Në ndërtim

Në ndërtim
Unity Residence është një kompleks banimi modern dhe i gjelbër, që po ndërtohet në zonën e qetë të Golemit, përgjatë rrugës dytësore Plepa–Golem, Kavajë. Vetëm 400 metra larg detit dhe me akses të drejtpërdrejtë në rrugën kryesore, ky projekt përfaqëson një nga ndërtimet më të reja dhe më cilësore të vitit 2025 në rivierën shqiptare. Zbuloni në detaje projektin Unity Residence, kompleksin modern të banimit në Golem që ndërthur arkitekturën bashkëkohore, hapësirat e gjelbra dhe cilësinë e lartë të ndërtimit.
Unity Residence sjell një koncept të ri jetese në Golem — komfort modern, lidhje me natyrën dhe cilësi ndërtimi të nivelit të lartë, për një përvojë banimi të qetë dhe të sofistikuar vetëm 400 metra nga deti.
Ky zhvillim përfshin një godinë banimi 3, 5 dhe 7 kate mbi tokë, me 1 kat nëntokë të dedikuar për parkim dhe mur rrethues mbrojtës, duke garantuar privatësi dhe siguri për të gjithë banorët. Aktualisht projekti ndodhet në fazën e karabinasë, ndërsa brenda 15 muajve parashikohet të jetë plotësisht i përfunduar dhe i aksesueshëm.
Me një dizajn bashkëkohor dhe fasadë të gjelbëruar, Unity Residence ndërthur arkitekturën moderne me elementë natyrorë. Ballkonet e gjera dhe hapësirat me bimësi krijojnë një ambient të qetë dhe të shëndetshëm, duke sjellë frymëmarrje dhe gjelbërim në çdo kat të godinës.
Zona përreth është e qetë, e frekuentuar si nga vendasit ashtu edhe nga të huajt, dhe ofron qasje të lehtë drejt plazhit, shërbimeve dhe vendeve të pushimit. Kjo e bën Unity Residence zgjedhjen ideale për banim apo për investim afatgjatë.
- Apartamente të bollshme me dritë natyrale dhe pamje të hapura
- Dizajn modern dhe planimetri funksionale
- Parkim i dedikuar në katin nëntokë
- Izolim i shkëlqyer termik dhe akustik
- Materiale të certifikuara dhe ndërtim sipas standardeve më moderne
- Përfundime elegante dhe ambiente relaksuese me gjelbërim natyror
Në këtë album shitjesh do të gjeni të gjitha informacionet kryesore për projektin: planimetrinë e objekteve, organizimin e kateve, tipologjitë e apartamenteve, si dhe pamje reale nga renderat arkitektonikë.
Albumi është përgatitur për t’ju ndihmuar të njiheni me konceptin e projektit, cilësinë e materialeve dhe vlerën afatgjatë të investimit në Unity Residence – një vend ku moderniteti takohet me qetësinë e bregdetit.
Unity Residence sjell një koncept të ri jetese në Golem — komfort modern, lidhje me natyrën dhe cilësi ndërtimi të nivelit të lartë, për një përvojë banimi të qetë dhe të sofistikuar vetëm 400 metra nga deti.
Shoqëria ALESJO sh.p.k është themeluar në vitin 2013 me aktivitet në tregun e ndërtimeve në Shqipëri dhe prej atëherë ka punuar në sipërmarrje të shumta e të larmishme ndërtimi, të shpërndara në një hapësirë gjeografike ku përfshihen qytetet Tiranë, Elbasan, Durres,Vlore, Gramsh etj.
Shoqëria jonë përbëhet nga një staf i kualifikuar dhe me eksperiencë, si: arkitekt, inxhinierë, teknikë të specializuar dhe mesatarisht 70 specialistë e punëtorë me përvojë në fushën e ndërtimit. Sot pas shumë vitesh ekperiencë e gjejmë veten mes emrave më aktivë në tregun shqiptar për investim dhe ndërtim, duke iu përgjigjur kështu kërkesave të klientëve me cilësi, korrektësi dhe shpejtësi.
Përjetoni qetësinë e ambientit përreth, ku gjelbërimi dhe peizazhet e bukura janë pjesë e përditshmërisë tuaj. Me dizajne të hapura që fusin natyrën në çdo ambient, do të ndiheni të lidhur me botën përreth dhe të relaksuar në shtëpinë tuaj të re. Apartamentet dhe vilat tona ofrojnë një kombinim të përsosur të luksit dhe natyrës.