Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Shitje, Zhvillues biznesi | Me eksperience | Full-time |
Përshkrimi
Kompania LIM-EM kerkon te punesoje nje Asistente Administrative.
Detyrat
-Koordinimi midis Administratorit/CEO dhe departamentet e tjera të kompanisë.
-Organizon axhendën, mbledhjet dhe takimet e eprorit, si dhe manaxhon disa detyra njekohësisht, duke ndjekur prioritetet.
-Ndjekje të gjitha detyrat operacionale të menaxhimit të ngarkuara nga Eprori.
-Përgatit materialet dhe shkresat e ndryshme për eprorët.
-Ruajtja dhe arkivimi i dokumentacionit lundrues brenda dhe jashtë kompanisë.
-Kryen detyra administrative, si organizimin dhe mirëmbajtjen e përditshme të zyrës, komunikimin, paraqitjen e dokumentacionit, korrespondencës, fotokopjimit, etj.
-Komunikon dhe mban korrespondencën e postës elektronike në emër të eprorit të kompanisë.
-Mbajta e dokumentacioneve që i ngarkohen për ti ruajtur apo për ti dërguar.
-Përgjegjëse për pritjen e klientëve.
Kualifikimet
-Minimum 3 vjet përvojë në pozicion të ngjashëm.
-Diplomë të shkollës së larte.
-Njohuri të mira të gjuhës angleze me shkrim dhe në të folur.
-Të ketë aftësi organizuese dhe koordinuese.
-Të ketë aftësi shumë të mira për zgjidhjen e situatave të ndryshme me efikasitet.
-Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
-Aftësi për të punuar në grup.
-Përkushtim, këmbëngulje, ambicie, korrektësia, dëshira për të investuar në trajnimin profesional.