Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Inxhinieri | Me eksperience | Full-time | - |
Përshkrimi
“ALCA” Sh.p.k., një nga kompanitë kryesore të specializuara në projektim, prodhim, instalim dhe personalizim të fasadave për ndërtesa rezidenciale, komerciale dhe industriale, po kërkon një Inxhinier në Projektim.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Të ketë njohuri shumë të mira në realizimin e projekteve.
- Të njohë dokumentacionin tekniko-ligjor të nevojshëm për objektin.
- Studion Projektin Arkitektonik;
- Realizon vizita në kantier;
- Bën projektimin e fasadës;
- Realizon zgjidhje detajesh;
- Bën përpunimin e vizatimeve/ dizenjon e gjithë projektit
- Prodhon Vizatimet për veshjen e Fasadave duke identifikuar qartë pozicionet e kodeve të të gjitha elementeve;
- Është përgjegjës për realizimin e llogaritjes statike dhe estetike të fasadës në përputhje me kodet e projektimit të standardeve me të cilat operon kompania dhe kërkesat e investitorëve duke u bazuar në projektin e objektit;
- Kërkon komentet e Inxhinierëve Strukturorë mbi të gjitha elementet e Strukturës.
- Përgatit dokumentacionin e projektit
- Porosi materialesh bazuar në projektin e dizenjuar
- Asiston tek inxhinieri i kantierit duke i mundesuar informacion te plotë mbi dizajnin.
Kërkesat:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë për Inxhinieri Ndërtimi.
- Eksperiencë pune minimale: 3-5 vjet. Preferohet përvojë në industrinë e fasadave.
- Njohuri shumë të mira të paketës AutoCAD dhe Microsoft Office.
- Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
Dergo aplikimin tend
Nese jeni të interesuar për pozicionin vakant, jeni të lutur të plotësoni me korrektësi formën e mëposhtme. Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen. Kujdes! Saktësia e informacioneve ndihmon në vlerësimin sa më korrekt të aplikimit tuaj.
Njoftime të ngjashme
Shites per pjese kembimi dhe magazinier
Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2019-10-08
Afati:
0 dite te mbetura