Wienerberger - TONDACH
Adresa: Tirane, Shqiperi
kompanise
Përshkrimi
Kompania Wienerberger është prodhuesi më i madh i tullave dhe i tullave të fasadës, udhëheqës tregtar për çatinë me tjegulla argjile në Evropë dhe i pllakave të betonit për shtrim në Evropën Qendrore dhe Lindore. Clay Building Materials Europe (CBME) është e pranishme në 31 shtete të Evropës, si edhe në Kinë, Indi dhe SHBA. Ajo numëron më shumë se 10.200 të punësuar dhe zotëron 227 fabrika prodhimi në 27 vende. Kompania Wienerberger është themeluar në Vjenë, në vitin 1819, ku e ka selinë edhe sot.
• Tullat: numër 1 në botë
• Tullat e fasadës: numër 1 në Evropë
• Tjegullat e argjilës: numër 1 në Evropë
• Catia TONDACH® është në maje të materialeve mbuluese me një jetëgjatësi të dëshmuar mbi njëqindvjet. TONDACH® tjegullat nuk janë vetëm të qëndrueshme por janë edhe ekonomike, vendimtare për vlerësimin e materialeve të catise janë qëndrueshmëria e jo shpenzimet që kan lind në kohën e furnizimit!!!
• Këtu shihet "ekonomizimi” i vërtetë i materialit, kur pronari i objektit nuk duhet të jap para për rregullime të ndryshme. Kjo vlen posaçërisht për catite e shtëpisë, konstrukcioni dhe mbulimi i së cilës është vetëm një pjesë e vogël e shpenzimeve të ndërtimit.
• Me rëndësi është që në afat të gjatë catia TONDACH® është më i volitshëm, sepse një renovim catie është i domosdoshëm pas më shumë se njëqind vjetëve, për atë TONDACH® garanton 33 vjet për secilin produkt!
• Pllakat e betonit: numër 1 në Evropë
Ne jemi pjesë e grupit Wienerberger
Kompania Wienerberger AG është furnizues botëror i materialeve ndërtimore dhe zgjidhjeve infrastrukturore me seli në Vjenë. Ne jemi prodhuesi i vetëm shumëkombësh i blloqeve të argjilës për mure, tullat fasade dhe tjegullave argjile, sistemeve të gypave të plastikës apo të qeramikës, si edhe të pllakave të argjilës dhe të betonit. Ne jemi prodhuesi më i madh botëror i blloqeve të argjilës, ndërsa kompania udhëheq tregun edhe në segmentet tona të tjera të punës. Duke pasur parasysh se është themeluar në vitin 1819, mund të krenohemi me 200 vjet biznes të suksesshëm.
Ne jemi pjesë e njësive të biznesit Clay Building Materials Europe, veprimtaria bazë e së cilës është prodhimi, furnizimi dhe shpërndarja e materialit të ndërtimit nga argjila. Zyrat e selisë së Clay Building Materials Europe gjenden në adresën Wienerberg në Vjenë, Austri, nga ku edhe vjen emri i kompanisë. Në atë vend, e ka një zyrë biznesi edhe kompania Wienerberger AG.
VLERAT TONA
1- Ekspertiza
• Ne jemi gjithmonë në procesin e mësimit, me qëllim që të zhvillojmë zgjidhje të reja me vlerë të shtuar për të mirën e klientëve tanë.
• Ne udhëheqim në teknologji dhe në trendet e industrisë së materialeve të ndërtimit dhe në fushën e zgjidhjeve infrastrukturore.
• Ne përdorim sistemet dhe proceset më bashkëkohore, sa herë që ato ofrojnë vlerë të shtuar për klientët tanë.
2- Pasioni
• Ne jemi krenarë me zgjidhjet dhe shërbimet që i ofrojmë.
• Ne besojmë në ndikimin pozitiv të punës tonë në kushtet e mjedisit dhe të jetesës së klientëve tanë. E komunikojmë këtë angazhim, ndërsa ua përçojmë të tjerëve pasionin tonë.
• Ne jemi krenarë për faktin se jemi ekspertë në fushat tona dhe se e ndajmë hapur ekspertizën dhe informacionet tona me kolegët tanë.
3- Integritet dhe respekt
• Ne i trajtojmë klientët dhe kolegët tanë njësoj siç dëshirojmë edhe vetë ne që të na trajtojnë.
• Ne i pranojmë dallimet në mendime, që mund t’i ndihmojnë përparimit.
• Ne i vlerësojmë dallimet dhe për zhvillimin e zgjidhjeve, përpiqemi t’i kuptojmë dallimet krahinore dhe kulturore.
4- Përqendrohemi te klienti
• Ne i kuptojmë nevojat e klientëve tanë dhe iu ofrojmë atyre zgjidhje me vlerë të shtuar.
• Ne e kuptojmë, se suksesi ynë varet prej suksesit të klientëve tanë.
• Ne komunikojmë me klientët tanë rregullisht dhe në mënyrë aktive, që t’i kuptojmë sa më mirë nevojat e tyre dhe të mbajmë marrëdhënie të mira biznesi.
5- Sipërmarrja
• Suksesi i kompanisë është suksesi ynë - ne punojmë me përkushtim dhe vendosmëri.
• Ne ofrojmë zgjidhje, jo probleme.
• Ne i menaxhojmë paratë e kompanisë, si të ishin paratë tona personale.
6- Cilësia
• Ne angazhohemi që klientëve tanë t’u ofrojmë cilësinë më të lartë të materialeve të ndërtimit dhe zgjidhje për infrastrukturën.
• Puna jonë bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të zgjidhjeve dhe proceseve.
• Ne e kuptojmë se për cilësinë mund të flasë vetëm ai që e njeh atë.
7- Përgjegjësia
• Ne komunikojmë me kolegët dhe klientët tanë në mënyrë të sinqertë dhe të hapur.
• Ne i trajtojmë kolegët dhe klientët tanë me respekt.
• Ne udhëhiqemi nga qëllime të përcaktuara qartë dhe ofrojmë udhëzime të dobishme.
Çfarë ofron
Cilësia e jetës dhe siguria për klientët tanë janë qëllimi ynë
Qëllimi ynë është krijimi i produkteve natyrore me vlerë të gjatë: cilësia e jetës dhe siguria për klientët tanë, një investim solid për aksionerët dhe një vend tërheqës pune për bashkëpunëtorët. Duke e marrë seriozisht rolin e anëtarit në një shoqëri me përgjegjësi të ndërgjegjshme dhe duke i drejtuar veprimet tona ndaj aspekteve ekonomike, sociale dhe ekologjike – ne do të vazhdojmë të jemi të suksesshëm edhe në të ardhmen.
Përqendrohemi në ato fusha, ku jemi më të mirët
Thelbi i biznesit tonë është prodhimi i tullave, cilësia dhe efektshmëria e kostos së të cilave mund të dëshmohen gjithmonë. Ndërtimi i tullave përfaqëson një investim me efektshmëri kostoje të lartë dhe të orientuar nga ekologjia për të ardhmen. Ne përpiqemi për zhvillimin e vazhdueshëm të produkteve, që e racionalizojnë konsumin e energjisë me përdorimin e teknologjive, që nuk ndikojnë negativisht në mjedis. Ne ndërtojmë të ardhmen tonë mbi një themel të fortë të përvojës dhe njohurive, të cilat bazohen në traditën shumëvjeçare të kompanisë.
Suksesi ynë qëndron te punonjësit tanë, të cilët sillen dhe veprojnë si sipërmarrës. Ne ndjekim një zhvillim të qëndrueshëm, me orientim afatgjatë dhe iu përgjigjemi në mënyrë dinamike sfidave të mjedisit. Ne jemi të lidhur fort me natyrën dhe prodhimet e qëndrueshme, por jemi të hapur edhe ndaj njohurive të reja dhe zhvillimit të zgjidhjeve të reja. Ne jemi një ndërmarrje shumë-kulturore, kultivojnë marrëdhënie dhe përfitojnë nga sinergjitë e rrjetit tonë. Ne e vëmë gjithmonë njeriun në qendër të veprimtarive tona.
Motoja jonë është zhvillimi i qëndrueshëm
Motoja jonë është zhvillimi i qëndrueshëm dhe veprimtaritë tona për dhjetëvjeçarë të tërë i kemi orientuar drejt kritereve mjedisore, ekonomike dhe sociale. Duke nënshkruar Marrëveshjen Globale të OKB-së në vitin 2003, ne e kemi pranuar zyrtarisht përgjegjësinë sociale të korporatave: që ta mbështesim në mënyrë aktive sjelljen etike të kompanisë dhe të kujdesemi për zbatimin e dhjetë parimeve themelore të Marrëveshjes së OKB-së për “Good Corporate Citezenship” në kompaninë tonë.
Shërbime
Tjegulla per rinovim catie
Tjegulla per cati
Tjegulla moderne dhe klasike per cati
Tjegulla me ngjyra per cati
Restaurim catie
Sisteme catie
Mbulim catie me tjegulla
Aksesore per ndertim catie
Mbrojtje te cative historike
Sisteme ventilimi per cati
Ndertim catie
Pllaka catie te te gjitha llojeve
Tulla per ndertim
Tulla per fasade
Tulla te pjekura per fasade
Tulla per mure
Tulla per ndertim fasade
Tulla me forma te ndryshme per fasade
Pllaka betoni per shtrime oborresh
Tjegulla argjile per cati
Katalogu
Punë të kryera
Kompleks banimi Gaj
Pallati Jacklyn Building
Shtepi me dizajn klasik
Video
Partnere
Petro Beqiri Durres
Alb Eraldo Tirane
Shijaku Group Fushe Kruje
Stella shpk Lezhe
Curri shpk Malsi e Madhe
Vucaj shpk Koplik
Etem shpk Gjirokastre
Benja Construction Berat
Theollogo shpk Sarande
Gjolla shpk Pogradec
Shehu shpk Peshkopi