Secondary Adv

Rezidenca Porta e Gjelber | Orion Construction | 2019

Dergoji email
kompanise

RRETHUAR NGA NATYRA

Porta e Gjelbër është një rezidencë banimi ekskluzive me vetëm 39 familje në 8,190m² truall. Gjelbërimi, kopshtet dhe hapësirat publike zënë 80% të sipërfaqes së truallit, ndërsa ndërtimi vetëm 20% të tij.

 

Rezidenca e banimit Porta e Gjelber Orion Construction
Rezidenca e banimit Porta e Gjelber Orion Construction
Rezidenca e banimit Porta e Gjelber Orion Construction

 

KONCEPTI

Fokusi i këtij projekti është jetesa në natyrë që i ofrohet banorëve në formën e kopshteve private dhe intime duke krijuar njëkohësisht edhe hapësira publike për jetën në komunitet. Stili arkitektonik është klasik, i thjeshtuar nga elementet e tepërt të dekorit, frymëzuar nga Toskana dhe ndërtesat me stilin më të spikatur ndër shekuj.

 

POZICIONIMI

Projekti e merr emrin nga vendndodhja ekskluzive buzë Kurorës së Gjelbër të Tiranës (Parkut të Madh të Liqenit), i konceptuar si një portë hyrëse drejt qytetit duke qënë njëkohësisht një zgjatim privat i kësaj hapësire publike. Kjo vendndodhje është vlerësuar si një nga pikat më të bukura të qytetit që në studimet e para urbanistike dhe jo rastësisht Pallati i Brigadave është i pozicionuar pikërisht këtu.

 

STRUKTURA

Rrethuar hijshëm me elemente arkitektonike dhe gjelbërim, rezidenca do të ketë një hyrje-dalje të kontrolluar ku do të pozicionohet zyra e shërbimeve ndihmëse. Disniveli që krijohet mes oborreve dhe rrugës krijon privatësinë e nevojshme për kopshtet. Përveç oborreve dhe kopshteve të mëdha, janë krijuar dhe dy hapësira të konsiderueshme rekreative për fëmijët dhe të rriturit.

Rezidenca e banimit Porta e Gjelber Orion Construction
Rezidenca e banimit Porta e Gjelber Orion Construction
Rezidenca e banimit Porta e Gjelber Orion Construction

SHËRBIME

Për të garantuar cilësinë më të lartë të jetës në komunitet, përfshihet shërbimi i mirëmbajtjes, i sigurisë dhe concierge.

 

SIGURIA

Shërbimi i sigurisë private dhe survejimit ofrohet 24 orë në ditë gjatë 365 ditëve të vitit, i ofruar nga kompani të certifikuara.

 

FINANCIMI

Orion ofron financim të investimit nga bankat partnere duke ofruar kolateralin e kompanisë.

 

GJELBËRIMI

Një pemë për çdo banor! Porta e Gjelbër rrethohet nga natyra në 360 gradë, duke u kufizuar kështu me Pallatin e Brigadave dhe me Parkun e madh të Liqenit, me pamje nga kodrat e Petrelës dhe Mali i Dajtit. Rezidencë e frymëzuar nga natyra dhe shkalla njerëzore, ku çdo element është konceptuar të përcjellë qetësi, komfort e siguri tek banorët.

 

TEKNOLOGJIA

Porta e Gjelbër ka një qasje të fortë ekologjike, e cila përfshin përzgjedhjen e materialeve më të mira dhe investimin në sisteme avantgarde të burimeve të energjisë së rinovueshme. Përtej të dukshmes, komforti është ndjesia që do t’ju dhurojë çdo element dhe detaj i ndërtesës dhe i shtëpisë suaj, për të garantuar ekselencë absolute.

 

APARTAMENTE PREMIUM

Rezidenca e banimit Porta e Gjelber Orion Construction
Rezidenca e banimit Porta e Gjelber Orion Construction
Rezidenca e banimit Porta e Gjelber Orion Construction

 

Rezidenca e banimit Porta e Gjelber Orion Construction
Rezidenca e banimit Porta e Gjelber Orion Construction
Rezidenca e banimit Porta e Gjelber Orion Construction

Rezidenca ka gjithsej 34 apartamente elitare të vendosura në 5 objekte 3 katëshe të cilët kanë kryesisht 2 apartamente në kat.

 

VILA BI-FAMILJARE

Vilat bi-familjare aksesohen nga rruga drejt oborrit të pasëm ku vendosen dy postet e parkimit të mbuluara me struktura të lehta.  Në katin përdhe vendoset zona e ditës me hapësirën e ndenjes dhe ngrënien ceremoniale të cilat ndahen nga kuzhina dhe tualeti.

 

VIDEO

Me shume projekte ne Shqiperi