Secondary Adv

VERTIKUS

 

Përshkrimi

VERTIKUS eshte perfaqesues zyrtar i KLEEMANN Group per Shqiperine. 

Ne operojme ne industrine e transportit vertikal duke ofruar produkte dhe sherbime te lidhura me ashensoret dhe shkallet levizese.

 

Vertikus eshte themeluar ne vitin 2019 ne vazhdim te eksperiencave te meparshme ne industrine e ashensoreve. 

 

Vizioni i VERTIKUS eshte jete nje kompani e ofrimit te te gjitha zgjidhjeve per transport vertikal dhe te rrise vazhdmisht standartin e sherbimeve te lidhura me kete industri.

Çfarë ofron

VERTIKUS shpk eshte perfaqesues i KLEEMANN GROUP per Shqiperine.

 

KLEEMANN eshte nje nga prodhuesit me te rendesishem te ashensoreve ne tregun Europian dhe Global dhe ofron te gjitha tipologjite e ashensoreve. Me shitje ne me shume se 100 vende Kleemann ofron gamen me te gjere te produkteve duke filluar nga ato rezidenciale, komerciale, per transport personash apo mallrash. 

 

VERTIKUS Elevator ofron te gjitha gamen e produkteve te KLEEMANN Group ne Shqiperi me te njejten cilesi si ne te gjithe tregjet Europiane 

 

Ne menyre te detajuar VERTIKUS Elevator ofron:  

Furnizimin me produkte te transportit vertikal dhe intalimin e tyre.(Ashensore, shkalle levizes, platforma per mallra, ashensore makinash, etj) sipas kerkesave specifike te projektit. Nje produkt me cilesi dhe i certifikuar eshte garanci per sigurine e perdoruesve, komoditetin e tyre dhe jetegjatesine e produktit. 

 

Ashensore per objekte dhe komplekse rezidenciale

Ashensoret rezidenciale jane ashensore qe instalohen neper objekte banimi ku qellimi primar eshte transporti i personave. Vecorite tipike per keto ashensore jane:

-Tipi: Elektrik pa dhome makinerie

-Kapaciteti: 450 – 1050 kg

-Shpejtesia: 1.0 – 1.75 meter/sekond

-Numri i ndalesave: 30 ndalesa

Fleksibiliteti ne materialet e ofruara jep mundesine e pershtatjes se kabinave te ketyre ashensore sipas preferencave te klientit.

 

Ashensore per hotele, zyra dhe objekte te larta
Per objekte me shume kate specifikat e ashensoreve ndryshojne ne krahasim me objektet e zakonshme rezidenciale. Objektet me shume trafike kerkojne shpejtesi dhe kapacitet me te larte dhe nje planifikim shume te mire te te gjithe levizjes ne objekt te aktiviteteve te ndryshme funksionale. Ne keto objekte ashensoret e sherbimit gjithashtu jane shume te rendesishem sepse bejne te mundur mirembajtjen e objektit ne menyre komode dhe pa shqetesuar perdoruesit e objektit.

Vecorite tipike te ashensoreve per objektet me shume kate dhe shume trafik jane:
- Tipi: Elektrik pa/me dhome makinerie
- Kapaciteti:  1000 – 1600 kg
- Shpejtesia: 1,75– 4.0 meter/sekond
- Numri i ndalesave:  15 - 60 ndalesa


Ashensore per objekte dhe komplekse rezidenciale me pak kate

Ne ndryshim nga objketet rezidenciale me te larta, objektet me pak kate dhe pak trafik, japin mundesine per pasjen e alternativave me ekonomike dhe me fleskibel per sa i perket ashensoreve. Ne keto objekte pervec ashensoreve elektrike mund te montohen dhe ashensore hidraulike.

 

Vecorite tipike te ashensoreve per objektet me pak kate jane:
- Tipi: Elektrik pa dhome makinerie Hidraulik
- Kapaciteti: 320 – 630 kg
- Shpejtesia: 0.5– 1.0 meter/sekond
- Numri i ndalesave:  2-6 ndalesa


Ashensore per vila
Montimi i nje ashensori ne vile eshte nje investim i zgjuar i cili eleminon barrieren e shkalleve dhe e ben te gjithe siperfaqen e viles tuaj me te aksesueshme dhe me te perdorshme. Ashensori brenda viles eshte nje element komforti dhe komoditeti nderkohe qe ka zgjidhje elegante dhe moderne qe shkrihen natyrshem me arredimin e brendeshem te viles.


Vecorite tipike te ashensoreve per vila jane:
-       Tipi:Elektrik pa dhome makinerie Hidraulik
Platform Lift
-       Kapaciteti: 180 – 630 kg
-       Shpejtesia: 0.15– 1.0 meter/sekond
-       Numri i ndalesave:  2-4 ndalesa
-       Gropa minimale:  50mm
-       Lartesia minimale e katit te fundit:       2300mm



Ashensore industrial dhe per mallra
Keto ashensore kane perdorim primar transportin e mallrave. Mund te vijne ne formen e platformave vetem per transport mallrash apo te ashensoreve me kabine qe mund te perdoren per transport mallrash dhe personash. Ashensoret e mallrave mund te jene si elektrik ashtu dhe hidraulik. Zgjidhjet hidraulike jane me te preferueshme sidomos per ashensoret me kapacitet te madh.

 

Ashensore per makina dhe sistemet e parkimit
Ashensoret per makina jane te ngjashem nga kapaciteti me ashensoret e mallrave por jane te studiuar te perballojne peshat dhe forcat qe ushtron makina mbi te gjithe sistemin e ashensorit gjate hyrjes, daljes se makines ne kabine dhe gjate levizjes se ashensorit, menyren shperndarjes se peshes se makines ne kabine, sinjalistiken dhe komandat. Keto ashensore mund te jene elektrik dhe hidraulik ne formen e ashensoreve me kabine te mbyllur apo te platformave hidraulike pa kabine.  Sistemet e parkimit te ofruara nga Kleemann jane gjithashtu nje zgjidhje shume interesante ne kushtet ku hapsirat per parking jane bere shume te shtrenjta. Keto sismete mundesojne dyfishimin e kapacitetit te parkimit.

 

Shkalle elektrike dhe tapete elektrike

Shkallet elektrike jane zgjidhje optimale per objekte me fluks te madh levizjesh midis kateve te ndermjetme.

KLEEMANN ofron zgjidhje teknike per te gjitha specifikat e objekteve me produkte shume cilesore qe garantojne sigurine dhe komoditetin.

 VERTIKUS shpk eshte perfaqesues i kompanine suedeze ARITCO per Shqiperine, Kosoven, Maqedonin dhe Malin e Zi.

ARITCO, eshte kompani e specializuar per ashensoret e vilave dhe objekteve jo te larta, lider ne kete segment me nje produkt unik dhe shume inovativ qe kombinon ne menyre te jashtezakonshme dizajnin modern, cilesine dhe funksionalitetin.  Produkti elitar Aritco Homelift ka ndryshuar totalisht konceptin e transportit vertikal per objektet e uleta dhe kategorine klienteve qe kerkojne komfort dhe dizajn.

 

Mirembajtje periodike per te gjitha brandet e ashensoreve.
Sado cilesor te jete ashensori juaj, nje mirembajte jo e rregullt apo jo profesionale mund ta bej ate shume shpejt te pasigurt dhe te me defekte.   Ne cdo seance mirembajtje, stafi yne teknik respekton te gjithe protokollin e mirembajtjes se ashensorit, protokoll i kerkuara nga ligjet aktuale te Republikes se Shqiperise te ndertuara konform Standarteve Europiane per ashensoret. Komponentet e ashensorit te cilet konsumohen gjate perdorimit, mbahen vazhdmisht nen vezhgim per te parashikuar kohen e zvendesimit te tyre duke shamngur daljen jashte funksionit te ashensorit.

 

Riparimet e defekteve

Ashensoret jane makineri komplekse me shume komponente mekanik, elektrik dhe elektronik. Edhe ashensoret e mire mbajtur pesojne defekte per shkak te komponenteve qe mund te defektohen. Komponentet e defektuar rrisin kohen e qendrimit jashte pune te ashensorit, rrisin konsumin e energjise elektrike, ulin sigurine e ashensorit dhe mund te sjellin demtimin e komponenteve te tjere. Per keto arsye, defektet e ashensoreve duhet te riparohen ne kohen me te shkurter te mundshme.

Modernizimin dhe sjelljen e ashensoreve konform parametrave per certifikim sipas ligjit Shqiptar. Mirembajtja jo e mire, demtimet apo vitet e perdorimit jane disa prej faktoreve qe mund te vene nje klient perballe vendimit nese duhet te vazhdoje te perdore te njejtin ashensor apo duhet ta zevendesoje ate me nje te ri.

 

Per fat te mire ne, shume raste, nevoja per nderrimin e ashensorit shmanget me procesin e modernizimit te ashensorit. Nevoja per modernizim mund te lind si nevoje e:

- Permiresimit te performances se ashensorit

-  Permiresimit te estitikes (kabine, dyer, butoneri, etj)

- Plotesimin e kritereve te certifikimit te ashensorit sipas Ligjit Shqiptar

- Rritjen e eficensen energjitike

VERTIKUS ben inspketimin e ashensorit tuaj dhe ju mundeson modernizimin e tij me nje kosto shume konkuruese me komponente te certifikuar CE.



Instalimin e sistemeve te kontrollit me chip te ashensoreve (Access Control System)

Sistemet e kontrollit te ashensoreve me chipa, ose sic njihen ndryshe Akses Kontroll (Access Control System) kufizojne perdorimin e ashensorit vetem prej personave te cilet kane nje chip, pra jane te autorizuar ta perdorin ate. Keto sisteme rrisin sigurine ne objekte dhe ulin shanset per keqperdorim te ashensoreve.


VERTIKUS shpk ben montimin e sistemeve te ndryshme te kontrollit ne varesi te nevojes dhe buxhetit. Keto sisteme mund te montohen ne cdo lloj ashensori pa u kufizuar nga numri i kateve, marka e ashensorit apo lloji i tij. Sistemi me I avancuar I zhvilluar nga VERTIKUS nuk mundeson kopjimin e chipave dhe mundeson aktivizimin dhe caktivizimin e tyre online pa qene nevoje per te ardhur fizikisht ne objekt.

 

Shërbime

Ashensor elektrik dhe hidraulik per vila
Ashensor elektrik dhe hidraulik per vila
Ashensor per shtepi private
Ashensor per shtepi private
Ashensor per shtepi tre kateshe
Ashensor per shtepi tre kateshe
Ashensor shtepie
Ashensor shtepie
Ashensor Suedez
Ashensor Suedez
Ashensor vilash
Ashensor vilash
Ashensore vilash
Ashensore vilash
Montim ashensori per vila
Montim ashensori per vila
Shitje-Instalim ashensor vile
Shitje-Instalim ashensor vile
Ashensore elektrik MRL Gjerman
Ashensore elektrik MRL Gjerman
Ashensore gjerman per pallate dhe hotele
Ashensore gjerman per pallate dhe hotele
Dyer dhe Kabina ashensori
Dyer dhe Kabina ashensori
Motorr MRL per ashensor elektrik
Motorr MRL per ashensor elektrik
Motorra elektrik per ashensore
Motorra elektrik per ashensore
Ashensor hidraulik vilash
Ashensor hidraulik vilash
Ashensore ekonomik
Ashensore ekonomik
Ashensore hidraulik Italian
Ashensore hidraulik Italian
Ashensore makinash
Ashensore makinash
Ashensore te tonazheve te medha, mallrash
Ashensore te tonazheve te medha, mallrash
Instalim sistemi kartash per te gjitha markat e ashensoreve
Instalim sistemi kartash per te gjitha markat e ashensoreve
Mirembajtje per te gjitha markat e ashensoreve
Mirembajtje per te gjitha markat e ashensoreve
Modernizim i te gjitha markave te ashensoreve
Modernizim i te gjitha markave te ashensoreve
Riparime per te gjitha markat e ashensoreve
Riparime per te gjitha markat e ashensoreve
Shitje dhe instalim ashensoresh per vila, objekte rezidenciale, industriale
Shitje dhe instalim ashensoresh per vila, objekte rezidenciale, industriale
Ashensor per shtepi dy katshe
Ashensor per shtepi dy katshe

Katalogu

Katalog VERTIKUS
Katalog VERTIKUS

Partnere

vertikus-aritcovertikus-kleemann

Video