
AllGllas

Adresa: Ahmetaq, Preze, Tirane, Albania
kompanise
Përshkrimi
Shoqëria AllGllas është një kompani me përgjegjësi të kufizuar e themeluar në vitin 2001. Shoqëria ka dy ortakë me pjesë të barabarta dhe konkretisht: Llambi Roci; Besim Roci. Administrator i kompanisë është zoti Llambi Roci dhe organet drejtuese të shoqërisë janë ortakët dhe administratori i saj. Selia e shoqërisë tani ndodhet në fshatin Ahmetaq të Tiranës, investim të cilin firma e ka bërë së fundmi.
Zanafilla e kompanisë nis pas kthimit të zotit Llambi dhe Besim Roci te cilet punuan si emigrante në Greqi po në të njëjtin profil pune. Pas kthimit të tyre, themeluan kompaninë AllGllas shpk. Objekti themelor i kompansië ishte pëpunimi dhe tregtimi i xhamit. Pra bazë për ndërrmarjen ishte iniciativa dhe eksperienca 10 vjecare 1990-2000 ne kete fushe , nëpërmjet punës dhe kualifikimeve të shumta të kryera nga ana e tyre si dhe trajnimeve të ndryshme.
Bazuar në eksperiencën e mësipërme dhe shpirtin e tyre krijues ata vendosen qe te investojnë në fushën e përpunimit dhe tregtimit të produkteve prej xhami për plotësimin e nevojave përherë e në rritje të tregut shqipëtar për këto produkte. Për këtë qëllim ata investuan të gjitha kursimet e tyre në themelimin e kësaj kompanie, duke sjellë teknologjinë e fundit për përpunimin e materialeve të xhamit.
AllGllas shpk me një experience 22 vjecare operon në tregun shqipëtar në fushën e përpunimit dhe tregtimit të produkteve prej xhami.
Aktivitet fillestar i kompanisë është ushtruar në një ambient 600 metër katrorë, më vonë, pas zgjerimit të kompanisë u shtua nevoja për një ambient më të madh me sipërfaqe ndërtimore rreth 4000 metër katror dhe magazinat ne Ahmetaq 3000 m2.
Këto ndërmarrje ndodhen në Rrugen Vore- Fushkruje tek kthesa e Rinasit , në të cilën firma ndodhet edhe sot. Objekti kryesor i kompanisë është prodhimi dhe tregtimi i artikujve të ndryshëm prej xhami të përpunuar, alumini të përpunuar, artikujve të kombinuar prej tyre si edhe import dhe eksporti i këtyreve produkteve.
AllGllas shpk është e vetmja firmë shqiptare e cila ka investuar në Shqipëri në linjën më moderne europiane të prodhimit të xhamave të fasadave strukturale dhe gjysemstrukturale.
Bashkëpunimi më firma prestigjoze si: AGC Glass, Saint-Gobain dhe Guardian Glass i ka dhënë kompanisë AllGllas besueshmëri si në tregun shqipëtar ashtu edhe më gjërë. Nëse kërkoni që të keni një arkitekture moderne dhe nje faturë të ulet të energjisë elektrike këtë ua ofrojnë vetëm produktet e AllGllas. Për një jetë plot drite dhe më të shëndetshme.
Çfarë ofron
Kompania AllGllas shpk ju ofron të gjitha punimet në xham dhe pasqyra. Gjithashtu tek AllGllas do të gjeni të gjithë llojet e xhamave që nga më të thjeshtit deri tek xhamat termik, izolues, vetëlarës;
Fasada te vazhduara
Vetrata te ndryshme
Xhama termik
Dopjo xham
Punime te ndryshme ne xham
Pasqyra
Perpunim xhami
Temperim xhami
Xhama dopiotermik
Fasada etalbon kompozit
Dyer dritare alumini
Parmak dhe shkalle xhami
Laminim xhami
Vetrata te Ndryshme
Punime te ndryshme ne xham
Punime te ndryshme duralumini.
AllGllas ju ofron shërbim efikas për cdo dëshirë tuajën, si dhë një transport të garantuar për të gjitha produktet.
Kompania AllGllas realizon projektimin e fasadave që klienti kërkon, më pas bën përpunimin e produktit dhe montimin e tij, duke ju ofruar në këtë mënyrë një shërbim të zbatuar hap pas hapi dhe korrekt. Tek AllGllas do të gjeni atë që gjithmonë keni dëshiruar, efikasitet, ruajtje të energjisë dhe elegancë, të cilën ua ofrojnë vetëm produktet e kompanisë AllGllas.
Shërbime

Dyer xhami me palosje

Fasada etalbon kompozit

Fasada te vazhduara

Laminim xhami

Parmak dhe shkalle xhami

Perpunim xhami

Porta me fotoelement

Punime alumini per dyer dritare

Punime plastike

Punime te ndryshme ne xham

Temperim xhami

Xham me izolim akustik te larte SGG STADIP SILENCE

Xham tripleks per fasade

Xhama akulli

Xhama antivandalizem

Xhama dopiotermik

Xhama Low-E

Xhama me ngjyre
.jpg)
Xhama me vetelarje (Vetepastrim)

Xhama per pasqyra

Xhama per vetrata alumini dhe plastike

Xhama reflektues

Xhama te lyer me boje me pjekje

Xhama te thjeshte 4,6,8, 10,15,20mm

Xhama termik per fasada, dritare dhe vetrata
Katalogu
