Secondary Adv

DEUTSCHCOLOR

 

Përshkrimi

Të gjithë e dimë sesi ambienti përreth ndikon në humorin tonë të përditshëm, ndaj, edhe rëndësia e veçantë që merr aplikimi i bojës dhe ngjyrës së duhur aty ku punojmë dhe jetojmë, na ndihmon të nxjerrim në pah më të mirën tonë: Deutsch Color ka lindur në Gjermani, ku plot 105 vite më parë filloi prodhimin dhe studimin e bojërave: ishte viti 1914. Ne jemi krenarë të ndajmë suksesin tonë duke kthyer një biznes të vogël familjar në një kompani të njohur shumëkombëshe që vazhdon të rritet gjerësisht.

 

Ne nuk prodhojmë thjesht dhe vetëm produkte të shkëlqyera! Ne kujdesemi për nevojat e gjithsecilit duke përfshirë çdo individ, prodhues, dekorues pa dallim nëse ata janë pjesë e një firme të madhe apo një biznesi të vogël privat. Sistemi ynë i avancuar teknologjik dhe laboratori digjital ku prodhohen produktet tona, na ndihmon të jemi gjithmonë një hap përpara në sektorin botëror të bojërave; të shpejtë dhe efikasë në përditësimin e të gjithë informacioneve më të fundit dhe të rëndësishme  dhe përcjelljen e tyre tek stafi ynë i kualifikuar, në mënyrë që klientët tanë të informohen ashtu siç duhet. Nëpërmjet zhvillimit të ideve të reja dhe strategjive moderne të marketingut tonë, klientëve  iu ofrohen gjithmonë njohuritë më të mira, duke i ndihmuar ata që të marrin rezultatin maksimal nga produkti për të cilin interesohen.

Që prej fillimeve të Deutsch Color në vitin 1914, në Gjermani, e deri më tani, kemi arritur me shumë punë, pasion dhe përkushtim të vazhdueshëm realizimin e një gamë të gjerë produktesh për industrinë e ndërtimit, të cilat kemi mundur t’i sjellim në treg. Një rëndësi shumë e madhe i është dhënë kërkimit shkencor dhe zhvillimit, prandaj 60% e fitimit tonë shkon për progresin e produkteve tona dhe për investime të reja. Deutsch Color ka nje kapacitet prodhimi 500 000 ton dhe 120 milionë litra çdo vit.

 

Deutsch Color si pjese e DC Industries është rritur me shpejtësi në nivel global me qëllim që të jetë e pranishme në çdo vend në mbarë botën me kompanite pjese te grupit: Sto light ne Gjermani, Deutschcolor ne Ballkan, Europen Lindore, SHBA dhe ne Afriken e Veriut si dhe As Paint Company ne Azi. Kompania jonë transformon, zbukuron dhe ndihmon në krijimin e një atmosfere të qetë dhe relaksuese përreth jush. Ne na pëlqen të sjellim ndryshimin dhe kjo është pikërisht ajo që kemi bërë për më shumë se 100 vjet dhe vazhdojmë të bëjmë çdo ditë.

Çfarë ofron

Deutsch Color transformon, zbukuron dhe ndihmon në ruajtjen dhe krijimin e një atmosfere të qetë dhe relaksuese përreth jush. Ne na pëlqen të sjellim ndryshimin dhe kjo është pikërisht ajo që kemi bërë për më shumë se 100 vjet dhe vazhdojmë të bëjmë çdo ditë. Prodhim, Zhvillim dhe Shpërndarje. Ne synojmë të përmbushim të gjitha nevojat e klientëve në fushën e bojrave me të gjitha nuancat e larmitë e tyre estetike dhe teknologjike  dhe do të vazhdojmë të hulumtojmë mbi metoda të reja dhe efektive për të arritur objektivin tonë në rrugën e suksesit. Derimëtani, kemi arritur një status shumëkombësh të markës sonë. Vizioni ynë afatgjatë është që të jemi të pranishëm në çdo ambient tuajin nëpërmjet konceptit të bojërave.

 

Në Deutsch Color krijimtaria nis me të kuptuarit e nevojave të konsumatorëve tanë. Kjo do të thotë të kuptosh dhe të parashikosh pritshmëritë e tyre dhe nevojën e tyre për ndryshim. Inovacionet tona janë kudo rreth jush, bojrat tona mbrojnë disa prej ndërtesave më ikonike nëpër botë. Çdo gjë që ne bëjmë nxitet nga qëndrueshmëria, si pjesë e qasjes sonë për të ofruar sa më shumë vlerë të jetë e mundur nga përdorimi i sa më pak burimeve. Kjo do të thotë që ne rekrutojmë vetëm stafin më të mirë dhe punojmë me ekipin tonë për të siguruar që të sjellim gjithmonë zgjidhje krijuese dhe inovative.

 

Produktet tona

Punë të kryera

Autoriteti Rrugor Shqiptar
Autoriteti Rrugor Shqiptar
Banka Qendrore e Kosoves
Banka Qendrore e Kosoves
Gjimnazi Sarande
Gjimnazi Sarande
Hotel Casta Diva, Korce
Hotel Casta Diva, Korce
Hotel Romeo, Korce
Hotel Romeo, Korce
Kopshti nr 34 ne kombinat
Kopshti nr 34 ne kombinat
Kryesia e Kuvendit
Kryesia e Kuvendit
Leoni Palace
Leoni Palace
Mobileri Fredi
Mobileri Fredi
Objekt banimi ne Institut
Objekt banimi ne Institut
Objekt banimi, Lungo mare
Objekt banimi, Lungo mare
Objekt ne zonen e Laprakes
Objekt ne zonen e Laprakes
Pallati i sportit Arjana Arapi, Rreshen
Pallati i sportit Arjana Arapi, Rreshen
Rikonstruksioni Gjimnazit  ADEM VRAPI, Roskovec
Rikonstruksioni Gjimnazit ADEM VRAPI, Roskovec
Shkolla 9 vjecare Bulqize
Shkolla 9 vjecare Bulqize
Shkolla 9 vjecare ne Surrel
Shkolla 9 vjecare ne Surrel
Shkolla Meleq Gostinishti ne Patos
Shkolla Meleq Gostinishti ne Patos
Shkolle ne Kukes
Shkolle ne Kukes
Spitali Nene Tereza
Spitali Nene Tereza
Spitali rajonal Xhafer Kongoli, Elbasan
Spitali rajonal Xhafer Kongoli, Elbasan
Godine banimi ne Korce
Godine banimi ne Korce
Objekt privat ne zonen e Fierit
Objekt privat ne zonen e Fierit
Objekt banimi ne qytetin e Vlores
Objekt banimi ne qytetin e Vlores
New Born, Kosove
New Born, Kosove
Shkolla e Mesme e Bashkuar Gose
Shkolla e Mesme e Bashkuar Gose
Tirana Bank
Tirana Bank
Vijezim ne fushe sportive, Resin SLP
Vijezim ne fushe sportive, Resin SLP

Certifikime

Të gjitha produktet e Deutsch Colour janë zhvilluar mbi bazën e të qenurit miqësore ndaj mjedisit, si dhe duke pasur si synim që të jenë në pajtueshmëri të plotë me të gjitha rregullat dhe rregulloret e standardeve të shëndetit tonë dhe të sigurisë. Ne jemi çertifikuar sipas ISO 9001, ISO 14001 dhe OHSAS 18001, në përputhje me Ligjin për Shëndetin dhe Sigurinë. Për ne është tepër e rëndësishme që drejtimin e një biznesi të suksesshëm ta ndërthurim edhe me përgjegjësitë tona shoqërore dhe mjedisore.

Paleta e Ngjyrave

Klikoni mbi foto per te pare Katalogun e Ngjyrave

Video