
ORNO Powered by Italpan

Adresa: Showroom Rruga Teodor Keko (Unaza e Re ) Tirane,Shqiperi
Magazine/Zyra: Autostrade Tirana Durres Km .18 maminas, Shqiperi
Magazine: Shkozet Durres, Shqiperi
kompanise
Përshkrimi
ORNO është themeluar, në vitin 1995 në Tiranë, kryeqytetin e Shqiperisë. Ajo operon në industrine e mobilerisë, një industri në të cilën të dy themeluesit besojnë mbi potencialin dhe rritjen avant-garde që ajo ka, duke tejkaluar prithshmëritë e klienteve tanë. Kompania jonë merret kryesisht me import-export të lëndës së parë të mobilerisë. Disa nga bashkëpuntorët tanë kyesorë janë nga Italia, Greqia, Danimarka, Turqia dhe Kina. Kompania jonë është perfaqesuese e kompanise SAMET për Shqipërinë e cila është lider në fushën e prodhimit të aksesorëve të mobilerisë. Ne gjithashtu ofrojmë disa shërbime për klientet tanë. ORNO mundëson shitje me shumicë dhe pakicë, të ofruar në varësi të nevojave të klientëve tanë dhe është gjithmonë në kërkim të dizanjeve dhe zgjidhjeve më të fundit dhe për aksesorë mobilerie dhe për panele. ORNO ka dy filjale kryesore në Tiranë dhe Durrës.
Misioni:
Ndryshimet janë gjithmonë të vështira, ashtu është edhe ndryshimi i pamjes së shtëpisë apo i zyrës suaj. ORNO është pranë jush me zgjidhjet me optiomale për nevojat tuaja. Vetë fjala ORNO vjen nga latinishtja e cila do të thotë “te mobilosh”. Misioni i ORNO shtrihet pikërisht në faktin se do të jetë lidhja e cdo mobiljeje pa të cilën do të mungonte funksionaliteti.nNe sjellim cdo produkt të nevojshëm për të ndihmuar realizimin e shtëpizës dhe zyrës së ëndërrave të klienteve tanë.
Vizioni:
“Mbeshtetja dhe fuqizimi i klienteve tanë për të thjeshtëzuar ndryshimin, për këdo dhe kurdo, me produktet funksionale dhe inovative. “Vizioni ynë është të jemi më të domosdoshmit në treg të cilet ofrojnë sherbim të personalizuar për të gjitha nevojat e klienteve tanë.
Çfarë ofron
Aksesorë Mobilerie SAMET
• Doreza
• Rrëshqitës Për Sirtar
• Sisteme Për Ngritjen E Kanatave
• Mekanizma Mobiljesh
• Mentesha Për Mobilje
• Aksesorë Kuzhine
• Aksesorë Garderobe
• Aksesorë Për Mobilje Zyrash
• Rrotëza, Këmbë, Këmbë Tavoline Dhe Tavolina
• Elemente Mbështetëse
Panele
• Panele baze druri- pllake zdrukthi, MDF, fiber me ngjyre, OSB, Komplete shumeshtresore, panele derrase
• Panele te melaminuara- panele melamine dekor, panele MDF Dekor, dibra te llakuara
• Panele lucido dekor- panele MDF PVC, Panele MDF akrilik,
• Panele te rimesuara- MDF i rimesuar, derrase e rimesuar
• Bango pune
• Borde per panele- tenie melamine, tenie ABS/PVC
Orno ofron disa shërbime bazë për klientët; nga prerje paneleve deri tek transporti. Sherbimet qe ofrojme jane ne baze te porosive te klienteve.Me makineri te grupit SCM,kryejme prerje te te gjitha llojeve te paneleve sipas permasave te porositura ,bordime me borde Abs ose Pvc te te gjithe llojeve te kanatave per mobilje,frezime dhe shpime vrimash per montues te ndryshem,etj.Kompania ofron transportin falas,per te gjitha llojet e artikujve qe ne disponojme.
Prerje panele të ndryshme
Me makineritë më të mira të grupit SCM dhe duke përdorur teknologjinë më të fundit, Orno ofron prerje të paneleve sipas përmasave të ndryshme. Këto përmasa duhet të specifikohen nga klienti
Bordim kanata
Mobiljet kanë nevojë për bordimin e kanatave, dhe Orno ofron edhe këtë shërbim. Kanatat bordohen me tenie PVC dhe ABS. Për më shumë informacion kliko këtu.
Frezim
Frezimi është një process që lejon konfiguracionin dhe përpunimin e sipërfaqes së një paneli sipas preferencave të caktuara të klienitit.
Shpim
Orno mundëson edhe shpim në produktet e saj, në varësi të nevoja të caktuara të klientit.
Paketim & Transport
Produktet e ofruar paketohen dhe transportohen nga Orno. Kjo në varësi të kushteve të klientit, si për shëmbull sasi e madhe. Në këtë mënyrë klienti mund të ndihet i sigurtë se produktet nuk do të demtohen gjatë rrugës.
Shërbime

Bango pune

Frezim dhe shpim sipas preferencave

Panele lucido MDF PVC dhe Akrilik

Panele me baze druri

Panele te melaminuara

Panele te rimesuara

Prerje te paneleve sipas permasave te ndryshme

Bordim te kanatave me tenie PVC dhe ABS

Elemente bashkues per mobileri
Mentesha

Mentesha per mobilje me mbyllje te bute

Mentesha xhami per mobilje

Shina per sirtare

Sisteme per ngritjen e kanatave pa mentesha

Aksesore guzhine

Bashkuese metalike per mobileri

Kembe celiku per krevate

Mekanizma dhe aksesore tavolina me hapje

Mekanizma per hapje mbyllje krevatesh

Rrota per mobilje
Partnere






