Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Inxhinieri | Me eksperience | Full-time | -- |
Përshkrimi
Kompania Mane TCI,lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon ërkon të punësojë Inxhinier QA në qytetin e Vlorës.
Detyrat:
-Siguron se kompania përmbush kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e cilësisë;
-Përmirëson dhe implementon procedurat e kompanisë;
-Ndjek çdo kantier për zbatimin e procedurave të cilësisë sipas kompanisë;
-Ndjek procesin që kryhet nga inxhinierët e caktuar në objekt për marrjen e mostrave dhe analizimin e tyre në laboratorët e akredituar dhe të licensuar nga DPSH;
-Sigurohet që të jenë dokumentuar rezultatet e testit, procesin e monitorimit dhe regjistrimin e të dhënave;
-Përgatit dosjen e cilësisë për materialet specifike të importit që nuk ka mundësi të analizohen në laboratorët tanë;
-Ndjek zbatimin e cilësisë në procese të ndryshme teknologjike gjatë zbatimit të punimeve;
-Harton recepturat për betonet e veçanta dhe të llaçeve;
-Harton proces-verbale për materialet dhe punimet me cilësi të dobët;
-Plotëson dokumentacionin përkatës të cilësisë për çdo objekt;
-Ndjek kontrollin e cilësisë së punimeve për të gjitha kantieret e ndërtimit;
-Mbikëqyr zërat e punës për të siguruar standarde cilësie krahasuar me specifikimet teknike;
-Ndihmon ekipet ose nënkontraktorët për të zbatuar informacionin që ndikon në përmirësimin e procesit dhe zgjidhjen e çështjeve të cilësisë;
-Në mënyrë periodike kryen trajnime të stafit teknik për cilësinë;
-Në mënyrë periodike kryen inspektime të punimeve dhe detajeve teknike për cilësinë dhe përgatit raporte teknike;
-Ndjek cilësinë e lëndëve të para që vijnë në kantier nga furnitorët e ndryshëm;
-Aprovon materialet që implementohen në kantiere;
-Përpara dorëzimit të punimeve kryen inspektime për cilësinë në njësitë/punimet që dorëzohen tek investitori;
-Përgatit periodikisht 2 herë në muaj, Raport Teknik për punimet dhe materialet për Construction Manager dhe Project Manager Rajonal.
Kualifikimet:
-Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi
-Certifikatë që tregon pjesëmarrjen në kurse specifike për cilësinë;
-Njohuri shumë e mirë e standardeve të cilësisë;
-Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
-Aftësi për të punuar në skuadër dhe për të gjetur zgjidhje;
-Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
-Njohuri shumë e mirë në përdorimin e programeve kompjuterike (Paketa Microsoft Office, etj).