnë duke u zvogëluar gjithnjë e më shumë drejt kateve të fundit. Katet +7 dhe +6, përmbajnë një numër të madh apartamentesh dhe një shtrirje të gjerë planimetrike, rrjedhimisht kërkojnë një hapësirë qarkullimi më të gjerë.Nga ana tjetër, katet e sipërme, duke shfrytëzuar gjithashtu ngushtimin e sipërfaqeve për shkak të konfigurimit të ndërtesës, mundësuan uljen e sipërfaqes së korridorit në dobi të apartamenteve.

 

KATET NËNTOKË

Katet -2, -3 dhe -4, të vendosura përkatësisht në kuotat -8.16, -11.05 dhe -13.94 metra, përfshijnë vendet e parkimit të hapura, garazhde private me kantinë, si dhe ambiente teknike. Aksesi në këto nivele ndodh nëpërmjet një rampe e cila fillon ne katin perdhe e cila kalon dirent ne katin -2 dhe pastaj vazhdon në nivelet e mëtejshme nëntokësore me tre rampa të vendosura pranë kufirit jugor të truallit të ndërtimit. Kapaciteti i vendeve të parkimit është 68 vende për nivelin -2, 87 vende për nivelin -3 dhe 73 vende për nivelin -4. Garazhet private gjenden në nivelet -3 dhe -4.

 

SISTEMIME TË JASHTME

Projekti i ndërtesës së re multifunksionale në Tiranë parashikon ndërtimin e një hapësire të re publike të jashtme të karakterizuar nga kalimet e këmbësorëve, dizajni urban dhe zonat e gjelbra. Përveç kompletimit dhe integrimit me dizajnin e godinës, synimi i projektit për sistemimet e jashtme ka si qëllim përmbylljen e programit të rizhvillimit urban që Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë vitet e fundit, duke propozuar për qytetin një hapësirë të re publike të karakterizuar nga rruga për këmbësorë që lidh aksin e Bulevardit Dëshmorët dhe Kombit me zonën qendrore të Sheshit Skënderbej, teatrove dhe Galerisë Kombëtare së Arteve.

 

Projekti i sistemimit të jashtëm ka marrë në konsideratë dis elemente kyç, por veçanërisht disnivelin në lartësi prej rreth 2 metrash, midis Bulevardi Dëshmorët e Kombit dhe zonës afër Galerisë Kombëtare së Arteve në në veri të truallit dhe nevojën për të siguruar akses për automjetet nëpërmjet arritjes tek rampa e vendosur poshtë volumit të objektit, e nevojshme për arritjen tek parkingjet nëntokësore. Këta faktorë kanë rezultuar në krijimin e një sheshi të pjerrët të ekspozuar përballë Bulevardi Deshmoret e Kombit, duke mundësuar kështu vendosjen e katit përdhe të projektit në një kuotë të ndërmjetme midis pjesës jugore dhe asaj veriore.

 

Ky aspekt ka mundësuar mospërdorimin e shkallareve lidhëse nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit, por duke mundësuar një përshkueshmëri dhe përdorim maksimal së sheshit, si dhe garantimin e një aksesi të drejtpërdrejtë automjetesh drejt kateve nëntokësore. Në frontin verior, lidhja me rrugën që të çon tek Galeria Kombëtare Arteve është menduar të ndodhi nëpërmjet nga disa shkallëve, duke siguruar një hapësirë të jashtme për këmbësorë sa me në nivel me katin përdhe.

Me shume projekte ne Shqiperi