Krijohet xhami qe do i shnderroje dritaret ne panele diellore
Nëse jeni duke menduar për të vendosur panele diellore, ne kemi lajme të mira: mundësitë tuaja janë zgjeruar! Kompania SolarWindow ka njoftuar se ka krijuar një material prej xhami që mund të prodhojë 50 herë më shumë energji se panelet e zakonshme, i cili mund të aplikohet kudo.
Një nga problemet kryesore me teknologjinë solare është hapësira, pra ku do të vendosen! Ka pasur shumë teknologji të zhvilluara për të adresuar këtë problem sikurse, boja diellore, muret diellore dhe së fundmi edhe dritaret diellore. Ato janë projektuar në mënyrë të tillë që të duken të mëdha dhe të mund të gjenerojnë një sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike.
Ajo që duhet të bëni për ti shëndërruar dritaret tuaja në një burim të pastër të energjisë diellore është që të aplikoni një shtresë të vecantë. Kur ajo vendoset, ajo formon rrjete të dukshme në sipërfaqen e xhami, të cilat gjenden vetëm në panelet diellore. Kompania SolarWindow pretendon se ata do të gjenerojnë më shumë energji sesa panelet që jemi duke përdorur në ditët e sotme. Kjo është një deklaratë e madhe duke pasur parasysh se ata janë pjesërisht transparent dhe teknologjia është ende në fazat e para.
Kjo teknologji mund të revolucionarizojë teknologjinë solare pasi ajo mund të aplikohet në ndërtesa prej xhami, madje edhe kulla. Me ndihmën e kësaj, mund të gjenerohet energji më vete në vend që të përdoren panele të mëdha nga të cilat drita nuk mund të kalojë përmes tyre. Nëse aplikohet kjo shtesë e vecantë në Burj Khalifa, sasia e energjisë së prodhuar do të jetë e mjaftueshme për të plotësuar të gjitha nevojat e saj.
Produkti momentalisht është në zhvillim e sipër dhe ju mund të ndiqni progresin e saj nëpërmjet website të tyre. Kompania pretendon se ky material do të jetë i gatshëm në katër vitet e ardhshme.