
Saint-Gobain Construction Products Albania

Adresa: Rr. Budull, Nr.3, 1039 Ahmetaq, Preze,Vore, Albania
kompanise
Përshkrimi
Saint-Gobain Construction Products Albania është pjesë e grupit industrial Saint Gobain, lider botëror në prodhimin e materialeve të ndërtimit dhe një ndër 100 Korporatat industriale më të mëdha në botë. Në Shqipëri, kompania u themelua në Korrik të 2016 në Shqipëri duke blerë markën e njohur Italcol dhe duke sjellë në tregun lokal eksperiencën & ekspertizën 355 vjeçare të një grupi botëror. Saint-Gobain Construction Products Albania, e përfaqësuar në tregun shqiptar me markat Saint-Gobain, Weber, Rigips, Isover, Ecophon etj, ushtron veprimtarinë e saj në fabrikën e ndodhur në Fushë Prezë.
Saint-Gobain S.A është një ndër 100 grupet më të mëdha industriale në botë, e themeluar në Francë më 1665 nga mbreti Luigj XIV. Grupi ka lënë pas krahëve mbi 350 vite arritje në industri dhe ka dhënë kontribut të vyer në zhvillimin e zgjidhjeve inovative dhe përmirësimin e jetës sonë të përditshme. Saint-Gobain ka përfaqësi në 70 vende të botës me rreth 167 000 persona të punësuar dhe 8 qendra kërkimore, të cilat në bashkëpunim me laboratoret dhe universitetet më prestigjoze në botë krijojnë zgjidhjet e së ardhmes në 3 fushat kryesore të veprimit të Grupit: Dizenjimin, Prodhimin dhe Distribucionin. Përgjigja e Saint-Gobain ndaj sfidave të qëndrueshmërisë bazohet në vlerat e përbashkëta të të gjithë grupit të kompanive.
Këto vlera duhet të pranohen dhe zbatohen plotësisht për të qenë pjesë e Grupit. Sektori i ndërtimit është përgjegjës për 40% të emetimeve të gazit serë. Saint-Gobain ështe i angazhuar të reduktojë emetimin e karbonit duke arritur neutralitetin e karbonit deri në 2050 nëpërmjet zgjidhjeve eficente në energji dhe ndërtimit të lehtë dhe të qëndrueshëm.
Çfarë ofron
Saint-Gobain Construction Products Albania e zhvillon aktivitetin e saj në dy drejtime kryesore:
-Prodhimi: Nën markën Saint-Gobain Weber ne prodhojmë një gamë të gjerë produktesh për tregun lokal të Shqipërisë dhe Kosovës si dhe e eksportojmë atë në rajon si: llaçra suvatimi, llaçra murature, finitura minerale dekorative, finitura dhe stuko të imëta për nivelim, ngjitës pllakash, zgjidhje hidroizolimi si dhe llaçrat me bazë gipsi të markës Rigips.
-Distribucion: Ne importojmë dhe shpërndajmë në Shqipëri dhe Kosovë materialet më cilësore dhe zgjidhjet me performancë të lartë të vendeve Europiane si:
-Sisteme të thata të markës Saint-Gobain Rigips nga Hungaria, Greqia, Rumania, Italia, dhe Austria etj.
-Sisteme per izolimet termike prej leshit të xhamit dhe leshit të gurit të markës Saint-Gobain Isover dhe Izocam nga Italia, Rumania, Rusia dhe Turqia.
-Sisteme të performancës akustike për çdo ambient shkolla, hotele, kinema, teatro, banesa, për tavanet dekorative dhe përthithje akustike nga Saint-Gobain Ecophon dhe Eurocoustic nga Suedia dhe Franca.
-Produkte të gatshme në kova për sistemet e fasadave, mureve të brendshme dhe të jashtme nga Saint Gobain Weber Serbia.
-Të gjitha sistemet e xhamit nga Saint-Gobain Francë, Itali, Egjipt, Rumani etj.
-Membranat bituminoze Bituver për hidroizolim nga Italia.
Të gjitha produktet dhe sistemet e prodhura nga Saint-Gobain Albania dhe të importuara nga Kompanitë Simotra në të gjithë Europën, janë të certifikuara sipas normativave Europiane (EN / DIN / CE). Saint-Gobain është ndërtuar mbi vlera solide të cilat ndihmojnë kompaninë të ndërtojë marrëdhënie të qëndrueshme dhe të përgjegjshme me të gjithë aksionerët, klientët, punonjësit, furnitorët, nënkontraktorët dhe komunitetin.
Së bashku me klientët dhe për klientët tanë, dizenjojmë materiale dhe zgjidhje që ndikojnë pozitivisht në jetën, mirëqenien, cilësinë e jetës dhe punën e kujtdo, duke u kujdesur në të njëjtën kohë për planetin. Kjo është ambicia thelbësore e qëllimit tonë: të veprojmë çdo ditë që ta bëjmë botën një vend më të bukur dhe më të qëndrueshëm për të jetuar.
Shërbime

Aksesore gipsi

Izolime akustike dhe termike te mureve ndares

Aksesore termoizolimi

Vida dhe Upa

Sistemet per ngjitjen e pllakave

Shirita rrjete per fuga

Sistemet e mureve ndarese

Shirita izolues

Sistemet e masave niveluese

Sistemet e tavaneve te varura

Sistemet e izolimeve termike

Sistemet e tavaneve dekorative 60x60

Sisteme izolimi akustike dhe termike te cative

Sisteme te lyerjes se mureve

Sisteme hidroizolimi

Sisteme dekorative te fasadave dhe mureve te brendshme

Rigips Sistemet dhe suvate me baze gipsi

Sistemet e ngjitjes se pllakave

Ngjitesa ekstremisht fleksibel per pllaka

Ngjitesa fleksibel per pllaka

Sisteme akustike

Mbushes fugash me baze gipsi

Profile gipsi

Profile per fasada termike

Profile
Katalogu




Historiku
Shekulli XVII – Nga punishte prodhimi mbretërore në industri
E themeluar gjatë sundimit të Luigjit XIV, punishtja mbretërore e qelqit të pasqyrave zhvilloi një procedurë revolucionare që konsistonte në derdhjen e qelqit në një tavolinë metalike. Punishtja kryesore e prodhimit u vendos në një fshat të vogël në pjesën verilindore të Mbretërisë nga e cila mori emrin: Saint-Gobain.
1665 – Në Tetor 1665, Luigji XIV firmosi Fletën e Patentimit, duke krijuar kështu Punishten e Qelqit të Pasqyrave në Paris, një nga 25 punishtet mbretërore të themeluara atë vit.
Shekulli XVIII – Një periudhë begatie dhe zhvillimi
Punishtja e qelqit të pasqyrave filloi të japë fitime të menjëhershme, jo vetëm nga porositë mbretërore por edhe më shumë nga popullariteti që morën në atë kohë pasqyrat për popullin e thjeshtë, pasi ishte e vetmja e llojit të saj.
Shekulli XIX – Progresi i tregut të qelqit
Për t’u përballur me konkurrencën e fortë ndërkombëtare, Saint-Gobain zhvilloi gjerësisht biznesin e kimikateve të cilat, mbështetën zgjerimin e gamës së produkteve të qelqit jashtë Francës. Qelqi filloi të konsiderohej si një material ndërtimi dhe përdorimi i tij në arkitekturë i kombinuar me çelikun bëri që të pasonte një periudhë e cila la pas vepra të mëdha si: stacione hekurudhore, qendra ekspozimi, sera, qendra tregtare etj.
Shekulli XX – Revolucioni industrial dhe kohët moderne
Shekulli i 20-të solli shumëllojshmërinë, pasi që në gjenezë Saint-Gobain ka qenë e fokusuar ekskluzivisht në prodhimin e qelqit të pasqyrave, kompania filloi të interesohej për të gjitha produktet e qelqit. Tregu i ri i automjeteve e përforcoi zhvillimin e tregut tradicional të ndërtimit, i cili u stimulua gjithashtu edhe nga promovimi i një stili arkitekturor plot dritë, në të cilin kombinoheshin betoni dhe xhami.
Pas Luftës së Dytë Botërore, Grupi pësoi transformimin e radhës falë shkrirjeve dhe blerjeve të shumta. Partneriteti me Pont-à-Mousson dhe riorganizimi i Grupit të sapo shkrirë, përcaktoi një pikë të rëndësishme kthese. Zhvillimet e viteve të ardhshme, të drejtuara nga nevojat emergjente të liderve të industrisë dhe nga përfshirja e Grupit në shpërndarjen e materialeve të ndërtimit, hodhën hapat e parë për zgjerimin ndërkombëtar.
Shekulli XXI – Një Grup mbarë botëror me mbi 350 vjet eksperiencë
Grupi Saint-Gobain ka ndryshuar fokusin e tij në një strategji të habitatit të qëndrueshëm dhe zgjerimit ndërkombëtar me ambicien thelbësore të qëllimit: Të veprojmë çdo ditë që ta bëjmë botën një vend më të bukur dhe më të qëndrueshëm për të jetuar.
Punë të kryera

Amfiteatri i Tiranes, Liqeni Artificial

Empire Beach Resort, Riviera Shqiptare

Euro News Albania

Fasade e ventiluar ne vile private

Hotel Coloseo, Tirane

Kolegji internacional i biznesit ne Mitrovice, Kosove

Kompleksi Mangalem, Tirane

MK Hotel, Tirane

Ndertesa Dolcka, Tirane

Ndertesa Nartel ne Prishtine, Kosove

Rindertim fasade nga termeti

Shkolla 9-vjecare, Durres

BRAND and KO shpk, Tirane

Hotel Demi, Sarande

Hotel Lot, Tirane

Kompleksi Siri, Tirane

Pediatria e re, Qendra Spitalore Universitare Nene Tereza

Rezidenca Rainbow ne Don Bosko, Tirane

Selia e re e FSHF, prane parkut Olimpik

Fasade GlassrocX, Marina Bay Resort ne Vlorë
.jpg)
Salla e rezonancës magnetike, spitali Covid-19 (2)

Sistemet e murit me performancë të lartë akustike ndaj zjarrit, Air Albania Stadium

Zoja e Keshillit te Mire

CUCI Residence

Dolcka

Downtown One

Ebbi Hotel, Dhermi

Foleja e Gjelber

Hotel LOT

Hotel Marriott

Kode Labs Kosove

Kolegji Nderkombetar i Biznesit, Mitrovice, Kosove

Kompleksi Rezidencial Halisof

Kompleksi Vilave Rezidenciale O2

MK Hotel

Ndertese Rezidenciale Podujeve

Ndertese Rezidenciale, Komuna e Parisit

Ndertese Rezidenciale, Komune e Parisit

Ndertese Rezidenciale, Korce

Ndertese Rezidenciale, Tirane

Rezidenca Rainbow

Shkolla Sherif Dervishi

Swiss Village Kosove

Terminali Lindor i Autobuzave, Tirane
Partnere








