
Pigment Color

Adresa: Rruga Konferenca e Pezes, Tirane, Albania
kompanise
Përshkrimi
Pigment Color është një kompani e re në tregun shqiptar në fushën e bojrave dhe dekorimit të mureve. Pigment Color vjen si një projekt i sjellë në jetë nga inxhinieri i njohur i ndërtimit, z. Ervin DERVISHI, që vepron në industrinë e ndërtimit që prej vitit 2011. Që prej asaj kohe ai mori pjesë në një projekt, si investitor dhe bashkëpunëtor me disa nga kompanitë më të njohura në fushën e ndërtimit. Duke parë tregun shqiptar ai mendoi të sjellë materiale të nevojshme për ndërtim dhe lyrje me dëshirën për të ofruar cilësinë më të mirë për konsumatorin shqiptar, për shkak të ideologjisë së tij që Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më të mirën. Dhe për këtë arsye Pigment Color lindi duke bërë të mundur që të sjellim markat më të mira të bojrave greke.
Në përgjithësi ekziston një koncept që thotë: "Nëse është cilësore, është e shtrenjtë". Ne në Pigment Color u kujdesëm për këtë duke marrë rrezikun e të bërit një koncept të ri revolucionar "E lirë dhe cilësore" sepse të gjithë meritojnë të marrin më të mirën. Ne jemi këtu për të përmbushur këtë detyrë që të gjithë konsumatorët të mund të gjejnë veten e tyre në dyqanin tonë me maksimumin e cilësisë së ofruar.
Çfarë ofron
Kompania Pigment Color vjen tek ju me qëllimin për t'i dhënë ngjyra jetës tuaj me cilësinë më të mirë që tregu mund të ofrojë. Ne importojmë mallra nga Greqia, duke u kujdesur për të sjellë vetëm materialet më të mira të bojrave për klientët tanë. Në dyqanin tonë mund të gjeni emrat më të mëdhenj në industrinë e bojrave si: Bojra nga Benjamin Moore, bojra nga Er-LAC, bojra Vivechrom, bojra Dulux Trade, bojra Vechro, bojra Kraft, bojra Berling etj. Cilësia që ne ofrojmë dhe importojmë është e certifikuar nga " International Organization of Standartization", " EU Ecolabel" dhe " Environmental management System ".
Shërbimi ynë fillon që nga Interior dizajni, planifikimi dhe aplikim i bojrave në ambjentet tuaja dhe gjithashtu dekorim të apartamenteve, vilave, bizneseve etj, duke ju vënë në dispozicion shërbimin tonë përmes ekipeve më të mira profesionale. Produktet tona ofrohen në shitje me shumicë dhe pakicë, përfshirë gjithashtu transportin brenda dhe jashtë Tiranës.
Sillni ngjyrë në jetën tuaj me Pigment Color.
Shërbime

Bojra akrilike Er-Lac

Bojra Amerikane Benjamin Moore

Bojra amerikane per lyerje te brendshme

Bojra Benjamin Moore te jashtme

Bojra dekorative per siperfaqe te brendshme dhe te jashtme

Bojra druri Erlac

Bojra Dulux

Bojra epokside per lyerje metali

Bojra gjermane Kraft

Bojra industriale me rezistence te larte

Bojra izoluese, termike dhe hidroizoluese

Bojra me kursim energjie

Bojra per sektorin automotiv

Bojra Plastike ekologjike Er-La

Bojra, Stuko, Primer per rifiniture Vivechrom

Dyqan bojrash me kompjuter

Primer makinash

Primer per izolim fasade Er-Lac

Vegla dhe Aksesore ndihmes per lyerje

Verniqe per dysheme me parket druri
Partnere







