I përfunduar
Prezantohet projekti i Arenes Kombetare | FSHF | 2016
Paraditen e së enjtes u prezantua projekti i stadiumit të ri kombëtar, një projekt që sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armando Duka, ishte “një bashkëpunim i përbashkët me qeverinë”.
“Për një projekt të tillë u desh koha e nevojshme dhe kjo kohë mund të ishte edhe më e gjatë. Por, ju them se është më e shkurtër sesa koha që kanë marrë projekte të ngjashme në Itali. Ky projekt është një bashkëpunim i suksesshëm me qeverinë. Kryeministri ka kontribuar maksimalisht për përshpejtimin e projektit dhe kalimin e pengesave”, tha Duka.I pranishëm në prezantimin e projektit ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili falenderoi FSHF-në për ndryshimin e pamjes së stadiumeve në të gjithë vendin.“Shikonim stadiume ku nuk mund të zhvilloheshin ndeshje dhe kulturë. Shpreh konsideratën time për federatën që ia ka ndryshuar fytyrën stadiumeve”, u shpreh Rama në fjalën e tij.




Me shume projekte ne Shqiperi
Farka Hills, Liqeni i Farkes
Blin Residence, Liqeni i Farkes
Kompleks me vila banimi 1, 2 dhe 3 kat, me 1 kat nentoke ne Mjull-Bathore
Godine banimi dhe sherbimi 7, 8, 9, 10, 11 dhe 12 kat, me 2 kate parkim nentoke, Fusha e Aviacionit
Projekti 5 Maji kompleks rezidencial dhe apart-hotel ne rrugen 5 Maji Tirane
Projekti Budi Building ne rrugen Pjeter Budi, Tirane
Projekti Bermon Tower ne rrugen Aleksander Moisiu, Tirane
Strukture sherbimi e banimi 16 deri 39 kate dhe strukture hotelerie 12 kate mbi toke dhe 7 kate nentoke, Bulevardi i Ri




k.jpg)