
KMPK

Adresa:Autostrada Vore - Rinas, Km.4 - Fushe Preze,Albania
kompanise
Përshkrimi
E krijuar në vitin 2005, kompania KMPK ka ndërtuar një reputacion solid në drejtim të tregut të përsosur, cilësisë, stabilitetit dhe udhëheqjes së re në tregun Shqiptar falë experiencës 30 vjecare të trashëguar nga karpentaria Italiane, vend prej të cilit janë importuar makineritë dhe teknologjia, personelit të kualifikuar dhe të aftë për menaxhim në planin teknik, ekonomik dhe shkencor, si dhe punonjësve të tjerë. Me anë të kësaj strategjie ne i ofrojmë klientëve tanë përveç gamës së plotë dhe të shumëllojshme të shërbimeve në fushën e konstruksioneve metalike edhe stabilitetin e duhur për të ndërtuar mardhënie afat gjata partneriteti.
Sot KMPK është një ndër kompanitë më të rëndësishme në prodhimin e strukturave të rënda dhe gjysëm të rënda. E vendosur në një pozicion strategjik, buzë autostradës kryesore që lidh kryeqytetin me veriun e Shqipërisë, vetëm 3 Km nga aeroporti Nënë Tereza dhe 15 Km nga porti më i rëndësishem i vendit, porti i Durrësit, ky kantier siguron lehtësi komunikimesh si për qarkullimin e mallrave dhe lëndëve të para ashtu dhe të porosive apo të produkteve të gatshme, për të gjithë llojet e transporteve si tokësor, hekurudhor, detar apo ajror. Në një territor prej rreth 10'000 m2 ngrihet një strukturë e madhe prej 6000 m2 e përbërë nga dy reparte të fuqishëm me hapësira te shkëlqyera për perpunimin e përbërësve metalike.
Lartësia e reparteve arrin deri në 13 m, ndërsa ajo nën ganxhën e vinçave arrin deri në 9 m. Repartet përshkruhen nga shtatë vinça ure me kapacitet ngritës 3.2, 6.5, 10 dhe 12 ton si dhe vinça të tjerë ndihmës që lehtësojnë operacionin e përpunimit të materialeve. Çdo gjë zhvillohet në mënyrë harmonike në përputhje me skemat e lëvizjes së materialeve, që prej hyrjes së lëndëve të para e deri tek dalja e produktit të gatshëm. Kompania jonë përveç tregut vendas operon dhe në tregun europian dhe ndërkombetar falë bashkpëunimit të saj me kompanitë prestigjoze europiane.
Çfarë ofron
KMPK ofron Projektim, Prodhim, Riparim dhe Montim të:
1. Pajisieve, makinerive, linjave komplete në fushen e industrise minierave, të prodhimit të materialeve të ndertimit dhe të industrise së riciklimit (letrës, plastikes, drurit, qelqit etj).
2. Industrisë së naftes dhe të gazit, si dhe nënprodukteve të tyre.
3. Impianteve të ventilimit, të filtrave industriale, të pneumo-transportit.
4. Kapanove industriale prej çeliku, magazinave të ndryshme dhe objekteve industriale në disa kate, membranave metalike të varura.
5. Cikloneve, siloseve, ushqyesve, transportiereve që përdoren në industrinë e prodhimit të materialeve të ndërtimit, atë ushqimore etj.
6. Enëve nën presion, të tubacioneve të rezervuareve për lendë djegëse dhe kimikate, të separatoreve etj.
7. Ashensorëve, vinçave të madhesive dhe tonazheve të ndryshme.
8. Mbikalimeve, soletave prej metali, dyer dhe porta metalike, rrethime objektesh me kangjëlla etj.
9. Shtyllave të tensionit të lartë, të kryqëzimeve të linjave, të tubacioneve të HEC-eve, të agregateve të TEC-eve, të impianteve të prodhimit të energjisë nga burime alternative etj.
Shërbime

Konstruksione metalike

Ndertim te silosave

Ndertim i cikloneve, siloseve, ushqyesve, transportiereve

Dyer dhe porta metalike per hidrocentrale

Tenda me konstruksion celiku

Porta hekuri me rreshqitje

Tenda parkingu me konstruksion celiku

Punime konstruksionesh celiku

Ndertim kapanonesh industriale

Ndertim prodhim konstruksionesh celiku

Projektim Zbatim konstruksione metalike

Ndertim kapanoni

Kangjella rrethimi

Streha celiku

Ndertim ura, mbikalime

Mirembajtje, Riparim konstruksionesh metalike

Cati me konstruksion celiku

Konstruksione per tarraca

Shtese kati me konstruksion hekuri

Prodhime industriale per fabrika

Eksporte prodhime celiku silos

Export prodhime celiku bunker

Konstruksione metalike per bare, lokale, restorante

Konstruksione metalike per ndertim

Mbulesa me konstruksion metalik
Katalogu
Punë të kryera
.jpg)
Kompania MBM shpk, Kruje Kavaje (2015-2016)
.jpg)
Kompania MANE T.C.I, TEG Tirane (2011)
.jpg)
Kompania MAG SERVICE Fier (2016)
.jpg)
Kompania KRISTO LICO Fushe Preze (2016)
.jpg)
Kompania INTEGRATED TECHNOLOGY SYSTEM Elbasan (2016-2017)
.jpg)
Kompania FUSHA SHPK Gas station near TEG (2015)
.jpg)
Kompania EHW Tirane (2016)
.jpg)
Kompania DEKOLL Durres (2015)
.jpg)
Kompania CITY PARK, Gjokaj, TiranE (2012)
.jpg)
Kompania AGROBLEND, Kruje, Kavaje, Vore (2008-2009)
.jpg)
Industrial rain cover for Pope Francis visit (2014)

Industrial production lines
.jpg)
Hotel ILIADA, Highway Tirane-Durres (2012)
.jpg)
Millenium group Folie Tarrace Jale beach bar (2016)
.jpg)
Lushnje (2016)
.jpg)
Kompania WENERG (2013)
.jpg)
Kompania Sigi Shpk, Vore (2016)
.jpg)
Kompania MEGA DISTRIBUTION (2015)

Dardania Mbulese 2017

Selia e Partise Socialiste Tirane 2017

Kurti furniture Ulqin 2017-2018

Emante Durres

Folie Marine

Silos, Bunker 2018

Fresku evente Tirane 2018
.jpg)
Dogana, Hani Hotit (2017)
.jpg)
Kapanoni Lushnje, (2019)
.jpg)
Kompania ALBITA Shpk, Tirane (2019)
.jpg)
Kompania DIAMOND, Vore (2018)
.jpg)
Kompania DUPI FRUIT, Kavaje (2016)
.jpg)
Kompania GECI Shpk, Tirane (2019)
.jpg)
Kompania ISOTECK, Vore (2016)
.jpg)
Kompania KIKA Shpk, Tirane (2019)
.jpg)
KMPK Kompania NK-FURNITURE, Tirane (2018)
.jpg)
KMPK Kompania PANORAMA, Kruje (2018)

Kapanon Tirane, 2020
.jpg)
Pajtoni Shpk, Tirana (2019)
.jpg)
Kompania ALBITA Shpk, Tirana (2019)
.jpg)
Kapanon Vore, Tirane (2020)
.jpg)
Alb Steel (2020)

Fabrika Qeramike si dhe linja prodhimi Europe dhe USA

Konstruksion metalik ne qender te Tiranes

Projektim dhe prodhim i konstruksioneve metalike

AGON CHANNEL, Tirane 2014

CAMP

EPOKA University, Rinas Tirane 2010

Impiant i perpunimit te mbetjeve FIER ose ITS

Kompania SGS Albania, Tirane 2011

Kompania TID shpk, PLAZA Hotel Tirane

Kompania TITAN, Borizane Kruje

POLIS University, Tirane 2010

Projekt kapanon ne Mali Afrike

Top Channel, Kashar Tirane 2011

Alkos Group

Bolv OIL

Sigi Shpk

Bar Austria, Tirane

Kapanon industrial, Tirane

Kurti Furniture, Mal i Zi

Porte hidrocentrali

Punim porte hekuri

Tenda tek Kryeministria

Vinca te ndryshem

Dekoll shpk, Fabrika e prodhimit

Impiant Industrial per Ceramic Industry ne Spanje

Impiant Industrial, konstruksion metalik

Konstruksione metalike per Dekoll shpk

Projektim, zbatim per Impiant industrial prodhimi
Tirana International Hotel
Partnere








Certifikime
Cilësia e punës tonë është e garantuar nga kompania prestigjoze CDQ Itali, e cila çertifikon cilësinë konform standarteve ndërkombëtare të ISO. Kompania eshte e certifikuar me UNI-EN-ISO 9001 e afte per te vertetuar cilesine e punimeve, UNI-EN-ISO 18001 qe verteton sigurine ne pune, si dhe EN-1090-1 CE marking qe verteton resistencen dhe sigurine te produkteve qe ne ofrojme.