Secondary Adv

Centrali me i madh ne bote me panele diellore, do furnizoje me energji 150,000 shtepi

Share on Google+

Gjërat janë duke u përmirësuar në Indi, ku së fundmi u përurua centrali më i madh i energjisë diellore në botë.

 

Ai u ndërtua në një afat kohor rekord (vetëm 8 muaj) dhe mund të mirëmbahet vetë, me një sërë robotësh që pastrojnë panelet diellorë duke mbajtur normat e efikasitetit të larte dhe përpjekjet njerëzore në minimum.

India ka punuar për reduktimin e emetimit të gazeve serrë dhe instalimin e sa më shumë projekteve të energjisë së rinovueshme për të ndihmuar në zvogëlimin e ndotjes së ajrit.

Projekti Kamuthi Solar Power, financuar nga Adani Power kontribuon për këtë qëllim në mënyrë të konsiderueshme. Pasi centrali të jetë plotësisht funksional ai pritet të gjenrojë energji të mjaftueshme për të furnizuar 150,000 shtëpi. Ky projekt ka kushtuar 679 milion dollarë dhe përmban 2.5 milion qeliza diellore individuale në një sipërfaqe 1,270 akra (5.1 km katror) në Indinë  jugore.


Më të lexuarat