
KEAD

Adresa: Rruga Egnatia Kashar, Zona Industriale, Tirane, Albania
kompanise
Përshkrimi
KEAD është një kompani e specializuar në tregtimin me shumicë dhe pakicë të veglave të punës si dhe aksesorëve që lidhen me to që prej vitit 1995. Ne ofrojmë një gamë të gjerë produktesh dhe jemi ndër të parët që kemi sjellë cilësinë Europiane në tregun Shqiptar. Ne duam të përfaqësojmë një pikë referimi në fushën e distribucionit të veglave të punës për klientët, furnitorët, stafin, konkurentët tanë, duke u diferencuar për profesionalizem, etikë, cilësi produktesh dhe shërbim në një logjikë përmirësimi të vazhdueshëm.
MISIONI
Të jemi pjesë e suksesit të klientëve tanë duke ofruar jo vetëm vegla pune profesionale, por edhe eksperiencën tonë ndër vite.
VIZIONI
Të jemi lider në fushën e distribucionit të veglave të punës për klientët tanë, duke u diferencuar për profesionalizëm, shërbim dhe cilësi. Në familjen e madhe KEAD secili prej nesh përkushtohet maksimalisht për të përmbushur vlerat tona për një të ardhme më të suksesshme. Ne do vazhdojmë të jemi një partner i besueshëm per klientët dhe furnitorët tanë.
VLERAT TONA
Tregu dhe kërkesat e klientëve jane në ndryshim të vazhdueshëm. Për të vazhduar drejt rrugës tonë të suksesshme duhet të shohim larg për të kuptuar hapin e rradhës në mënyren më të mirë të mundshme:
- Inovacion: të jemi inovativ duke menduar përtej të sotmes
- Bashkëpunim: për të arritur më të mirën
- Partneritet: ndërtimi i një marrëdhënie të fortë dhe afatgjatë me klientët dhe furnitorët
- Cilësi: të bëjmë gjithmonë në mënyren më të mirë të mundshme cdo gjë që bëjme
- Shërbim: të përkushtuar në cdo hap
- Pasion: impenjohemi jo vetëm me mendje por dhe me zemër
Çfarë ofron
Kead ofron produkte si: Vegla mekanike, Vegla ndërtimi, Vegla dekorimi, Vegla matëse, Vegla Bashkuese, Vegla makine dhe Aksesorë, Makina sharre, Vegla dore elektrike dhe me bateri, Vegla ajri dhe aksesorë, Saldatrice, Aksesorë veglash, Veshje pune të sigurta, Aksesore sigurie, Materiale bashkuese etj.
Shërbimet tona:
-Zotërojmë portofol të plotë produktesh
-Ofrojmë çmimet më konkuruese me cilësi dhe performancë të lartë
-Fleksibilitet maksimal i dizenjimit, produktit dhe shërbimit, për kënaqësinë e çdo konsumatori.
-Funksionalitet maksimal
-Performancë dhe jetëgjatësi
Shërbime

Vegla elektrike

Pompa uji & lavazhe

Aks veglash elektrike

Makineri saldimi & Aksesore

Kompresor ajri

Vegla dore

Vegla ndertimi

Vegla automotivi

Sisteme fiksimi

Silikon spraj diluent

Baladeze & aksesore elektrike

Pajisje matese

Pajisje sigurie

Vegla kopshtarie

Kende, shkalle, rrota, kavo celiku
Katalogu

Historiku
KEAD është sot një pikë referimi për sa i përket shërbimit profesional i ofruar nga një staf i kualifikuar dhe gjithmonë i përkushtuar ndaj klientit, individ apo biznes, cilësisë dhe asistencës teknike. Përkushtimi ynë maksimal është i drejtuar në zhvillimin e vazhdueshëm të produkteve për t’ju përgjigjur nevojave të klientëve, të cilët tashmë janë të shtrirë në të gjithë Shqipërinë dhe Kosovë.
Përpara nënshkrimit të kontratave me furnitorët tanë çdo produkt testohet nga një grup i posaçëm teknikësh të cilët janë të specializuar në kontrollin e cilësisë. Për më tepër ne bashkëpunojmë gjithmonë me klientët tanë për të plotësuar kërkesat e tyre specifike.
• 25 VITE EKSPERIENCË
• 500+ PARTNER
• 1500+ KLIENT
• 12000+ PRODUKTE
Video
Certifikime
Partnere
Filiale
Adresa 2: Rruga Naim Frasheri p.60/2,
Tirane Tel: +355 422 30 397
Cel: +355 66 20 44 616
Adresa 3: Kthesa e Kamzes, mbrapa Karburant Dhima, Tirane, Albania