Secondary Adv
ACP

Projekti i stadiumit Loro Borici, Shkoder | 2015

 

Projekti i stadiumit Loro Borici, Shkoder - Nga tetori i këtij viti sipas parashikimeve dhe deklaratave të zyrtarëve të lartë të FSHF-së, Shqipëria do të ketë edhe një tjetër impiant futbolli të standardeve më të larta. Bëhet fjalë për stadiumin e Shkodrës, “Loro Boriçi”, i cili pritet të rikonstruktohet totalisht dhe të përfundojë në listën e impianteve me “4 yje”.

 

 

Duke u ndalur tek detajet se çfarë punësh do të behen, fillimisht do të kemi një prishje të objekteve ekzistuese në një kat. Po ashtu do të kemi prishje të tribunave dhe murin rrethues të disa pjesë të stadiumit që është plotësisht i degraduar. Do të ketë rrugë të hapura përreth stadiumit si dhe sheshe parkimi. Do të bëhet një ndërtim i ri i tribunës qëndrore ku mendohet të ketë dhe dy kate më poshtë.  Po ashtu shkallët ekzistuese do ti nënshtrohen një rikonstruksioni plus që do të ndërtohen shkalllët e reja.


Natyrisht një vemendje do ti kushtohet fasadës së stadiumit që do të jetë plotësisht e rikonstruktuar si dhe të projektuara janë instalimet elektrike që do të bëhen të gjitha nga fillimi së bashku me instalimet hidro-sanitare dhe ngrohje/ftohje. Tapeti i i blertë do të bëhet i gjithi i ri dhe anash do të jetë pista e atletikës që do të jetë me tartan. Po ashtu karriget do të vendosen të reja si dhe portat hyrëse do të paijsen me biletari.

 


Gjithashtu të parashikuar janë dhe 4 ashensorë. Këto do të jenë punimet që do të realizohen në stadiumin “Loro Boriçi”. Sipas projektit impianti i ri do të ketë një kapacitet prej 17 mijë vendesh, pra më të madh se “Elbasan Arena” dhe për këtë arsye investimi fillestar parashikohet të shkojë nga 10 deri në 12 milion euro.


Rikonstruksioni
Gjithsesi, mësohet se punimet do të nisin në prill të këtij viti dhe pritet të përfundojnë në harkun e 7 muajve. Duke qenë se impianti do jetë më i madh sesa “Elbasan Arena”, normalisht që do ketë volume shumë më të mëdha pune. Nga ana tjetër, mësohet se aty do të punohet vazhdimisht me tre turne, gjatë gjithë kohës, që stadiumi të përfundohet brenda tetorit të këtij viti, për ndeshjen Shqipëri-Serbi.

 


Sipas informacioneve, do të rikonstruktohet gjithçka, duke filluar që nga tribunat kryesore, ato anësore, dhomat e zhveshjes, dushet, tualetet, dhoma e antidopingut dhe arbitrave, salla e medias, tapeti i fushës, por edhe pjesët e jashtme. Ashtu sikundër “Elbasan Arena”, edhe stadiumi i Shkodrës do të ketë pistë olimpike për atletikën. Ndërsa përreth impiantit do të hapen rrugë të reja, si dhe do të ndërtohet parking për rreth 600 automjete. “Loro Boriçi” do ketë një kapacitet prej 17 mijë vendesh të ulura, i cili pas përfundimit do jetë më i madhi, të paktën deri në ndërtim të stadiumit “Qemal Stafa”.
Kostoja e stadiumit do të shkojë deri 12 milionë euro dhe financimi do jetë trepalësh: mes qeverisë shqiptare, Federatës Shqiptare të Futbollit dhe UEFA-s.

Me shume projekte ne Shqiperi