Secondary Adv

Palazzo Viridario 2, Rruga Ndreko Rino | KASO shpk | 2019

Dergoji email
kompanise

Palazzo Viridario 2, Rruga Ndreko Rino

Rreth projektit

 
-Objekti është ndërtuar me betone të markave të larta ku theksohet M370 për soletat dhe  M450, M500 për kolonat.
 
-Fasada e objektit është fasadë e ventiluar me pllakë qeramike HT (pllakë vetlarje), ku me shiun e parë dhe të dytë pllaka kthehet në gjendjen fillestare. Fasada është projektuar si fasadë e ventiluar me veshje strukturale me shtresë termoizolimi dhe pllaka qeramike HT ( high tech). Për shkak të dendësisë së dhomave të apartamenteve, fasada përmban një numër të lartë të dritareve, ku synimi i dizenjimit të fasadës është krijimi i një ritmi të rregullt të çarjeve dhe grupimi i tyre në module lehtësisht të lexueshme.
 
 
-Për sa i përket mureve ndarës të apartamenteve janë me izolim  akustikë që ndalon zhurmat ndërmjet apartamenteve dhe banorët nuk shqetësojnë njeri-

tjetrin.

-Shtresat e dyshemeve në çdo apartament kanë fletë akustike për zhurmat ndërmjet kateve, gjithashtu edhe poshtë mureve të tullës vendoset izolues akustike për zhurmat e transmetuara i quajtur Fonostop i cili shërben dhe si hidroizolues.
 
-Projekti konstruktiv është i realizuar me sistemin zvicerian me soleta të rrafshëta pa trare në mes të quajtura "flat slab" ku vlen për t'u theksuar  sipërfaqja e objektit e pastër dhe estetike.
 
-Në altimetri objekti ndahet në 3 katet e nëntokës që do të përdoren për parkim, kati përdhe që do të shfrytëzohet për ambjente tregtare, kati i parë mbitokë që do të funksionojë për zyra dhe nga kati dytë deri në të nëntin do të jenë ambjente banimi. Katet e parkimit janë të sfazuara nga njeri tjetri me gjysëm kat dhe me një rampe lidhëse shumë të gjerë dhe pjerrësi shumë të ulët.
 
-Katet e nëntokës janë të ndërtuara me të gjitha sinjalistikat e nevojshme të saj dhe me ndriçues luminishent për ta bërë sa më të lehtë fushëpamjen e automjeteve.



-Gjithashtu kurbatura e kateve të nëntokes është e lartë dhe me soletë flat slab pa trarë në mes.
 
-Për shkak se volumet e kateve nëntokë të parkimit janë të sfazuara, 2 prej ashensorëve shkojnë deri në katin e 3 të nëntokës ndërsa i treti fillon në nivelin e katit përdhe.
 
-Sipërfaqja e lirë në perëndim të objektit është shfrytëzuar për hapësira rekreative dhe shplodhëse. Hapësirat e gjelbërta janë të plotësuara me shkurre dekorative dhe pemë të larta dhe përgjatë pasazheve do të ketë stola druri.
 
-Konstruksioni i objektit është me sistem beton-arme dhe mure me tulla. Soletat e kateve janë me soletë monolite pa trarë në mes sistemi zvicerian flat slab. Marka të larta 370 për soletën.
 
-Rëndësi i është kushtuar dhe rrjetit të aspirimit dhe të kondicionimit duke i bërë aspirimin e kuzhinave me linjë të veçantë për çdo apartament.

 

Planimetri

Ndarjet e brendshme te apartamenteve jane te organizuara ne apartamente 1+1, 2+1, 3+1. Të gjitha apartamentet janë projektuar dhe zbatuar sipas normave të projektimit të banesave të legjislacionit në fuqi.
 

Ap.41 ; 2+1 ; Sip=121.6 m2

Ap.43 ; 2+1 ; Sip=141.87 m2

Ap.61 ; 2+1 ; Sip=141.87 m2

Ap.62 ; 2+1 ; Sip=157.87 m2

Ap.71 ; 2+1 ; Sip=114.44 m2
 

AAp.81 ; 3+1 ; Sip=226.91 m2

Ambjent tregtar
 

Parking

 

Kliko
Per te gjitha planimetrite


 

Rreth kompanise KASO Group

Qëllimi i kompanisë që nga krijimi ka qenë realizimi i objekteve me cilësi dhe standarte të larta me produkte më cilësore dhe më funksionale duke krijuar gjithashtu një harmoni dhe ngrohtësi në ambjentet tuaja.  Garancia është një nga pikat e forta të KASO GROUP. Kushtet e garancisë që ofron kompania jonë janë të pakrahasueshme me çdo ofrues tjetër në Shqipëri. Kjo është zgjedhja jonë për të qenë më pranë klientëve dhe nevojave të tyre dhe jo vetëm në momentin e shitjes.
 

 Leje ndertimi

 
 
 
 
Fillimi i punimeve:2017
Perfundimi i punimeve:2020

Me shume projekte ne Shqiperi