Secondary Adv

Godinë banimi 6-7 dhe 8 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë në rrugën Mustafa Mara | NDERPRO shpk | 2020

Dergoji email
kompanise

Asistence mbi informacionin nga ACP

+355 68 90 99 009

NDERPRO shpk - Godinë banimi 6-7 dhe 8 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë në rrugën Mustafa Mara

 
NDERPRO shpk - Godine banimi 6-7 kate dhe 8 kate mbitoke dhe me 2 kate parkimi nentoke ne rrugen Mustafa Mara
NDERPRO shpk - Godine banimi 6-7 kate dhe 8 kate mbitoke dhe me 2 kate parkimi nentoke ne rrugen Mustafa Mara
NDERPRO shpk - Godine banimi 6-7 kate dhe 8 kate mbitoke dhe me 2 kate parkimi nentoke ne rrugen Mustafa Mara
 

Rreth objektit

Godina përbëhet nga 8 kate mbitokë nga të cilat 7 kate kanë si funksion banimin dhe 1 kat ka si funksion shërbimet si dhe 2 kate nën tokë në funksion të parkimit. Objekti është zgjidhur me 1 shkallë në qëndër te tij në mënyrë që të lejojë një orientim sa më të mirë të apartamenteve si dhe akses me të shpejtë. Kati tip ka 6 apartamente, kati 7 ka 5 apartamente dhe kati 8 ka 4 apartamente. Objekti ka 7 kate banim, 5 prej të cilave jane tip ndërsa katet 7 dhe 8, kanë sipërfaqe më të vogël me shpërndarje të ndryshme të apartamenteve në raport me katin tip të banimit. Apartamente janë 1+1, 2+1 dhe 3+1 të organizuar dhe të zgjidhur në mënyra të ndryshme në planimetri, ku ka dhe ambiente shtesë shërbimesh si garderoba, lavanderi apo dhoma tharje.

Hyrja në të gjithë apartamentet për në dhomë e ndenjes bëhet me anë të korridorit. Si zona e ditës dhe ajo e natës kanë nyjet higjeno-sanitare përkatëse të pozicionuara në korridoret ndarës. Volumi kryesor është konceptuar simetrik, por për shkak të kondicioneve urbanistike katet e fundit janë më të tërhequra në pjesën veriore e lindore të objektit. Për sa i përket kompozimit në fasadë, janë përdorur thellime dhe fryrje të cilat diferencohen më shumë nga njëri-tjetri me anë të ngjyrave dhe materialeve të përdorura. Janë përdorur dritare të larta 140 dhe 230 cm të cilat i japin ambjenteve më shumë dritë dhe një pamje më të mirë të natyrës përreth. Vendosja e tyre në fasadë bëhet në mënyrë që të krijojnë një ritëm dhe përsëritje të rregullt në raport me ballkonet dhe tërheqjet njëkohësisht në fasadë.

 

Të dhëna teknike për objektin:
•    Sip. Parkimi = 3390 m2
•    Sip. Dyqane = 606 m2
•    Sip. Banimi  = 4,113.4
•    Sip. Mbi tokë = 4719.4 m2
•    Sip. Totale ndërtimi = 8109.4 m2
•    Numri total i parkimeve = 88 poste
•    Numri total i apartamenteve 1+1 = 10 copë
•    Numri total i apartamenteve 2+1 = 32 copë
•    Numri total i apartamenteve 3+1 = 1 copë

 

Planimetritë e apartamenteve

 

Apartament 1+1
Sip. totale =60.6 m2

Apartament 1+1
Sip. totale =70.9 m2

Apartament 2+1
Sip. totale =105.9 m2

Apartament 2+1
Sip. totale =107.4 m2

Apartament 2+1
Sip. totale =110 m2
 
 

Apartament 2+1
Sip. totale =110 m2-2

Apartament 2+1
Sip. totale =114.8 m2
 

Vëndndodhja e objektit

 
Vëndndodhja e objektit të ri do të jetë në rrugën Mustafa Mara të qytetit të Tiranës. Planvendosja e objektit është bërë duke marrë parasysh gjithë kondicionet urbanistike të PDV Tr/61, të miratuar për zonën, ku bën pjesë objekti i propozuar për zhvillim. Sheshi ku pozicionohet objekti i propozuar bën pjesë në zonën kadastrale 8190. Objekti është zgjidhur me 3 volume me 6,7 dhe 8 kate mbitokë.
 
 

Materialet e përdorura në fasadë

Objekti do të vishet nga jashtë me shtresë termoizoluese me spesor 5cm, si dhe do të trajtohet me veshje me pllakë dekorative ngjyrë terrakotë. Dritaret dhe dyert në fasadën e jashtme do jenë te termoizoluara, ngjyrë gri e errët. Xhamat e dritareve, vetratave dhe dyerve do jenë transparent dhe termoizolues. Fasada kryen izolimin termik dhe akustik sipas standardeve europiane. Për realizimin e parapeteve të ballkoneve do të përdoren struktura metalike ngjyrë gri me xham struktural transparent termoizolues si dhe me parapete me mur tulle tek verandat të veshura me pllakë dekorative.
 
 

Gjelbërim dhe rekreacion

Duke qënë se sheshi nuk ka disnivele të theksuara hyrja për në objekt bëhet me anë të trotuareve të kufizuar nga ambientet e gjelbëruara. Pjesa e gjelbërimit është menduar me tapet të gjelbër si dhe me pemë dekorative për të krijuar ambiente rekreative per banorët e objektit si dhe të zonës. Objekti vendoset në qëndër të truallit për shfrytezim duke lënë hapësira të bollshme rekreative ku dominon gjelbërimi.
 
 

Rreth kompanisë NDERPRO shpk

Nderpro sh.p.k është një kompani ndërtimi që operon në tregun shqiptar që prej vitit 1992 duke siguruar standardet më të larta dhe më efikase të ndërtimit në Shqipëri. Falë besueshmërisë së klientëve dhe investitorëve Nderpro sh.p.k ka fituar një pozicion të qëndrueshëm dhe strategjik në tregun shqiptar të ndërtimit. Nderpro sh.p.k ka realizuar projekte të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Prej vitit 2007 Nderpro sh.p.k është fokusuar në ndërtimin e objekteve civile duke garantuar standard dhe cilësi të lartë në treg. Nderpro është shpallur si kompania më e mirë e ndërtimit sa i përket cilësisë në vitet 2016 dhe 2019 për projektet e realizuara. Misioni ynë është operimi me sukses në tregun shqiptar dhe ndërkombëtar të ndërtimit, duke ofruar një zhvillim të qëndrueshëm, si dhe shërbime të një cilësie të lartë në fushën e ndërtimit.

 

Me shume projekte ne Shqiperi