Secondary Adv

TAW – Tirana Architecture Weeks 2014

Përfytyrimi i Qyteteve të së Ardhmes

Reflektimi i sfidave të së tashmes, frymëzimi i zhvillimit të së Ardhmes.

 

Qëllimi i “Javës së Arkitekturës në Tiranë” (TAW) është të promovojë bashkëpunimin profesional ndërkombëtar mes profesionistëve dhe interesit të publikut në fushën e arkitekturës, artit dhe dizajnit, si disiplina thellësisht të lidhura më zhvillimet bashkohore të qyteteve.

 

Javët e Arkitekturës në Tiranë 2014 është organizuar me qëllim të: nxisë shkëmbimin e njohurive ndërmjet profesionistëve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, në mënyrë që të rrisë interesin e publikut për arkitekturën dhe artin e projektimit, si disiplina të cilat janë të lidhura ngushtë me zhvillimin bashkëkohor të qyteteve; dhe për të rritur nivelin e ndërveprimit ndërmjet profesionistëve dhe publikut të gjerë , si dhe rritjen e pjesëmarrjes dhe zhvillimit të proceseve.

 

Qytetet Ballkanike kanë kaluar përmes ndryshimesh të thella social-ekonomike, duke rezultuar në një zhvillim, sa të ndryshëm, aq edhe të pakontrollueshëm. Me një respekt të jashtëzakonshëm kundrejt këtij aspekti historik dhe duke njohur gjithashtu nevojën për zhvillim të mëtejshëm, TAW synon të sigurojë  një platformë, ku pjesëmarrës vendas dhe të ndërkombëtarë mund të zbulojnë forma zhvillimi të vlefshme dhe pararojë, ndërkohë që eksperienca  Ballkanase mund të shërbejë si një bazë nisjeje mjaft unike dhe inspiruese.

 

 

Objektivat:

1.Për të forcuar rolin e arkitekturës, artit, dizajnit dhe kulturës, si elemente kyçe në proceset e zhvillimit e integrimit të qyteteve shqiptare dhe atyre të rajonit.

2. Për të promovuar kulturën arkitektonike shqiptare dhe praktikat e art të dizajnit në rrjetin e partnerëve rajonale dhe ndërkombëtare.

3. Për të shkëmbyer përvojat ndërkombëtare / kombëtare në fushat e arkitekturës, urbanizmit, dizajnit dhe teoritë konceptuale të qyteteve bashkëkohore, duke u fokusuar në kontekstet dinamike (rasti i kontekstit ballkanik).

4. Për të kultivuar kulturën dhe pjesëmarrjes e qytetarëve në proceset e vendimarrjes për qytetet, duke rritur nivelin e ndërveprimit ndërmjet qytetarëve dhe qytetit, nëpërmjet aktivizimit urban, artit publik.

Javët e Arkitekturës në Tiranë 2014

Në Javët e Arkitekturës në Tiranë 2014 janë të përfshirë 4 grupe kryesore të aktivitetit:  Zvlillimet e reja të arkitekturës, zhvlillimet e reja të projektimit, seminare, dhe ngjarje publike. Secila prej tyre do të zhvillohet në lloje të ndryshme aktivitetesh si: konferenca, ekspozita, konkurse, seminare, forume të hapura, etj

 

Nëpërmjet aktiviteteve të saj TAW – Tirana Architecture Weeks 2014  ka për qëllim arritjen e një (grupi primar) komuniteti i arkitektëve, planifikuesve urban, dhe profesioneve të lidhura, / artistë ndërkombëtarë dhe kombëtare në hartimin e projekteve; akademikë të fushave; komuniteti; studentë.

 

Organizator

Emri: Universiteti Polis

Adresa: Autostrada Tirane-Durres, 5 Km, Kashar, Tirane, Albania

Tel: +355 4 240 74 20/ 240 74 21

Email: contact@tiranaarchitectureëeek.com

Web:www.universitetipolis.edu.al

Web: tiranaarchitectureweek.com

Me te lexuarat ne Panaire