SOLARES
Adresa: Hotel Skampa, kati 1- rë, Elbasan, Albania
Filiali: Perballe Tirana Olimpic Park, Tirane
kompanise
Përshkrimi
Kompania Solares u themelua në vitin 2017 me seli në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë dhe me shtrirje të shërbimeve dhe produkteve të saj në të gjithë vendin. Solares vjen me eskluzivitetin e produkteve të kompanisë së njohur BISOL Group. Me besimin se energjia dillore është e ardhmja Solares ofron mundësinë e investimit për brezat e ardhshëm. Solares ofron produkte të prodhimit të energjisë diellore, si panele diellore, modulet PV, sisteme off-grid si dhe materiale elektrike të nevojshme për mundësimin e funksionimit të prodhimit të energjisë diellore.
Duke filluar nga njerëzit e thjeshtë deri tek kompanitë e mëdha u mundësojmë të jenë pjesë e zhvillimeve teknologjike dhe shfrytëzimit të potencialeve të prodhimit të energjisë diellore. Vizioni ynë është të krijojmë një mjedis të gjelbër dhe pavarësinë e ardhshme të prodhimit të energjisë duke investuar në teknologji, zhvillimin e produkteve vizionare dhe rritjen e kthimit në kohë nga investimet fotovoltaike.
Falë kostove dhe rendimentit të produkteve, energjia e gjelbër është bërë më tërheqëse se kurrë më parë. Solares u mundëson çdo individi, sipërmarje të vogël, të mesme apo të madhe që në çdo hapësirë t`a shfrytëzojë për të prodhuar energji fotovoltaike. Falë investimit në energjinë e së ardhmes ju mund të rrisni potencialin e sipërmarrjes tuaj dhe mbi të gjitha duke mos dëmtuar mjedisin. Për të mundësuar shërbim inovativ dhe profesional pjesë e kompanisë janë inxhinierë dhe specialistë të aftë për të ofruar zgjidhje bizneseve përshtatur me nevojat specifike të tyre.
Çfarë ofron
PANELET FOTOVOLTAIKE REZIDENCIALE
Gjithkush mund të bëhet një prodhues i energjisë së rinovueshme diellore. Solares ju mundëson të prodhoni energji direkt nga çdo hapësirë e shtëpisë tuaj.
Teknologjia fotovoltaike është term i përdorur për të përshkruar konvertimin e energjisë diellore në fuqi të përdorshme për të mbulur konsumin e energjisë elektrike, ngrohje apo edhe procese pune të tjera. Prodhimi i energjisë fotovoltaike realizohet duke shfrytëzuar elementin bazë të modulit fotovoltaik, qelizën fotovoltaike. Qeliza fotovoltaike është një pajisje gjysmëpërçuese që konverton energjinë diellore në energji elektrike.
Mjafton një hapësirë e vogël që ju të ktheheni në prodhues të energjisë elektrike, madje kur tejkaloni konsumin tuaj ju mund ta kaloni direkt në rrjetin e përgjithshëm të energjisë elektrik dhe të nxirrni përfitime. Madje produktet e Solares ju mundësojnë që ju të mos prishni pamjen estetike të shtëpisë tuaj.Energjia diellore është e sigurtë, e pashtershme dhe nuk lëshon dioksid karboni ose ndotës të tjerë të dëmshëm në mjedis. Një sistem tipik panelesh fotovoltaik diellor në shtëpi mund të shpëtojë pothuajse 2 ton dioksid karboni në vit. Rrezet e diellit janë falas, kështu që sapo të keni paguar investimin fillestar, shpenzimet e energjisë elektrike do të reduktohen ndjeshëm. Kësisoj është investim për të ardhmen dhe Solares ju ofron produktet me cilësore dhe me performancë tejet të lartë
PANELET FOTOVOLTAIKE INDUSTRIALE
Rritja e vazhdueshme kostove të bizneseve, sidomos energjia elektrike, ka nxitur bizneset, të vegjël, mesëm apo mëdhenj, t’i shohin me prioritet investimet në prodhimin e energjisë alternative diellore. Investimet në efiçiencë të energjisë nëpërmjet paneleve fotovoltaike kanë kthim shumë të shpejtë, prandaj po vërehet rritje e investimeve të tilla nga bizneset dhe ekonomitë familjare. Kjo për faktin e shtrenjtimit të vazhdueshëm të tarifave të energjisë elektrike. Gjithashtu edhe interesi i bizneseve për të gjetur mënyra alternative të prodhimit të energjisë nevojshme për të mbuluar proceset e veprimtarisë së biznesit.Rritja e vazhdueshme kostove të bizneseve, sidomos energjia elektrike, ka nxitur bizneset, të vegjël, mesëm apo mëdhenj, t’i shohin me prioritet investimet në prodhimin e energjisë alternative diellore.
Solares sjell në Shqipëri produktet e Grupit BISOL, të cilat ofrojnë një performancë superiore ndaj konkurerencës, duke prodhuar deri në 24% më shumë energji elektrike. Kjo i vjen në ndihmë çdo drejtuesi biznesi që të reduktojë ndjeshëm investimin fillestar.Gjithashtu duke marrë parasysh shkallën e ulët të degradimit që rezulton në një jetëgjatësi më të gjatë, panelet fotovoltaikë që ofrojmë ju mundëson të kurseni akoma më shumë. Për të mundësuar shërbim inovativ dhe profesional pjesë e kompanisë janë inxhinierë dhe specialistë të aftë për të ofruar zgjidhje bizneseve përshtatur me nevojat specifike të tyre. Ofrojmë asistencë të plotë që nga projektimi deri në vënien në efikasitet të plotë, duke iu përshtatur modelit të biznesit.
SISTEMET FOTOVOLTAIKE OFF- GRID
Sistemet fotovoltaike Off- Grid mundësojnë prodhimin e energjisë elektrike edhe atje ku është më pak e mundurSolares kombinon performancën e lartë me teknologjinë për prodhimin e energjisë diellore dhe ndëlidhje me rrejtin aktual të energjisë.Sistemet BISOL Off-grid ofrojnë energji elektrike në zonat e largëta pa qasje në rrjetin elektrik ose shërbejnë si rezervë për burimet ekzistuese të energjisë në zonat ku rrjeti i energjisë elektrike nuk është i mundshën ose ndodh që të ketë ndërprje të shpeshta. Solar sjell produkte dhe sisteme me cilësi të lartë që sigurojnë autonomi, jetëgjatësi, pa probleme për mirëmbajtje dhe kosto më të ulët të energjisë elektrike.
Sistemet e energjisë diellore jashtë rrjetit ose sistemet Off- Grid janë më shpesh të përdorura për të fuqizuar pajisjet të ndryshme në ambjente të ndryshem, kabina, pajisje në fermë, sistemet e telekomunikacionit, semaforët ose edhe ndriçimin publik.
Shërbime
Implement projektesh me energji te rinovueshme
Montim panele fotovoltaike per perdorim familjar, shtepi private dhe vila
Panele diellore fotovoltaike per konsum privat
Panele fotovoltaike industriale
Panele fotovoltaike Off-Grid
Panele fotovoltaike per biznese
Panele fotovoltaike per energji per fabrika, magazina, kapanone
Panele fotovoltaike per furnizim me energji per fabrika prodhimi
Panele fotovoltaike per sisteme vaditje
Panele fotovoltaike per struktura hotelerie
Panele fotovoltaike rezidenciale
Parqe fotovoltaike
Projektim dhe Zbatim te paneleve fotovoltaike
Sisteme inovative me panele fotovoltaike
Sisteme me energji te rinovueshme
Inverter Huawei per panele fotovoltaike
Invertera nje dhe tre fazor
Invertera Off-Grid dhe On-Grid
Panele Fotovoltaike Monokristalin
Panele fotovoltaike Polikristalin
Katalogu
Punë të kryera
ARNA sh.p.k
Bishqem, Pajove
BLU-FISH Group
Diamant Logistics Durres
DyrrahSped Sh.p.k
Hotel Cangoja
Korel Company sh.p.k, Elbasan
M.C.P sh.p.k, Durres
MegaPharm
Panel fotovoltaik per perdorim familjar
SegoPlast Sh.p.k, Elbasan, ne ish- Kombinatin Metalurgjik
Seta Alu Glass sh.p.k
Tona Co
Megapharma Sh.p.k
2AT Shpk
Deltadoni Ajka
DeutchColor 500KW
Eder Furniture
Fix Pro
Fruti Best
Hotel Konti
Italgoome
KA Trading
Lorna Shpk
Mare Adriatik
Mireli
Mobile Coba
Redi Pellet 640 kw
Rogel
S.E.A shpk
Sego Plast
Stamplast
2AT, Korce
Arditi shpk, Korce
ARStl Group
Blu Fish
Dekon Frigo
Dorcas, Korce
Nano Resort, Tirane
Thea Plast shpk, Korce
Partnere
Certifikime
Çertifikimi MCS - Shiko çertifikaten
Çertifikimi OVE - Shiko çertifikaten
Çertifikimi e IEC 61701 - Shiko çertifikaten
ISO 9001:2008 - Shiko çertifikaten
Çertifikimi ANSI / UL 1703 - Shiko çertifikaten
ISO 14001:2004 - Shiko çertifikaten
OHSAS 18001:2007 - Shiko çertifikaten
Deklarata konformitetit EC - Shiko çertifikaten
Çertifikimi i rezistencës ndaj breshërit - Shiko çertifikaten
Çertifikimi rezistencës amoniakut - Shiko çertifikaten
Çertifikata e inspektimit të fabrikës - Shiko çertifikaten
Çertifikata e rezistencës ndaj zjarrit - Shiko çertifikaten
Nivel të ulët të karbonit - Shiko çertifikaten
Video
Panaire
Panairi per Energjine e Rinovueshme mbajtur ne Expocity Tirane
Klik Expo Group, Tirane