
AED Solution

Adresa: Autostrada Tiranë - Durrës, km 6, Tiranë, Albania
kompanise
Përshkrimi
AED Solution - distributori eskluziv i Toyotomi në Shqipëri
AED Solution ka nisur aktivitetin e saj në vitin 2018 si një kompani inxhinierike e specializuar në projektimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të kontrollit të klimës, ventilimit, ngrohjes-ftohjes dhe ujit të ngrohtë sanitar. Ne angazhohemi për të ofruar zgjidhje me standardet më të larta të cilësisë dhe efikasitetit, duke promovuar inovacionin dhe mbrojtjen e mjedisit.
Me një ekip specialistësh me përvojë, AED Solution siguron:
- Projektim dhe implementim të sistemeve të kondicionimit, aspirimit dhe impianteve për ngrohje-ftohje.
- Montim të sistemeve qendrore për ventilim, kondicionim dhe panele diellore.
- Instalime hidraulike dhe elektrike, si dhe montim kaldajash dhe dhomash frigoriferike.
- Impiante antizjarr, manuale dhe automatike, të përshtatura për çdo ambient.
Produktet dhe shërbimet tona përfshijnë:
- Kondicionerë Toyotomi, të përshtatshëm për çdo madhësi ambienti.
- Projektim dhe zbatim të sistemeve HVAC dhe aspirimit.
- Aksesore dhe materiale të ndryshme pune.
- Vegla dhe mjete profesionale për instalime.
Angazhimi ynë
Ne krijojmë një marrëdhënie dinamike dhe bashkëpunuese me partnerët dhe klientët tanë. Ne ndërtojmë marrëdhëniet e biznesit përmes dialogut, informacionit të besueshëm dhe eksperiencës shumëvjecare në projektim, instalim dhe mirëmbajtje të sistemeve të ngrohje-ftohjes, kondicionimit dhe aspirimit. Ne identifikojmë në mënyrë të kujdesshme dhe me përgjegjësi kërkesat e klientëvë dhe bashkojmë burimet njerëzore e teknologjike për plotësimin e tyre. Ne vlerësojmë perspektivat dhe parashikojmë nevojat e klientëve duke tejkaluar pritshmëritë e tyre cdo ditë.
Kontaktoni Stafin AED Solution
Ndihuni të lirë të mësoni më shumë për produktet tona në fushën e kondicionim-aspirimit, gamën e gjerë të produkteve Toyotomi për çdo ambient të çdo madhësie, pajisje e veglave ndihmëse, projektimin dhe zbatimin të sistemeve dhe impianteve të aspirmit, kondicionimit, hidraulike e elektrike.
Çfarë ofron
PROJEKTIM DHE INXHINIERI
Ne aplikojmë teknologjitë më të fundit dhe më të avancuara të projektimit dhe inxhinierisë në instalimet tuaja – qe nga marrja të dhënave fillestare – për të arritur rezultatet më të mira. Qëllimi ynë është të sigurojmë klientët tanë nivelet më të larta të efikasitetit të energjisë, konfort dhe përsosmëri.
INSTALIMI
Nga faza fillestare e projektimit deri në montimin e sistemeve tuaja, AED Solution vazhdimisht përdor teknologjitë e fundit në përputhje me trendet e tregut. Bashkëpunimi me prodhuesit kryesorë për zhvillimin e zgjidhjeve të reja është një faktor i vazhdueshëm që na mundëson t’u ofrojmë klientëve tanë risitë më të fundit të tregut, të zhvilluar bashkërisht me bashkëpunëtorët tanë të shumtë. Standardet më të larta të cilësisë dhe zhvillimet më të fundit teknologjike janë vendosur në shërbim të klientit në të gjitha projektet tona.
KONTROLLI I CILËSISË DHE MIRËMBAJTJA
Ekipi ynë i teknikëve të instalimit është shumë i kualifikuar në mjedise komplekse dhe është e pajisur me një përvojë të madhe në fillimin dhe kontrollin e cilesise e instalimeve të teknologjisë së lartë. Ajo është gjithashtu e pajisur me teknologjinë më të fundit në drejtim të kontrollit te cilesise, marrjes së të dhënave dhe komunikimit në distance të objekteve, gjë që lejon ekipin tonë të sigurojë klientit një shërbim në kohë reale në lidhje me statusin dhe funksionimin e objektit. AED SOlution mbulon të gjitha zonat e mirëmbajtjes në infrastrukturë, ndërtesa dhe objekte.
TOYOTOMI
Gama e gjerë e kondicionerëve Toyotomi na mundëson të fusim këtë produkt në çdo shtëpi, duke patur parasysh faktin se sa ekonomik janë kondicinerët toyotomi me gradën A+++ të energjisë, si dhe gaz R32 njohur si ekologjik dhe jo i dëmshëm për natyrën dhe njërëzit. Këta kondicionere janë po ashtu të pajisur me teknologjinë më të larte me karakteristika nga wi-fi, funksione automatike, autodiagnoz, autorestart e turbo e mbitë gjitha autopastrues (vetëpastrim). Po kjo markë vjenë me një gamë të gjerë edhe për kondicionimin e ambienteve të mëdha si psh ato tregtare, bare e restorante, zyra të mëdha etj… duke plotësuar kështu çdo kërkesë konsumatore, me sistemet e kondicionimit që montohen në tavan ( formë kasete), dysheme, sistemet multisplit me një inverter e disa kondicionerë etj.. duke mundësuar kështu kondicionimin për çdo ambient.
Shërbime

Sisteme profesionale kondicionimi Toyotomi

Sisteme monosplit Toyotomi

Sisteme te trajtimit te ajrit dhe aspirimit

Sisteme kondicionimi komerciale Toyotomi

Sisteme hibride, ngrohje nga dyshemeja, freskim, uje sanitar, panel diellore

Kanalor per sistem multi split Toyotomi

Kasete me kater drejtime per multi split Toyotomi

Mini chiller per ambjente banimi Toyotomi

Sisteme kondicionimi multisplit 2 deri 5 njesi per apartamente, vila, hotele etj

Sisteme VRF industriale, komerciale, rezidenciale Toyotomi

Materiale per instalimin e sistemeve te aspirimit, kondicionimit, ngrohje ftohjes

Rakorderi hidraulike TDM

Tuba bakri SCtubes Serravalle

Tuba multilayer per sisteme te ujit sanitar, ngrohje-ftohje dhe gaz

Fan-coil Innova per ngrohje, ftohje dhe delageshtim

Filtra uji BWT

Projektime dhe instalime hidraulike

Radiator tualeti NK-LUX

Sisteme panele diellore Maltezos

Sisteme kaldaje
 SMISOL Clim Serravalle.jpg)
Tuba bakri (Gaz R32,R410A, R407) SMISOL Clim Serravalle

Tuba bakri per gaz R32, R410A, R407 SMISOL Clim Platinum

Ngrohje nga dyshemeja Warmset

Sistem mini chiller Hydria + TOYOTOMI

Fan Coil Immergas
Katalogu




Partnere
Përse të zgjidhni Toyotomi
FUNKSION KURSIMI SMART
Për të ulur konsumin e energjisë dhe harxhimin. Për mbrojtjen e ambientit.
TOYOTOMI Smartclima
Me WiFi, me kontroll qendror kabllor.
PERFORMANCË E LARTË – Kursim 40-50%
Në funksionet ftohëse dhe ngrohëse, madje edhe në kushte ekstreme moti, në krahasim me kondicionerët e tjerë të klasit A.
FUNKSION SILENT
Për një ambient të qetë dhe relaksues.
DIZAJN MODERN
Bazuar në modelin dhe teknologjinë japoneze.
REZISTENCË E LARTË
E përpunuar me rezinë speciale, për mbrojtje nga pluhuri dhe lagështira. Makineri me jetë të gjatë. Funksion Autorestart.
ZGJIDHJE PROFESIONALE
Klimë optimale dhe komoditet gjatë gjithë vitit.
E AVANCUAR PËR SISTEME PASTRIMI
Për ndjesi mbrojtjeje, freskie dhe mirëpërdorim hapësire.
FUNKSION SMART COMFORT
Për maksimumin në kursim energjie. Për mbrojtjen e mjedisit.
MATERIAL EKOLOGJIK MIQËSOR ME AMBIENTIN
Në harmoni të plotë me ambientin.
KONTROLL ME ZË
Përdorimi i komandave zanore, me fjalë nëpërmjet asistentit zanor, e bën përdorimin më të lehtë.
SISTEM SIGURIE I SHUMËFISHTË
Për mbrojten e njësisë