Secondary Adv

TETRA

 

Përshkrimi

Rrugëtimi ynë ka nisur në vitin 2007, e themeluar si një kompani me një vizion të qartë, ofrimin e zgjidhjeve në fushën e teknologjisë së informacionit për biznese të vogla, të mesme dhe korporata.

 

Falë eksperiencës dhe menaxhimit të sukseshëm, këto 16 vite kanë qënë një histori suksesi, bazuar kjo në standartet e larta të vendosura nga kompania mëmë e grupit, CCS, e cila operon qysh prej vitit 1993 në tregun shqiptar.

 

TETRA lindi nga nevoja për të mbuluar atë pjesë të shërbimeve dhe zgjidhjeve që i mungonte tregut shqiptar, si zgjidhje inteligjente në fushën e sistemeve të akses-kontrollit për mjete dhe njerëz, zgjidhje për karikimin e automjeteve elektrike dhe fushën e automatizimit të proceseve të biznesit. 

 

Kompania jonë sot është prezente me 3 vendndodhje të ndryshme, me zyrat qendrore ne qytetin e Tiranës, zyra jonë ne qytetin e Durrësit dhe së fundmi me zyrën tonë të re në qytetin e Prishtinës për të ofruar eksperiencën dhe ekspertizën tonë edhe në tregun kosovar. 

 

MISIONI YNË është që falë teknologjisë inovative, produkteve cilësore dhe suportit profesional, t’i ofrojmë biznesit lehtësi në menaxhimin e proceseve të punës, siguri të lartë, efiçencë dhe optimizim të kostove operacionale.  Me anë të zgjidhjeve tona “GREEN”, ne jemi të përkushtuar në mbrojtjen e mjedisit. 

 

VIZIONI YNË është t’i ofrojmë biznesit në Shqipëri dhe Kosovë zgjidhje teknologjke bashkëkohore në funksion të rritjes së sigurisë dhe shfrytëzimit maksimal të potencialit. Kjo sipas standardeve më të larta të ofruara nga eksperienca e partnerëve tanë evropian. 

 

VLERAT që na shoqërojnë në rrugëtimin tonë janë: Smart, Secure, Green. 

Smart – Për sistemet dhe shërbimet inteligjente që TETRA sjell në Shqipëri

Secure – Për zgjidhjet më të sigurta që i ofrojmë biznesit në sistemet e parkimit dhe akses-kontrollit

Green- Për një mjedis dhe të nesërme më të pastër nëpërmjet karikuesve të automjeteve elektrike

 

Ne besojmë që njerëzit janë burimet më me vlerë në kompaninë tonë dhe në çdo moment ata mbeten fokusi ynë kryesor. Për këtë në sloganin tonë mbeten të pandyshueshme fjalët se “Ne mbështetemi në njerëz dhe teknologji”.

Çfarë ofron

1.Sisteme parkimi

Sistemi yne per automatizimin e proceseve te punes dhe gjenerimit te te ardhurave nga parkimet eshte Skidata. Nje emer i rendesishem ne fushen e menaxhimit te ambjenteve te parkimit.

Skidata, me një eksperiencë 45 vjeçare ne fushën e automatizimit të sistemeve të parkimit dhe me më shumë se 12 mijë instalime në gjithë botën, ofron zgjidhje për çdo kërkesë që mund të ketë një ambjent parkimi, duke nisur nga parkimi më i vogël deri në sisteme të mëdha dhe me kërkesa të ndërlikuara në menaxhim. Kjo, falë software modular që plotëson nevojat të ndryshme për tipologji të ndryshme parkimesh. 

Produkti është i sigurtë, jetëgjatë dhe i besueshëm. 

Segmentet se ku sistemet Skidata gjejne zbatim janë: 

• Aeroporte

• Qendra Tregtare

• Operator parkimi

• Rezidenca banimi

• Qendra spitalore

• Hoteleri

• Parkime qyteti, etj.

 

Skidata përdoret në aeroportet dhe portet kryesore, markat e hoteleve më të mira, pikat më të rëndësishme turistike, operatorët më të mëdhenj të parkimeve, etj. dhe kudo tjetër ku nevoja për siguri dhe qëndrueshmëri të sistemit është maksimale dhe ku Klienti është i rëndësishëm.

 

-Opsionet që Skidata ofron për menaxhimin e ambjenteve të parkimit përfshijnë: 

• Zgjidhja “ticket-based” e cila ofrohet me anë të pajisjeve të besueshme dhe jetëgjata për hyrje-dalje që funksionojnë me anë të printimit të biletave fizike; 

• Zgjidhja “ticketless” e cila ofrohet nëpërmjet sistemit të kamerave LPR. Kjo zgjidhje e kthen parkimin tuaj në një biznes që respekton mjedisin duke shmangur përdorimin e biletave fizike. Hyrja kryhet me anë të leximit të targës së automjeteve në hyrje/dalje;

• Mënyra pagesash të ndryshme. Me operator ose me anë të makinerive të pagesave automatike të cilat pranojnë pagesë në monedha, kartëmonedha, debit/credit card dhe kthejnë kusurin në monedha apo kartëmonedha; 

• Karikues për automjetet elektrike të integruar plotësisht me sistemin e parkimit. Me anë të biletës, kartës RFID apo targës së automjetit, klientët karikojnë makinën dhe paguajnë tarifën e parkimit dhe karikimit në një faturë të vetme. 

 

-Avantazhet e zgjidhjes Skidata për menaxhimin e parkimit: 

Software modular për përmbushjen e nevojave të parkimeve të tipologjive dhe madhësive të ndryshme; 

• Pajisje aksesi të sigurta që kanë kosto të ulëta mirëmbajtje dhe jetegjatësi; 

• Opsione të ndryshme pagesash për të përmbushur kërkesat për çdo klient tuajin;

• Siguri e lartë në menaxhimin e të dhënave dhe të të ardhurave;

• Transparencë e plotë me klientin; 

• Raportime të ndryshme të cilat shërbejnë për menaxhimin e përditshëm të parkimit, por edhe për marrjen e vendimeve të ndryshme për rritjen e biznesit. 

 

2.Karikues për automjete elektrike

Zgjidhja jonë për karikimin e mjeteve elektrike është e bazuar në produktet dhe programin e kompanisë Circontrol, lider në Evropë, me bazë në Spanjë. Kompania Circontrol, pionere në fushën e karikuesve të makinave elektrike, ka nxjerr në treg karikuesin e parë me teknologjinë e karikimit AC në vitin e largët 2008. 

 

-Karikuesit AC përfshijnë modelet: 

  • -“Wallbox” me fuqi nga 7.4 kWh, deri në 22 kWh; 
  • -“Post eVolve” me fuqi maksimale deri në 22 kWh, me 2 dalje për karikim të njëkohësishëm të 2 mjeteve elektrike. 

 

-Karikuesit DC përfshijnë modelet: 

  • -“Raption 50”, karikues DC me fuqi karikimi maksimalisht 50 kWh, me dalje CCS2. Ky variant mund të shoqërohet me një dalje AC për karikim të njëkohësishëm të 2 mjeteve, ku 1 makinë karikohet në DC me 50 kWh, dhe tjetra në AC, me maksimumi 22 kWh;
  • -“Raption 100”, karikues DC me fuqi karikimi maksimalisht 100 kWh me dalje CCS2. Ky variant mund të shoqërohet me një dalje AC për karikim të njëkohësishëm të 2 makinave, ku 1 karikohet në DC me 100 kwh, dhe tjetra në AC me maksimumi 22 kwh; 
  • -“Raption 150”, karikues DC me fuqi karikimi maksimalisht 150 kWh me dalje CCS2. Ky variant mund të ketë 2 dalje CCS2 për karikim të njëkohësishëm të 2 makinave elektrike në teknologjinë DC. 
  • -“Raption 350”, karikues DC me fuqi karikimi maksimalisht 350 kWh. 

 

-Avantazhet e zgjidhjes Circontrol për mjetet elektrike: 

- Jetëgjatësi e baterisë nga përdorimi i karikuesve të certifikuar sipas termave gjermane të kalibrimit dhe certifikimit të këtyre pajisjeve, “German Eichrecht Calibration Law Compliance Certification”.

- Menaxhimi i qendërzuar i të gjithë flotës tuaj të karikuesve elektrikë, pavarësisht vendndodhjes, nëpërmjet softuerit “Cosmos Platform”. Me anë të këtij softueri ju mund të gjeneroni raporte mbi statusin e pajisjeve, alarme të mundshme, konsumin total për periudha të ndryshme, dhënie aksesi apo heqje aksesi, dhe kjo vetëm me anë të një aksesi në internet.

 

Menaxhim sa më optimal i energjisë totale që godina/zyra/shtëpia juaj kërkon. Kjo zgjidhje realizohet me anë të programit DLM, i cili mundëson karikimin e mjetit tuaj elektrik, por pa ndikuar në performancën e pajisjeve të tjera që ju keni në përdorim.

 

3.Sisteme akses-kontrolli

-Sistem akses-kontrolli & menaxhim i kohës së punës

Zgjidhja e ofruar nga kompania Zucchetti Group për akses-kontroll dhe menaxhim të kohës së punës për stafin, është mjeti ideal për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave për punonjësit dhe lëvizjet e tyre gjatë orarit të punës. 

Kjo zgjidhje përshtatet për: 

-Ndërmarrje të çdo lloj madhësie apo strukture;

-Institucione publike;

-Spitale; 

-Institucione arsimore;  

-Hoteleri; 

 

-Avantazhet e kësaj zgjidhjeje janë: 

-Integrimi i plotë i akses-kontrollit me matjen e kohës së punës për stafin; 

-Kontroll në kohë reale i të dhënave mbi prezencën në punë për pjesëmarrjen/mungesën e punonjësve; 

-Numërim automatik i orëve teorike dhe praktike të punës brenda ambjentit të zyrës; 

-Skedulim i turneve;

-Përcaktim i hierarkisë të kompanisë apo kompanive të ndara sipas departamenteve dhe pozicioneve; 

-Mbajtja e databazës me të dhënat e secilit punonjës; 

-Raportime në kohë reale për anomali mbi frekuentimin e punës; 

-Import/eksport i të dhënave për përdorim nga sisteme të treta; 

-Gjenerim raportesh për t’u lidhur me sistemin e pagave; 

-Raporte të personalizuara;

 

-Zgjidhje aksesi për ambjente me siguri të lartë 

TETRA plotëson nevojat për një akses-kontroll të sigurtë, të kontrolluar dhe të besueshëm në ambjente ku siguria kërkohet të jetë tepër e lartë. 

Ne kemi zbatuar me sukses zgjidhje të tilla në: 

-Stadiumin “Air Albania”

-Stadiumin “Loro Borici”

-Stadiumin “Elbasan Arena”

-Stadiumin “Selman Stërmasi”

-Autoritetin Portual Durrës

 

Tashmë prej disa vitesh, kemi fokusuar vëmendjen tonë në studimin dhe zgjidhjen e problemeve lidhur me kontrollin e hyrjes, dhe sigurinë në eventet sportive, kulturore apo edhe ambjenteve me akses të kufizuar, ku operatori duhet të mbajë shumë procese nën kontroll.

 

-Gunnebo

Grupi “Gunnebo” është lider ndërkombëtar në ofrimin e produkteve, zgjidhjeve dhe shërbimeve të sigurisë, i specializuar në zgjidhje për siguri në akses dhe siguri elektronike.

Me seli qëndrore në Suedi, Gunnebo ka zyra përfaqësimi në më shumë se 28 shtete, 10 fabrika prodhimi, si dhe numëron 5,200 punonjës në gjithë globin.

Pajisjet e sigurisë që TETRA mbulon me anë të partneritetit me kompaninë Gunnebo janë: 

-“Full Height Turnstiles” për përdorim në ambjente ku siguria kërkohet të jetë e lartë, si në stadiume, ambjente ushtarake, zyra shtetërore, banka etj.

-“SpeedStiles” për përdorim në hyrje/dalje në ambjente zyrash, porte, aeroporte, metro, etj.

-“Tripods” për përdorim në hyrje/dalje në ambjente zyrash, etj.

 

4.Menaxhimi i Qendrave Multifunksionale

Program për menaxhimin e Qendrave të Fitnesit, Palestrave, SPA-ve, Pishinave, Aqua Parks.

Gymgest është zgjidhja e duhur për të menaxhuar ambjentin tuaj të Pishinës, Palestrës, SPA-së, Aqua Park-ut, apo edhe qendrën tuaj multifunksionale. 

Programi Gymgest është modular, duke mundësuar implementimin nga ambjentet më të vogla dhe me nevoja modeste, deri në ambjente multifunksionale me numër të lartë pjesëmarrësish, kërkesash dhe shërbimesh të ofruara.

 

-Çfarë ofron ky program:

-Menaxhimin e akses-kontrollit për abonentët, vizitorët, stafin, etj; 

-Menaxhimin e abonimeve të ndara sipas orareve, vizitave dhe kohëzgjatjes; 

-Shitjen e produkteve dhe magazinimin e tyre direkt nga programi;

-Menaxhimin e akses-kontrollit në dollapët e ruajtjes së sendeve personale; 

-Menaxhimin automatik të kohëzgjatjes së përdorimit të dusheve apo tharëses së flokëve; 

-CRM; 

-Dërgimin automatik të mesazheve/email-eve për klientët aktivë, klientët joaktivë, oferta promocionale; 

-Ofrimin e shërbimeve teke; 

-Krijimin e klasave specifike ku klientët duhet të para-regjistrohen; 

-Rezervimin e orareve për shërbime të caktuara si: SPA, masazh, etj. 

-Mbajtjen e kartelave mjekësore për klientët e qendrës suaj; 

-Kthimin e kartës apo byzylykut “RFID” në një kartë krediti, me para apo paspagesë; 

-Menaxhimin e shezlongëve apo produkteve të ofruara me qera ditore.

 

5.Sinjalistikë Inteligjente Parkimi

TETRA vazhdon të mbetet unike në sistemet më inovative për ambjentet e parkimit që ofron. Nëpërmjet bashkëpunimit me kompaninë Circontrol, ne kemi sjellë në Shqipëri sistemin “Parking Guidance System”. 

Ky është një nga sistemet më mbresëlënës dhe afatgjatë në treg për udhëzimim e hapsirës së parkimit. Integruar në platformën “CirPark”, ai bëhet një mjet i fuqishëm i menaxhimit që optimizon trafikun në parkingjet e makinave dhe siguron kënaqësinë e përdoruesit, duke u dhënë atyre informacionin që u nevojitet kur kanë nevojë për të.

 

Kjo platformë unike parkimi ofron:

-Sistem Numërimi

Sistem numërimi i vendeve të lira në hyrjen kryesore të parkimit, apo edhe ndarjen në zona të ambjentit të parkimit. Kjo do të lehtësojë trafikun e krijuar dhe do të drejtojë përdoruesit drejt zonave me vende të lira për të parkuar në kohën më të shpejtë të mundshme. 

-Sistem Orientimi

Sistemi i Orientimit me sinjalistiken LED mundëson që përdoruesit të ndjekin ngjyrën e gjelbër që nënkupton një vend të lirë për të parkuar. Kjo është mënyra se si funksionojnë sensorët e zgjidhjes “Parking Guidance System”.

 

 

Shërbime

Instalimi i barrierave te parkimit
Instalimi i barrierave te parkimit
Sisteme parkimi SKIDATA per aeroporte, qendra tregtare, aktivitete sportive e kulturore
Sisteme parkimi SKIDATA per aeroporte, qendra tregtare, aktivitete sportive e kulturore
Sisteme parkimi
Sisteme parkimi
Karta per parking
Karta per parking
Sisteme parkimi dhe automatizimi SKIDATA
Sisteme parkimi dhe automatizimi SKIDATA
Mirembajtje sistemesh parkimi
Mirembajtje sistemesh parkimi
Dhenie me qera per sisteme parkimi
Dhenie me qera per sisteme parkimi
Sistem parkingu me bilete
Sistem parkingu me bilete
Parking me pagese automatike
Parking me pagese automatike
Karikues per makine elektrike
Karikues per makine elektrike
Stacion per karikimin e automjetit elektrik
Stacion per karikimin e automjetit elektrik
Administrimi i bizneseve ERP
Administrimi i bizneseve ERP
Program per menaxhim hoteli
Program per menaxhim hoteli
Program per menaxhimin e pishinave
Program per menaxhimin e pishinave
Programe per qender fitnesi, palester, qender sportive
Programe per qender fitnesi, palester, qender sportive
Program per shitjen me pakice, dyqane, markete etj
Program per shitjen me pakice, dyqane, markete etj
Programe per menaxhimin e kompanive
Programe per menaxhimin e kompanive
Aplikacione per menaxhimin e biznesit
Aplikacione per menaxhimin e biznesit
Menaxhim i shitjeve me shumice dhe pakice
Menaxhim i shitjeve me shumice dhe pakice
Software per menaxhimin e sherbimit ndaj klientit CRM
Software per menaxhimin e sherbimit ndaj klientit CRM
Programe per menaxhimin e lokaleve
Programe per menaxhimin e lokaleve
Programe per menaxhimin e restoranteve
Programe per menaxhimin e restoranteve
Software per menaxhimin e qendrave SPA
Software per menaxhimin e qendrave SPA
Software per menaxhimin e pagave
Software per menaxhimin e pagave
Programe per orarin dhe prezencen ne pune
Programe per orarin dhe prezencen ne pune
Akses kontroll per hyrje
Akses kontroll per hyrje
Sinjalistika inteligjente parkimi
Sinjalistika inteligjente parkimi
Sisteme kontrolli per institucionet private
Sisteme kontrolli per institucionet private
Zgjidhje aksesi per ambjente me siguri te larte
Zgjidhje aksesi per ambjente me siguri te larte
Sisteme kontrolli per strukturat publike
Sisteme kontrolli per strukturat publike

Katalogu

Katalog TETRA

Punë të kryera

Sisteme automatike ne parking
Sisteme automatike ne parking
Barriera ne parking dhe biletari automatike
Barriera ne parking dhe biletari automatike
Barriera ne parking makinash
Barriera ne parking makinash
Instalimin i karikuesit elektrik ne institucion publike
Instalimin i karikuesit elektrik ne institucion publike
Akses kontroll hyrje per punojesit ne biznes privat
Akses kontroll hyrje per punojesit ne biznes privat
Sistemi i access control, Stadiumi Air Albania
Sistemi i access control, Stadiumi Air Albania
Sistem parkimi  ne kompleks rezidencial
Sistem parkimi ne kompleks rezidencial
Instalim i karikuesve elektrik ne ambjent privat
Instalim i karikuesve elektrik ne ambjent privat
Sistem parkimi dhe automatizim me karte
Sistem parkimi dhe automatizim me karte
Menaxhim i qenderzuar i 4 ambjenteve te parkimit ne rezidencat KIKA
Menaxhim i qenderzuar i 4 ambjenteve te parkimit ne rezidencat KIKA
Menaxhimi i parkimit ne qendren tregtare TEG
Menaxhimi i parkimit ne qendren tregtare TEG
Ndertimi i sistemit te akses-kontrollit te tifozerise, Air Albania Stadium
Ndertimi i sistemit te akses-kontrollit te tifozerise, Air Albania Stadium
Ndertimi i sistemit te parkimit ne ambjentet e QSUT
Ndertimi i sistemit te parkimit ne ambjentet e QSUT

Partnere

tetra-circontroltetra-gunnebottetra-gymgesttetra-skidatatetra-zucchetti

Certifikime

• ISO 9001:2015 

• ISO/IEC 20000-1:2018

• ISO 22301:2019

• ISO 27001:2013

Referenca

Video