Secondary Adv

Godine banimi dhe sherbimi 3, 5 dhe 8 kate - Rruga Memo Meto dhe Ferit Xhajko | Dinamo Invest | 2019

Shfaq kontaktet

Dergoji email
kompanise

Asistence mbi informacionin nga ACP

+355 68 90 99 009

DINAMO INVEST - Godinë banimi dhe sherbimi 3, 5 dhe 8 kate Rruga Memo Meto dhe Ferit Xhajko pranë Uzines Dinamo

Rreth kompanisë DINAMO INVEST shpk

Dinamo Invest është pjesë e grupit të kompanive Dinamo Tregu, Miell Tirana, Uzina Mekanike Dinamo të menaxhuara nga Z.Roland Hysa, ndër të parët intelektualë shqiptar që me shndërrimin që pësoi ekonomia e Shqipërisë në vitin 1991, u përshtat dhe u bë një ndër bisnesmenët më të fuqishëm dhe më të suksesshëm në vënd. Në Vitin 1995 ai bleu paketën kontrolluese të aksioneve të ish ndërmarrjes shtetërore të prodhimit të miellit në Tiranë, duke e shndërruar atë sot në një nga kompanitë më moderne dhe më të fuqishme për prodhimin dhe tregtimin e miellit dhe të nënprodukteve të tij në Shqipëri. Në Vitin 1999 ai bleu paketën kontrolluese të aksioneve të ish ndërmarrjes shtetërore "Uzina Dinamo". Kjo kompani sot është transformuar krejtësisht, duke u bërë qëndra më e madhe e tregtimit të artikujve agroushqimor e industrial në Tiranë.

E tashmë me Dinamo Invest, është kompani që ka një angazhim të theksuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë në fushën e ndërtimit dhe atë të pasurive të paluajtshme. Dinamo Invest synon të bëhet zgjedhje e parë për klientët dhe njëkohësisht kompania udhëheqëse në zhvillimin e standarteve në sektorin e ndërtimit në vendin tonë. Ne aspirojmë të njihemi si kompania e duhur për projekte ndërtimi të mëdha dhe me standard të lartë në Shqiperi e më gjerë. Premtimi ynë është të krijojmë marrëdhënie të qëndrueshme me klientët tanë duke tejkaluar pritshëmërit e tyre dhe duke fituar besimin e tyre përmes performancës së jashtëzakonshme nga çdo anëtar i ekipit të ndërtimit.

Rreth projektit

-- Ky objekt eshte fillimi i nje kompleksi te modern i cili do të ketë një siguri maksimale ku dhe pronari i kompanisë do të banojë në këtë kompleks. Pergjithesisht Dinamo Invest nderton dhe zhvillon pronat e saj.
 
-- Kompleksi do te jete me vete administrim dhe do te kete roje dhe pastruese. Gjithashtu do te jete i pajisur me kamera survejimi dhe parking per banoret.
 
-- Zgjidhje funksionale për sipërfaqen e parkimit të parashikuar, për ambjentët e banimit dhe për ambjentët e shërbimit si dhe akses dhe shfrytëzim të tyre edhe nga personat me aftësi të kufizuar.

-- Zgjidhje volumetrike që të ketë impakt në lojë volumesh, ngjyrash por njëkohësisht dhe human në tërësi.

-- Përzgjedhje të kujdesshme cilësore materialesh të brendshme dhe materiale rifiniturash të jashtëme si pjesë shumë e rëndësishme e realizimit të një objekti në detaje nga ana teknike dhe teknologjike të cilat duhet të ofrojnë komoditet, izolim akustik, izolim termik por edhe jetëgjatësi.

-- Sipërfaqen e nevojshme dhe të domosdoshme të ndriçimit natyral në varësi të çdo tipi ambjenti.

-- Sigurinë e objektit në rastë emergjence.

-- Sipërfaqen e jashtme të nevojshme të gjelbëruar dhe çlodhëse si pjesë e sistemimit të jashtëm.

-- Objekti i propozuar ka zhvillim linear në volumetri i ndërthurur me lëvizje dinamike të volumeve në fasadë në lidhje të ngushtë me funksionin e tij.
 
Dinamo Invest - Godine banimi dhe sherbimi 3, 5 dhe 8 kate, Uzina Dinamo, Rruga 5 Maji, Rruga Memo Meto

Pozicionimi në raport me qytetin

Ky projekt ndertimi kufizohet nga rrugët Memo Meto dhe Ferit Xhajko. Në këtë zone janë vendosur kryesisht objekte të ulta, objekte 5 kate, 6 kate. Ky objekt ndodhet në pjesën Veri-Lindore të qytëtit të Tiranës në një distancë prej  rreth 1.5 km në vijë ajrore   nga qëndra e qytetit “Sheshi Skënderbej”.
 
Termoizolimi

Për të bërë të mundur rritjen e eficencës termike të objektit  si dhe cilësinë e jetesës së banorëve është projektuar mënyra e ndërtimit të mureve dhe të   dyshemesë sipas detajit të paraqitur më lart.
 
Fasadat e objektit

Fasadat e objektit janë projektuar të kenë si materiale kryesore veshje me travertinë (ose me terrakotë). Në projekt është reflektuar cdo material.
 
Gjelbërim dhe rekreacion

Sipërfaqja gjelberim-rekreacion ashtu si është përcaktuar tek treguesit e zhvillimit kap një sipërfaqe prej 1589 m2 .
 
Rreth kompanisë DINAMO INVEST shpk

Dinamo Invest është pjesë e grupit të kompanive Dinamo Tregu, Miell Tirana, Uzina Mekanike Dinamo të menaxhuara nga Z.Roland Hysa, ndër të parët intelektualë shqiptar që me shndërrimin që pësoi ekonomia e Shqipërisë në vitin 1991, u përshtat dhe u bë një ndër bisnesmenët më të fuqishëm dhe më të suksesshëm në vënd. Në Vitin 1995 ai bleu paketën kontrolluese të aksioneve të ish ndërmarrjes shtetërore të prodhimit të miellit në Tiranë, duke e shndërruar atë sot në një nga kompanitë më moderne dhe më të fuqishme për prodhimin dhe tregtimin e miellit dhe të nënprodukteve të tij në Shqipëri. Në Vitin 1999 ai bleu paketën kontrolluese të aksioneve të ish ndërmarrjes shtetërore "Uzina Dinamo". Kjo kompani sot është transformuar krejtësisht, duke u bërë qëndra më e madhe e tregtimit të artikujve agroushqimor e industrial në Tiranë.

E tashmë me Dinamo Invest, është kompani që ka një angazhim të theksuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë në fushën e ndërtimit dhe atë të pasurive të paluajtshme. Dinamo Invest synon të bëhet zgjedhje e parë për klientët dhe njëkohësisht kompania udhëheqëse në zhvillimin e standarteve në sektorin e ndërtimit në vendin tonë. Ne aspirojmë të njihemi si kompania e duhur për projekte ndërtimi të mëdha dhe me standard të lartë në Shqiperi e më gjerë. Premtimi ynë është të krijojmë marrëdhënie të qëndrueshme me klientët tanë duke tejkaluar pritshëmërit e tyre dhe duke fituar besimin e tyre përmes performancës së jashtëzakonshme nga çdo anëtar i ekipit të ndërtimit.

Me shume projekte ne Shqiperi