Secondary Adv

VEGA SOLAR

 

Përshkrimi

Vega Solar është një kompani me partneritet shqiptaro-gjerman e fokusuar në fushën e energjisë së rinovueshme. E themeluar në Nëntor 2018 nga dy inxhinierë elektrikë me vizion sipërmarrësish, Philipp Koronowski dhe Bruno Papaj, të dy diplomuar nga një nga institucionet më të njohura inxhinierike në Gjermani, Universiteti RWTH Aachen, edhe pse aktivitetin e saj e ka nisur si një start-up, në një periudhë kohore prej 5 vitesh Vega Solar ka arritur një pozicion udhëheqës në industrinë e sistemeve fotovoltaike duke punësuar 120 profesionistë, ndërtuar më shumë se 200 projekte dhe instaluar më shumë se 50MW (të dhëna të deklaruara deri në Dhjetor 2023). 

 

Duke qenë se Shqipëria gëzon 300 ditë me diell dhe energjia diellore është provuar të jetë energjia alternative më eficente, misioni i Vega Solar është ndërtimi i një Shqipërie të pavarur energjitikisht nëpërmjet diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë.

Çfarë ofron

Gama jonë e gjerë e shërbimeve përfshin tërë spektrin e veprimtarive EPC (Inxhinieri, Prokurim dhe Ndërtim) 

 

● KONSULENCË DHE ZHVILLIM

1. Studim dhe vlerësim i zonës ku do të ndërtohet sistemi

2. Studimi i fizibilitetit të projektit

3. Vlerësimi i ndikimit  në ambient në rastet e parqeve të mëdha fotovoltaike

4. Projektim i sistemit dhe prokurim i pjesëve përbërëse

 

● ZBATIM DHE NDËRTIM

1. Përgatitje të terrenit, kryerjen e punimeve civile si dhe ndërtimin e infrastrukturës mbajtëse

2. Ndërtim i sistemit n.p.m vendosjes së paneleve, lidhjes se kabujve, lidhjes me inverter dhe sisteme elektrike, tokëzim.

3. Testime të shumëta dhe të njëpasnjëshme për vlerësim të sistemit.

4. Trajnim i klientit mbi përdorimin dhe monitorimin e sistemit dhe dorëzimin e celësave ne dorë.

● MIRËMBAJTJE PERIODIKE

Gjatë ditëve të para të konfigurimit të një projekti fotovoltaik, pas gjenerimit të kilovatëve ose megavatëve të parë, përmes aplikimit të një protokolli të vecantë, ne sigurohemi që cdo gjë po funksionon sipas parashikimit dhe sistemi po prodhon energji në kapacitetin maksimal të tij.

 

Paketa jonë e plotë e Mirëmbajtjes përfshin:

 

1. Shërbim të kujdesit ndaj klientit

Shërbim të dedikuar dhe raportim mujor, tremujor dhe vjetor të rendimentit të sistemit.

 

2. Monitorim dhe kontroll

Sisteme monitorimi të bazuara në web me akses në të dhënat e sistemit në kohë reale

 

3. Mirëmbajtje

a. Mirëmbajtje periodike parandaluese (pastrim me pajisje të specializuara; inspektim nga afër i paneleve, inverterave dhe gjithë pjesëve përbërëse të sistemit; kontroll me dron me kamera termike; etj.)

b. Mirëmbajtje korrigjuese (riparime, identifikim i problematikave, etj.

 

4. Menaxhim teknik të aseteve

a. Menaxhim i kërkesave për mbulim të defekteve brënda garancisë

b. Menaxhim i pjesëve zëvendësuese

 

Projektet e realizuara janë avantazhet tona dhe klientët tanë janë promovuesit më të mirë të kompanisë sonë. 

Shërbime

Instalim dhe Konfigurim per impiante fotovoltaike
Instalim dhe Konfigurim per impiante fotovoltaike
Konsulence financiare per panele fotovoltaike
Konsulence financiare per panele fotovoltaike
Konsulence teknike per panele fotovoltaik
Konsulence teknike per panele fotovoltaik
Projektim per impiante fotovoltaike
Projektim per impiante fotovoltaike
Inverter per panele fotovoltaik On Grid Monofaze
Inverter per panele fotovoltaik On Grid Monofaze
Inverter per panele fotovoltaik Trefazor On Grid
Inverter per panele fotovoltaik Trefazor On Grid
Mirembajtje periodike per panele fotovoltaike
Mirembajtje periodike per panele fotovoltaike
Montim i paneleve fotovoltaike ne te gjitha llojet e cative
Montim i paneleve fotovoltaike ne te gjitha llojet e cative
Montim impjantesh fotovoltaik
Montim impjantesh fotovoltaik
Impiante fotovoltaike ne karburant per furnizim me energji elektrike
Impiante fotovoltaike ne karburant per furnizim me energji elektrike
Impiante fotovoltaike ne tarrace pallati
Impiante fotovoltaike ne tarrace pallati
Impiante fotovoltaike per biznese
Impiante fotovoltaike per biznese
Panele fotovoltaike per familje
Panele fotovoltaike per familje
Panele fotovoltaike per shtepi private
Panele fotovoltaike per shtepi private
Impiante diellore per prodhimin e energjise elektrike
Impiante diellore per prodhimin e energjise elektrike
Struktura italiane betoni per siperfaqe te sheshta Sun Ballast
Struktura italiane betoni per siperfaqe te sheshta Sun Ballast
Vendosja e strukturave mbajtese
Vendosja e strukturave mbajtese
Struktura metalike te galvanizuara per panele fotovoltaike
Struktura metalike te galvanizuara per panele fotovoltaike
Zbatim impianti fotovoltaik per furnizim me energji elektrike
Zbatim impianti fotovoltaik per furnizim me energji elektrike
Struktura metalike per panele fotovoltaike per te gjitha siperfaqet
Struktura metalike per panele fotovoltaike per te gjitha siperfaqet
Bateri per panele fotovoltaik Hibride
Bateri per panele fotovoltaik Hibride
Konektore, Kabuj, Matesa etj per impiante fotovoltaik
Konektore, Kabuj, Matesa etj per impiante fotovoltaik
Matesa per konsumin dhe prodhimin e energjise
Matesa per konsumin dhe prodhimin e energjise
Monitorues per prodhimin dhe tepricen e energjise
Monitorues per prodhimin dhe tepricen e energjise
Programe softwerike per ekipet inxhinierike
Programe softwerike per ekipet inxhinierike
Impiante fotovoltaike Off-Grid
Impiante fotovoltaike Off-Grid
Impiante Fotovoltaike On-Grid
Impiante Fotovoltaike On-Grid
Monitorim i sistemit ne kohe reale
Monitorim i sistemit ne kohe reale
Kontroll i paneleve me dron termik
Kontroll i paneleve me dron termik
Pastrim i paneleve me fshese termike
Pastrim i paneleve me fshese termike
Kryerje e punimeve civile
Kryerje e punimeve civile
Lidhje me inverterin
Lidhje me inverterin
Menaxhim i specializuar nenkontraktoresh
Menaxhim i specializuar nenkontraktoresh
Menaxhimi i asseteve
Menaxhimi i asseteve
Ndertim i kabinave elektrike dhe lidhje transformatoresh
Ndertim i kabinave elektrike dhe lidhje transformatoresh

Katalogu

Katalog VEGA SOLAR
Katalog VEGA SOLAR

Punë të kryera

EZ 5-10MWp
EZ 5-10MWp
Sun Avenue 4MWp
Sun Avenue 4MWp
Alb Sun Energy 2MWp
Alb Sun Energy 2MWp
Tirana International Airport 1MW
Tirana International Airport 1MW
Autostar Albania 501.15 kWp
Autostar Albania 501.15 kWp
Birra Stela 950.30 kWp
Birra Stela 950.30 kWp
Caterina Firenze 332 kWp
Caterina Firenze 332 kWp
Lika Company 699.60 kWp
Lika Company 699.60 kWp
PamPlast 500.04 kWp
PamPlast 500.04 kWp
Prespa Invest 471.90 kWp
Prespa Invest 471.90 kWp
Pularia Veza e Mengjesit 474.50 kWp
Pularia Veza e Mengjesit 474.50 kWp
CONTINENTAL GROUP 312 kWp
CONTINENTAL GROUP 312 kWp
Elpotentia (APM) 599.3 kWp
Elpotentia (APM) 599.3 kWp
Expocity 237.6 kWp
Expocity 237.6 kWp
JU-AR Plast 297 kWp
JU-AR Plast 297 kWp
PORSCHE ALBANIA SH.P.K 184.80 kWp
PORSCHE ALBANIA SH.P.K 184.80 kWp
Prestige 100.1 kWp
Prestige 100.1 kWp
Te Birra Stela 310.2 kWp
Te Birra Stela 310.2 kWp
Uji Selita 503.75 kWp
Uji Selita 503.75 kWp
Harry Fultz 184.8 kWp
Harry Fultz 184.8 kWp
KST ADVERTISING 150.8 kWp
KST ADVERTISING 150.8 kWp
Linza Water Company 156 kWp
Linza Water Company 156 kWp
FG WALK SHPK 126 kWp
FG WALK SHPK 126 kWp
United Transport 111.54 kWp
United Transport 111.54 kWp

Partnere

1-sun-ballast2-Luxor3-Froniuis4-K2-systems5-Victron8- kbe9-Staubli10- Sma14-axitecbisol-logofimer-logohuawei-logolongi-logosiemens kaco-logoschweizer

Panaire

Vega Solar mbyll me sukses panairin më të rëndësishëm të sektorit të energjisë së rinovueshme, "EXPO INTERSOLAR EUROPE 2021".
Gjatë panairit u realizuan shumë takime me kompani prestigjoze në fushën e fotovoltaikëve dhe u diskutua për mundësi të reja bashkëpunimi. Vega Solar sjell inovacione të reja që ofrojnë zgjidhje për klientët e saj.

 

 

 

Macedonia Manufacturing Expo:

Një tjeter event I rëndësishëm për fushen e energjise diellore ështe dhe Macedonia Manufacturing Expo, ku ne u ftuam të merrnim pjese në Tetor të 2019. Ky panair na dha mundesine të krijonim bashkepunime të rëndësishme me zonën e Ballkanit dhe jo vetëm, por mbi te gjitha Shqipëria dhe Kosova patën mundësinë për herë të parë të merrnin pjesë në një event të tillë dhe të perfaqësonin veten e tyre.

Macedonia Manufacturing Expo 2019 ishte edicioni I trete, ku per here të pare morën pjesë firma nga Shqiperia, Kosova dhe Serbia. Qellimi I ketij panairi është të krijoj lidhje midis distributoreve dhe firmave operuese në sektorin fotovoltaik.

 

Energy Expo & Forum 2019 – Expocity Albania:

Vega Solar mori pjesë  në Energy Expo & Forum 2019 – Expocity Albania, event i mbështetur zyrtarisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe institucionet përkatëse (ERE, OST, OSHEE, KESH, AKBN etj) . Ne këtë panair patëm mundësinë të prezantonim një pjesë të produkteve dhe shërbimeve tona në stendën tonë, si dhe krijuam bashkepunime te reja jasht Shqiperisë. Gjithashtu, të interesuarit ne sektorin e fotovoltaikeve patën mundësine te pyesnin direkt disa nga inxhinierët tanë.

 

Energy Expo & Forum 2019 ishte edicion i tretë pas lancimit të parë në vitin 2017. Ky edicion u fokusua në potencialin e lartë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Greqi, Kroaci dhe Serbi për të investuar në energji elektrike. Ekspozita perfshiu shumë kompani si: prodhuesit e energjisë, kompanitë e transmetimit të energjisë, kompanitë e gazit, zgjidhjet e teknologjisë së ndriçimit, teknologjitë e kursimit të energjisë, bankat dhe kompanitë e leasing-ut (që ofrojnë produkte të veçanta të financimit të energjisë), shërbimet publike, organizatat ndërkombëtare, shoqatat etj.

 

EXPO INTERSOLAR EUROPE:

Vega Solar gjatë panairit më të madh në botë të fotovoltaikeve, EXPO INTERSOLAR EUROPE, Munchen. Firma lider në tregun e fotovoltaikeve ishin të pranishëm në panair. Ne patëm mundësine të takonim personalisht shumë firma prestigjoze duke finalizuar dhe shumë mundësira bashkëpunimi.

INTERSOLAR EUROPE është ekspozita kryesore në botë për industrinë diellore dhe partnerët e saj dhe zhvillohet çdo vit në qendrën e ekspozitës Messe München në Mynih, Gjermani. Ekspozita dhe konferenca përqendrohen në fushat e fotovoltaikëve, teknologjive diellore termike, impianteve diellore, si dhe infrastrukturës së rrjetit dhe zgjidhjeve për integrimin e energjisë së rinovueshme. Që kur u themelua më shumë se 28 vjet më parë, Intersolar është bërë platforma më e rëndësishme e industrisë për prodhuesit, furnitorët, shpërndarësit, ofruesit e shërbimeve dhe partnerët e industrisë diellore.

 

Projekt ne bashkepunim me GIZ Albania:

Projekti për sistemet fotovoltaike OFF-GRID në Shqipëri. Sistemet OFF – GRID janë sisteme të shkëputura nga rrjeti. Ato jane të përshtatshme dhe shume të domosdoshme për zonat qe nuk kanë rrymë elektrike. Gjate ketij prezantimi u shpjeguan me detaje si funksionojne keto sisteme dhe perfitimet e tyre.

GIZ Albania ështe nje bashkepunim gjermano – shqipetare. GIZ ka qënë aktive në Shqipëri qe ne 1988 në emer te Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ). Ne 2008 u hap zyra në Tiranë.

 

VEGA SOLAR DISTRIBUTOR EKZKLUZIV I GJITHË BALLKANIT PËR STRUKTURAT FOTOVOLTAIKE SUN BALLAST

 

Vega Solar dhe Sun Ballast kanë firmosur kontratën e distribucionit për strukturat fotovoltaike të firmës Sun Ballast. Tani Vega Solar është e vetmja kompani në Shqipëri dhe Ballkan që do të ofroj këto struktura inovative.

 

Kush është Sun Ballast?

 

Sun Ballast është një kompani italiane që punon në fushën e aksesorëve fotovoltaik. Kompania ka sjell një risi vitet e fundit, duke prezantuar strukturat prej betoni Sun Ballast.

 

Fal eksperiencës së tyre shumëvjeçare, e cila I ka përplasur me problemet e ndryshme gjate montimeve, ata arritën të kuptonin kush ishin nevojat kryesore në këtë fushë dhe krijuan modelin e tyre të strukturave.

 

Strukturat Sun Ballast janë të projektuara për çati të sheshta dhe vinë në kënde të ndryshme nga 0° deri në 35°. Ato janë lehtësisht të montueshme dhe kursejnë kohën e montimit deri në 70%.  Strukturat janë të përshtatshme për të gjithë llojet e paneleve, për më tepër nuk shërbëjnë vetëm si mbështetëse, por edhe si kundrapesha për panelet. Forma dhe pesha e strukturave bëjnë që të mos jetë e nevojshme të shpohet çatia apo të vendosen kundrapesha.

 

Disa nga strukturat e Sun Ballast:

 

• Struktura 0° , struktura 3 grade 

 

• Struktura 5°,struktura 10 grade 

 

• Struktura 11°, struktura 20 grade

 

Vega Solar tani dhe në Kosovë Partneritet me Solar Kosova!

Vega Solar po rritet cdo ditë jo vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë saj! Jemi të lumtur të njoftojmë se Vega Solar ka firmosur kontratën e partneritetit me një kompani serioze dhe profesionale në Kosovë: Solar Kosova. Kompania Solar Kosova, me CEO z. Agron Jetishi, operon në Kosovë në fushën e fotovoltaikëve që prej më tepër se një viti. Kjo teknologji është e re në tregun e Kosovës, por është përqafuar shumë shpejt, duke ngjallur interest të lartë kryesisht te bizneset. Cilësia dhe garancia e produkteve që ofrohen si dhe profesionaliteti i ekipit janë pikat e forta të kësaj kompanie, cka përputhen me vizionin dhe parimet e kompanisë tonë. Duke besuar në një partneritet të sukseshëm dhe shumëvjecar, dy kompanitë do mbështesin njëra tjetrën në tregun e ri dhe do të realizojnë sëbashku projekte fotovoltaike kudo në Shqipëri dhe Kosovë!

 

Të bashkuar nga vizioni i madh dhe dëshira për të zgjeruar përdorimin e paneleve fotovoltaike, të dyja kompanitë kanë realizuar sëbashku me sukses 3 (tre) projekte fotovoltaike në Kosovë.

 

Projekti 1

 

Projekti i parë i mbyllur me sukses në Kosovë në partneritet me Solar Kosova. Bëhet fjalë për 10.175 kWp të instaluara në një biznes me dhomë frigoriferike. Klientit iu instaluan në total 37 panele fotovoltaike dhe 1 inverter Fronius.


Projekti 2

Një tjetër impiant fotovoltaik i instaluar me sukses në partneritet me Solar Kosova është dhe

 

impianti fotovoltaik me madhësi 10.85 kWp. Ky impiant u instalua në një karburant në Kosovë. Në këtë projekt u instaluan 35 panele fotovoltaike me fuqi 310 Wp dhe 1 Inverter Fronius.

Projekti 3

 

Bizneset në Kosovë i kanë besuar ekipit tonë dhe të Solar Kosovës sërisht. Një impiant fotovoltaik me madhësi 14.88 kWp u instalua me sukses në një veterinari në Kosovë. Klientit iu instaluan 48 panele fotovoltaike dhe u përdor një inverter i firmës Fronius.

 

Vega Solar “System Partner” i Fronius!

Vega Solar është e para dhe e vetmja kompani në Shqipëri në fushën e fotovoltaikëve që është certifikuar nga firma e inverterave Fronius si System Partners.

 

Cfarë do të thotë kjo?

 

Vega Solar demostron një nivel të lartë kompetence në ofrimin e shërbimeve: Këshillim, Instalim dhe Suport Teknik për inverterat e firmës Fronius. Për cdo problematik teknike që kanë inverterat Fronius të instaluar në Shqipëri apo nevojë për konsulencë nga ana e klientëve , kompania jonë ka profesionalitetin dhe kompetencat e duhura për t`ju shërbyer.

 

Një nga prioritetet që ka Vega Solar është ofrimi i një shërbimi profesional dhe i pakonkurrueshëm. Për këtë arsye ekipi jonë trajnohet rregullisht me të gjitha ndryshimet që ndodhin në sektorin e fotovoltaikëve. Një nga trajnimet e ndjekura nga ekipi jonë është dhe trajnimin i kryer në Sattledt, Austria te Fronius International GmbH. Dy inxhinierët tanë ing. Bruno Papaj dhe ing. Philipp Koronowski u certifikuan për njohuritë e fituara gjatë kësaj kohe.

 

Video