Secondary Adv

Panairi nderkombetar i Tiranes, 22-26 Nentor

 

Klik Ekspo Group organizon Panairin Nderkombëtar të Tiranës, që do të mbahet në datat 22-26 Nëntor 2014 në Pallatin e Kongreseve. Sipërmarrës vendas dhe të huaj , me fokus në sektorë si Enegjetikë, Energji e Rinovueshme, Ndërtim, Transport e Telekomunikacion, Agro-Industri, Turizëm, Hoteleri, Art dhe Fashion.


VIZITORË – Kolombë të Biznesit


Panairi Ndërkombëtar i Tiranës është pikëtatimi mes  “Kolombëve” nga bota mbarë, të dërguar për të eksploruar dhe  rivlerësuar terrene të të bërit biznes. Ofertave ndjellëse u  qëndrojne besnikë të përvitshëm gjuetarët e tregjeve të reja,  sipërmarrësit dhe opinion-bërësit nga Evropa Qëndrore dhe ajo  e skajeve, e më tej Azia dhe Lindja e largët: vetëm një edicion më  parë mbi 25% te vizitorëve të specializuar përbënin key-buyers  nga Italia, India, Portugalia, Izrael, Franca, ndërsa në promovim  të parteritetin shtet-privat, mbi 45% e publikut të specializuar u  përkiste stafeve drejtuese të admninistratës publike dhe institucioneve shtetërore.


Kurioziteti për Shqipërinë nuk shuhet me “word-of-mouth” ndaj me gjithë opinionin e propaganduar fort nga mbi 7.000 vizitorë  profesionistë të certifikuar, specialistë nga Argjentina, Kanadaja, India, Kina, Japonia do të dergohen si pararojë për të  hulumtuar mundesitë që ofron Shqipëria. Falë risisë së Hosted Buyers Program, sipërmarrës shqiptarë, të Shqipërisë etnike  dhe Evropës Juglindore, do të kenë mundësinë që të takohen  me përfaqësues të realiteteve biznesore të largëta por jo të  paarritshme, të afërta por jo gjithmonë të njohura.


EKSPOZUES – Sipërmarrës Sfidues
Fjalët magjike të edicionit të shkuar (Nëntor 2013): marrëveshje biznesi win-win; nyjëtim i kontakteve në një rrjet më të gjerë gjeografik dhe sektorial; ndërlidhje që sjellin kontrata. Kështu do të mund të zbërthehej prania e mbi 300 kompanive dhe markave ndërkombëtare dhe mbi 150 prodhuesve shqiptarë, protagonistë realë të manifestimit: 75% prodhues të produkteve të ekspozuara apo përfaqësues të drejtpërdrejt; 35% të produteve ose shërbimeve të ekspozuara përbënin risi absolute për  vetë tregun shqiptar e atë rajonal. I njëzetenjëti Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, do të jetë marrveshja fituese me anë të së cilës ekspozuesit do të mund të cekin më lehtë skajin fundor të hartës së konsumatorëve dhe përdoruesve të fundit, pasi asnjë smart-solution sado e zgjuar nuk do të mund të zëvendësonte shtrëngimin e duarve në biznes, asnjë provë virtuale nuk do të mund t’i mbivendosej testimit në vend.


EVENIMENTE PARALELE


1. Power to empower - Energy Expo-Conention
Promovimi i politikave dhe strategjive rajonale të tregjeve të Europës Juglindore, pjesë e të cilave është dhe Shqipëria, për qendrueshmerine e furnizimit me energji në të gjitha format do të jetë një nga argumentet kyçe që do të përshkojnë ekspo-konferencën e më tej shfrytëzimi me efikasitet i energjisë hidrike dhe zbulimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë, përfitimet konkrete në gaz për prodhim energjie dhe nevoja të tjera industriale nga marrja jetë e Projektit TAP. Kompanitë kombëtare dhe botërore do të ekspozojnë zgjidhjet dhe fuqinë e tyre në treg duke ekspozuar produkte dhe shërbime duke qarkuar të gjithë sektorin në të tërë zinxhirin e vlerave qe nga gjenerimi i energjise, furnizimi, sistemet e transmetimit e deri tek shpërndarja tek konsumatori final.


2. Panairi i Mirëqenies dhe Mbrojtjes se Mjedisit.
Përtej petkut të biznesit, Panairi Ndërkombëtar i Tiranës është “shtëpia” që mëkon mirëqënie përmes kulturës dhe stil jetese të përmirësuar përmes punës dhe mobilizimit social.
Në një Pavijon të posaçëm, politikat qeveritare dhe angazhimi qytetar do të konvergojnë për të sjellë në jetë një “Lëvizje” të përbashkët komunitare që përcjell: politika sociale ndergjësuese për mbrojtjen e shëndetit, përmirësimi i kushteve të shërbimeve publike dhe hapësirave të përbashkëta, edukim qytetar dhe stil të rregullt jetese, e të gjitha këto duke vendosur qytetarin në qendër të vëmendjes.


Galeria e shteteve në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës
Nëse do të bëhej fjalë për të zbuluar në kryeqytetin shqiptar një oaz lëvizor të përvitshëm shumëkulturash e shumëgjuhësh, partnershipesh dhe bashkëveprimesh, relacionesh e reaksionesh pozitive dedikuar Shqipërisë, theksi do të mbetej tek “Galeria e Shteteve”, thesar unik i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës. Përmes Galerisë së Shteteve, përligjet besimi universal se Shqipëria jo vetëm përfaqëson portën hyrëse drejt një realiteti më të gjerë ekonomikokulturor si Evropa Juglindore, por mbetet minierë natyrore oportunitetesh dhe dyerhapur ndaj ftesave ndërkombëtare për ndërveprim.


Do të gjallojnë këtë edicion Pavionet Shtetërore që nga Kina me Shanghain e përparuar, Japonia, Izraeli, India që propozojnë risi mbërthyese, Italia dhe Greqia shtylla mbajtëse të së shkuarës e shtytëse drejt së ardhmes, Hungaria, Kroacia e Bullgaria që propozohen së fundmi nën BE, dhe fqinjët e afërt si Serbia, Maqedonia, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi, me të cilët ndajmë tregjet dhe evlucionin e përditshëm. Vetë koha e sheh Panairin e Tiranës të kthyer në misherimin e natyrshmërisë me të cilën shqiptarët rigjehen përtej gardheve të ndarjes së një të tëre historike dhe njerëzore. Në Galerinë e Shteteve, këtë edicion Kosova dhe Shqipëria përshfaqen me programe të ndërsjellta zhvillimi dhe synim të përbashkët për integrimin dhe anëtarësimin në BE.

Propozimi i plaftormave të unifikuara për tregje ndërvepruese plotësuese e jo zëvendësuese, si një dobishmëri e bazuar në kombinimin mes diversitetit dhe përparësive që secili nga vendet zotëron, do të promovohet në Panairin Ndërkombëtar të Shqiptarëve, përmes prurjeve konkrete të insitucioneve shtetërore dhe qeverive të këtej dhe përtej kufijve. Momente të përbashkëta mbushur me kulturë e doke, arsyetimi e refleksione, për të treguar një herë më tepër se të të përbashkohesh pa u shkrirë, mbetet aksiomë jete dhe nxitës zhvillimi.


Klik & Partners
Klik Ekspo Group është kthyer në një rrymë standardesh dhe ekzigjencash, të diktuara nga organizmat ndërkombëtare si UFI – Organizata Globale e Ekspozitave dhe Panaireve Ndërkombëtare (me headquarters ne Paris dhe seli te tjera ne Hong Kong dhe Emiratet e Bashkuara), ku Shqipëria përfaqësohet vetëm dhe falë Klik Ekspo Group përkrah 600 anëtarëve të tjerë nga mbi 85 shtete. Jemi anëtarë të përzgjedhur të CEFA – Aleanca e Panaireve të Evropës Qendrore bashkë-themelues i EASE – Organizata e Panaireve të Europës Juglindore (2003), e sot, aktivisht të perfshirë në networkun e industrisë së Panaireve Ndërkombëtare në Ballkan dhe Europë.Bërthama e suksesit të Panaireve Ndërkombëtare të Tiranës është bashkëveprimi me Ente homologe me përvojë shekullore si Panairi i Selanikut dhe Helexpo, Panairi i Barit, Fiera del Levante, Panairi i Shkupit, Novi Sad Fair, Velexpo, Mac-Line Expo, Polexpo, RCG - Shanghai, dhe partnerët insititucionalë si Agjencitë Shtetërore të Eksporteve të Italisë, Taivanit, Hungarisë, Belgjikës etj. Vlerëdhënës po ashtu bashkëpunimi me Zyrat Tregtare dhe Ambasadat në Tiranë dhe ato shqiptare në botë, shoqata dhe institucione në dobi të biznesit dhe nxitjes së investimeve si AIDA, Biznes Albania, DIHA, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë etj.



Kontakte
Adresa: Blvd. Deshmoret e Kombit, Rogner Europapark - Tirana 1001, Albania
Tel. +335 42 274210 / 09
Fax +355 42 274211
E-mail: info@klikekspogroup.com
www.klikekspogroup.com

Me te lexuarat ne Panaire