Secondary Adv

MILENIUMI I RI 2

 

Përshkrimi

Milenium i Ri 2 sh.p.k zhvillon aktivitetin e saj në fushën e prodhimit të produkteve të amballazhit  të letrës dhe kartonit, me ose pa stampim, të formave dhe dimensioneve të ndryshme. Ne realizojmë një gamë të gjerë produktesh, të gjitha në standarte europiane. Fabrika jonë shtrihet ne 6,000 metër katror. Kemi kryer investime të larmishme në teknologji dhe infrastrukturë. Makineritë tona janë të gjitha të reja, prodhim gjerman.

Përpos linjave të printimit, laminim, fustelim, plastifikim etj, tashmë kemi futur dhe linjën e prodhimit të kartonit të onduluar (karton i valëzuar, e-flute). Kapaciteti ynë prodhues mujor është rreth 600,000 produkte. Misioni ynë është të krijojmë një rrjet të gjerë klientësh duke përmbushur kërkesat e tyre në industrinë prodhuese të kutive dhe çantave duke përdorur makineri profesionale, dizajne unike dhe inovative, për të ofruar një cilësi superiore dhe çmime konkuruese në treg. Motivimi i punonjësve përmes trajnimeve të vazhdueshme dhe sigurimit të një ambienti të përshtatshëm është gjithashtu ndër prioritetet tona.

Vlerat në të cilat mbështetemi:

•    Inovacioni dhe kreativiteti – inovacioni është shtresa kryesore e biznesit tonë.  Kreativiteti është themelimi I suksesit tonë. Njerëzit janë një pasuri e rëndësishme dhe ne I fuqizojmë ata personalisht dhe profesionalisht.
•    Integritet  -  Të jesh I sinqertë dhe etik në praktikat tona të biznesit.  Të mbajmë premtimet dhe të mësojmë nga gabimet tona.
•    Besim – Besimi në vetvete dhe tek kolegët  komunikimi me ndershmëri dhe dashuri
•    Respekt  -  Trajtimi I të gjithëve me respekt dhe dinjitet, vlerësimi dhe pranim I dallimeve individuale. Trajtimi I punonjësve në mënyrë të barabartë.
•    Cilësia  -   Të mbështetemi në një kulturë të tillë duke ofruar shërbime dhe produkte më cilësore.

Çfarë ofron

MILENIUM I RI 2 ofron shërbime si më poshtë:

•    Shërbim dizajni – Duke përdorur sistem CAD të avancuar, gjithashtu ofrojmë shërbim online për klientët tanë.
•    Shërbim shtypi me dizajne të personalizuara -  Disponojmë makinë 10c Heidelberg, me format maksimal 70x100. Përpos printimit ofrojmë dhe teknologjinë e llakimit UV, llak ujor, ushqimor, mat.
•    Plastifikim mat, lluster, kamosh, varak etj.
•    Fustelim (prerje) – Makina e fusteles sonë është e markës Juxing. Kryen proçeset prerje dhe vijëzim i produktit.
•    Laminim letër + karton të onduluar.
•    Prodhimi i kartonit të onduluar (karton i valëzuar, e-flute).

Shërbime

Sherbime dizajni
Sherbime dizajni
Laminim leter + Karton te onduluar per paketime
Laminim leter + Karton te onduluar per paketime
Paketime letre dhe kartoni te stampuara me logo
Paketime letre dhe kartoni te stampuara me logo
Plastifikime mat, lluster, kamosh, varak per printime
Plastifikime mat, lluster, kamosh, varak per printime
Printime ne sasi te medha
Printime ne sasi te medha
Printime offset si ftesa per evente, fletepalosje, broshura, flyers, libra etj
Printime offset si ftesa per evente, fletepalosje, broshura, flyers, libra etj
Prodhim kartoni i onduluar (karton i valezuar, e-flute)
Prodhim kartoni i onduluar (karton i valezuar, e-flute)
Sherbim shtypi me dizajne te personalizuara
Sherbim shtypi me dizajne te personalizuara
Cutting
Cutting
Fustelim (prerje)
Fustelim (prerje)
Canta kartoni per shopping
Canta kartoni per shopping
Canta letre te personalizuara
Canta letre te personalizuara
Karton paketimi per pica
Karton paketimi per pica
Kuti kartoni per amballazhim produktesh
Kuti kartoni per amballazhim produktesh
Kuti kartoni per paketim produktesh
Kuti kartoni per paketim produktesh
Kuti kepucesh e personalizuar
Kuti kepucesh e personalizuar
Kuti paketimi per sapun
Kuti paketimi per sapun
Kuti per paketim embelsirash
Kuti per paketim embelsirash
Kuti per paketimin e produkteve farmaceutike
Kuti per paketimin e produkteve farmaceutike
Paketim per cokollate
Paketim per cokollate

Certifikime

MILENIUMI I RI 2 SH.P.K. ka arritur me sukses certifikimin e Rrjetit të Zinxhirit të Kujdesit të Pyjeve (FSC) nga Këshilli për Menaxhimin e Pyjeve — një arritje e jashtëzakonshme për organizatën tonë. Ky certifikim thekson përkushtimin tonë të palëkundur ndaj praktikave të qëndrueshme dhe menaxhimit të përgjegjshëm të pyjeve.