
Lindner Albania

Adresa: Rruga Rinasit, Tirana Business Park, ndertesa 1,Hyrja 7,kati 2, Tirana, Albania
kompanise
Përshkrimi
Lindner Albania – Partneri juaj ideal për ndërtimin, interierin, izolimin dhe shërbime të lidhura me ndërtimin.
Kompania është pjesë e grupit Gjerman, Lindner Group – lider në Europë në fushën e ndërtimit, interierin, izolimin dhe shërbime të lidhura me ndërtimin. Prania globale e Lindner dhe njohuria gjermane e kombinuar me përvojën në tregun nderkombëtar, na mundësojnë fleksibilitet dhe profesionalizëm në cdo fazë të procesit të ndërtimit, gje kjo që na vecon me një performancë unike në të bërit biznes. Lindner Albania ofron shërbim cilësor dhe është një partner besnik. Ekipi ynë është i gatshëm të përballet me sfidat e ndryshme që shoqërojnë çdo projekt të vecantë.
Çfarë ofron
Lindner Albania është një kompani ndërtimi që ofron një shërbim inxhinierik të plotë në procesin e ndërtimit nga projektimi deri tek ndërtimi i plotë - projektet "turn-key". Gama e plotë e shërbimeve tona mundëson zbatimin e fazave të ndryshme - projektim, menaxhim te projekteve, izolimin e jashtëm dhe punimet e brendshme.
Ne kemi një përvojë të konsiderueshme jo vetëm si kontraktues i përgjithshëm, por edhe si një ofrues shërbimi dhe produkti. Kompania jonë është distributori ekskluziv i produkteve prodhuar nga kompania meme Lindner Group: dysheme të ngritura dhe industriale, tavane metalike te varur me ngrohje dhe ftohje të integruar si dhe sisteme muresh ndarës. Ne gjithashtu ofrojmë instalimin e këtyre sistemeve moderne.
• Planifikimi i përgjithshëm
• Ndërtesë të Gjelbër
• Montim
• Mirëmbajtje
• Menaxhimi i Projekteve
• Partneritet Publik dhe Privat
• Hulumtim dhe Zhvillim
• Skela dhe kontenierë
Shërbime

Sisteme ndricimi per zyra

Ndricim per ambjente tregtare

Mure ndares me izolim akustik

Dyer dhe vetrata per ndarje ambjenti

Sisteme muri ndares per zyra

Dysheme teknike me pllaka

Shtrime dyshemeje teknike per qendra tregtare

Dysheme e ngritur industriale

Dysheme e ngritur metalike industriale

Fasada te jashtme per ndertesa

Tavan teknologjik ngrohje-ftohje

Dysheme e ngritur per kinema

Planifikim i pergjithshem projekti

Ndertim terminalesh

Ndertim tribunash

Ndertim stadiumi

Ndertim aeroporti

Mbulim me konstruksion dhe xham

Skela me qera per jashte

Termoizolim ndertesash

Sisteme mbulimi per cati

Produkte Lindner

Pastrim i substancave te rrezikshme

Ndertesa ekologjike

Ndarje dhomash per zyra

Menaxhim i ndertesave ekologjike

Mbrojtje dhe parandalim nga zjarri

Instalime akustike

Cmontim ndertesash

Dysheme e ngritur per zyra
Katalogu











Historiku
Grupi Lindner është kompani lider në Evropë për punimet e brendshme dhe interierin, ndërtimin e fasadave dhe izolimin inxhinierik me nje eksperiencë 50 vjecare në projektimin, zhvillimin dhe zbatimin e projekteve individuale me cilësi të lartë dhe zgjidhje inovative. Me një fuqi punëtore prej 6000 punonjes në mbarë botën, Lindner menaxhon nga zyra qendrore në Arnstorf Gjermani, impiantet prodhuese dhe degët e saj në më shumë se 20 shtete. Që nga krijimi në vitin 1965 nga Hans Lindner, aspiratat e tij kanë qenë t`u ofrojë klientëve një ndërtim pa ndërprerje të një ndërtese të tërë. Sot, "Konceptet - Produktet - Shërbimi" përbëjne gamën më të plotë në treg për të përmbushur të gjitha kërkesat e mundshme të projektit.
Punë të kryera

BASF Business Center D105

Sparkasse Regional Branch Office

Roche Diagnostics International AG Building 12

Mundsburg Office Tower

La Grande Arche

Jepsen Audi Car Dealership

Friends Hirschgarten

Flughafen Munchen

Elbphilharmonie

EFRE Centre of Technology

easyCredit Headquarters

Bosch Research Centre

Blumenhaus

CFO Pharma Headquarters

Tirana Business Park

MK Hotel Tirana

Hapesira sherbimesh, Tirana Business Park

Recreation Room, Tirane

Munich Re, Berliner Strasse

ITE Headquarter Interior fit out

Lindner Garden Residence
Projekte
Lindner Garden Residence - Stili gjerman i jeteses
Vetëm 10 minuta larg Tiranës dhe fare pranë me Aeroportin “Nënë Tereza” do të gjeni një qytezë të mirëfilltë. E ndërtuar sipas standardit gjerman të cilësisë dhe me një arkitekturë me në qendër njeriun, Lindner Garden është e para rezidencë e llojit të saj në Shqipëri.
Pas Tirana Business Park dhe MK Hotel Tirana, Lindner Garden Residence është investimi i rradhës i Lindner Group në Shqipëri. Me bazë në Gjermani por me shtrirje dhe projekte në të gjithë botën, Lindner Group në vetëm 50 vjet është kthyer në lider në sektorin e ndërtimit.
Në këto 50 vjet Lindner ka zhvilluar me sukses projekte dhe shërbime të ndryshme: në hoteleri, qendra biznesi, zona rezidenciale, ferma me produkte organike apo birrari. Mjafton të përmendim rrjetin e hoteleve MK, Tirana Business Park apo Parkun Rezidencial Lozen.