Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Finance | Me Eksperiece | Full-time | - |
Përshkrimi
Kompania Lim-EM ka hapur vendin vakant për Financiere.
Detyrat
- Përgatitja e raporteve financiare në mënyrë periodike.
- Rregjistrim fatura shitje dhe blerje për shpenzime dhe të ardhura.
- Rregjistrimi i veprimeve të magazinës, rakordim periodik në lidhje me lëvizjet e materialeve.
- Rakordim me departamentin inxhinierik për situacionet e objekteve të shoqërisë.
- Ndjek ecurinë e pagesave te klienteve në bazë të kontrave të shitjes për objekte të ndryshme.
- Kontroll i detajuar i të ardhurave dhe shpenzimeve të shoqërisë dhe analizë sipas njësive.
- Ndjekja e detyrimeve të furnitorëve. Përgatitja dhe deklarimi i detyrimeve ndaj shtetit (TVSH, Sigurime, Tatim ne burim etj).
Kualifikimet
- Të ketë perfunduar studimet për Finance Kontabilitet.
- Të ketë eksperiencë pune si Financiere mbi 5 vjet.
- Të ketë njohuri shumë të mira të programit Financa 5 dhe paketes Office.
- Të ketë aftesi manaxheriale dhe aftësi për të punuar në grup.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.