Secondary Adv

ALB MATRIX GROUP shpk

 

Përshkrimi

ALB-MATRIX GROUP SHPK përfaqëson një rrjet të udhëhequr nga Lider gjithëpërfshirës, me përvojë shumëvjecare në industrinë e inxhinierisë, projektimit, zbatimit, financës, marketingut. Aplikimi i teknologjive në përgjigje të nevojës së klientëve për një cilësi më të lartë të produkteve,  ndihmojnë në uljen e kostos së përgjithshme & rritjen e funksionimit të sigurt dhe përmirësimin e pajtueshmërisë dhe konformitet.


Me një përkushtim të madh ndaj cilësisë, dhe me një ekip që përcjell entuziazëm dhe pasion për punën, kemi arritur bashkëpunime të suksesshme me mbi 50+ Kompani,  mbi 80+ kontrata shitje të SENSOREVE.


NA KONSIDERONI SI PARTNERE TE BESUAR, MBESHTETES & REVOLUCIONAR NE PROJEKTET TUAJA!

 

Ekipi ynë

Zbuloni njerëzit, qëllimin dhe historitë që po ndihmojnë në formimin e Shoqërisë që jemi sot dhe asaj që po projektojmë për të ardhmen. Me një EKIP të jashtëzakonshëm, me aftësi menaxhuese dhe kreativitet të lartë ne ja kemi dalë të rritemi brenda pak vitesh. Të jemi të besueshëm, e të korrim suksese dhe vlerësime pafund nga partnerët tanë me potencial të lartë. Çdo hap na ka mundësuar të përmbushim më mirë qëllimin tonë, dhe tashmë ne jemi profesionistë.

Me kalimin e viteve ne kemi zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme kompetencat tona për t'u bërë një ofrues i plotë i shërbimit, që i shton vlerë çdo marrëdhënieje dhe projekti me klientin. Klientët tanë mbështeten tek ne për të gjetur specialistë të aftë e të specializuar në shumë disiplina. Kaloni në një standard më të lartë sigurie, cilësie, shërbimi dhe aftësie.

Ne mbajmë përgjegjësi për të nesërmen dhe kjo nënkupton krijimin e zgjidhjeve inovative për sfidat që do të sjellë e ardhmja. Na frymëzon të qëndrojmë kureshtarë, të veprojmë në nivel lokal dhe të mendojmë ndërkombëtarisht.

Vlerat tona

 

Ne ruajmë me fanatizëm reputacionin tonë, bëhemi interpretues të mirë të punës dhe vlerësojmë cdo detaj.
Angazhimi për sigurinë
Vendosja e sigurisë ëshë në radhë të parë për ekipin tonë dhe partnerët. Ne kemi krijuar një mjedis me zero % incidente përmes programeve SAFETY në punë.

Integriteti & Socializimi
Përpiqemi të bëjmë  gjënë e duhur çdo herë, me etikë dhe ndershmëri.

Ndërtojmë marrëdhëniet pozitive
Gjithmonë të respektueshëm, promovojmë bashkëpunimet dhe ndërtojmë marrëdhënie të qëndrueshme.

Besueshmëria
Ruajmë gjithçka që na është besuar, korrekt dhe të përgjegjshëm në cdo aspekt.

Përfshirja e komunitetit
Ne përpiqemi shpesh të sjellim ndryshime të mira në komunitetin ku jetojmë dhe punojmë.

Japim më të mirën
Përpiqemi për përsosmëri në gjithçka që bëjmë. Japim kontributin tonë në edukimin e brezave të ardhshëm.

Ne e shohim të ardhmen më qartë përmes tendencave kryesore në ndryshimin e standartit, shoqërisë, teknologjisë dhe burimeve. Sfidojmë ekipet tona që të punojnë me klientët tanë për të këshilluar mbi zgjidhjet e gatshme për sot dhe për vitet në vijim. Ndërtuar mbi forcë. Në çdo vend  ku ne operojmë, udhëheqësit tanë punojnë për të arritur misionin, drejtojnë vizionin dhe mbështesin besimet tona të përbashkëta.

 

 ALB-MATRIX ESHTE MEMA E 5 DIVIZIONEVE:

 

- Menaxhim dhe zbatimin e punimeve ne inxhnierinë CIvile.
- Planifikim Urban dhe Projektim.
- Mbjedhje te dhenash dhe modelim Gjeo Hapësinor 2D/3D (Gjeodezi/Gjeologji/Gjeofizike/Monitorim/BIM)
- Sensore/Paisje për Inxhineri, Ndërtim dhe Arkitekturë. (Shitje/Qera/Riparim)
- Financë Kontabël

 

BRANDET e Kompanisë:

GEO SENSORS 

Jemi përfaqësues zyrtarë të Kompanive Lider në botë për cdo SENSOR të mbledhjes së të dhënave GJEO. Me një ekip të magjepsur nga teknologjia, ne arrijmë ti kuptojmë klientët tanë. Ne qëndrojmë fort në anën e tyre me ide të jashtëzakonshme dhe zgjidhje efektive. Për t'ju dhënë mbështetjen, klientëve tanë, ne ofrojmë besueshmëri 100% për cdo SENSOR, kontroll të cilësisë dhe gatishmëri në cdo kohë. Kështu së bashku me ju ne i kapërcejmë sfidat e mëdha dhe përmirësojmë cilësinë e shërbimit.

Bazuar në përvojën shumëvjeçare, ne ofrojmë zgjidhje të produkteve të prodhuara me standarde Europiane. Duke bërë këtë, ne përqendrohemi qëllimisht në tregje kryesore të zgjedhura, sfidat e të cilave ne i dimë dhe i kuptojmë në cdo koncept deri në rotacionin e fundit.

Të gjithë SENSORET tanë kanë përqasje në fushat si:  Gjeofizikë, Sizmikë, Gjeologji, Monitorim, Gjeodezi, Inxhinieri, Ndërtim etj.  Ekipi jonë i përkushtuar, entuziast dhe stimulues vendoset në dispozicionin e klientëve për rezervime të takimeve, demostrime apo konsulenca falas.  Trajnime për përdorimin e Paisjeve & organizime konferencash për profesionistë Inxhinierë Gjeodet, Gjeolog, Arkitektë, Arkeolog dhe studente në program studimi ose të sapodiplomuar.

Ne zhvillojmë ide dhe zgjidhje sensoresh për t’iu përshtatur kushteve të vështira të terrenit. Versione të ndryshme instrumentash, ku përvec garancisë së padiskutueshme, përshtaten dhe përmbushin të gjitha kushtet & kërkesat në lidhje me cdo nevojë të partnerëve. Ekspertët tanë inteligjentë parashikojnë dhe japin kontribut të rëndësishëm në departamentet e vecanta të GEO SENSORS që zhvillojnë shërbimin e servisimit dhe riparimit të  SENSOREVE të ndryshëm.

Përfitoni nga benefitet që gjeneratat e GEO SENSORS ofrojnë për ju, me ndjeshmërinë dhe precizitetin e garantuar ju do të keni sigurinë, qetësinë dhe arritje të suksesshme në projektet tuaja

 

GEO-MATRIX SOLUTIONS

Geo Matrix Solutions, brand i ALB MATRIX GROUP,  në 3 vite arritur të jetë një kompani e mirënjohur dhe inovative në tregun e gjerë të ndërtimit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Që prej vitit 2019 operon në shërbimet Gjeodezike, Gjeofizike, Gjeologjike, me fokus rritjen e cilësisë dhe sjelljen e standardeve më të mira në tregun Shqiptar, me synim kryesor shtrirjen në të gjithë Ballkanin.

 

Stafi i kualifikuar i profesionistëve, bashkëpunimi në grup, përgjegjshmëria dhe besueshmëria e krijuar te klientët dhe partnerët tanë, ka bërë që Geo Matrix Solutions të zhvilloj projekte të rëndësisë së veçantë, të implementuara për herë të parë në Shqipëri.  I tillë është rasti i projektit “Skanim ajror 3D me sistem LIDAR i linjës së tensionit të lartë 400 kw, 140 km, Fier-Elbasan-Qafë Thanë”, në te cilin u përdor teknologjia me inovative, sistemi LIDAR i montuar në avion, duke përfunduar kështu projektin në një kohë rekord, me cilësinë dhe saktësinë më të lartë.

Integriteti, promovimi i  koncepteve inovative në të njëjtin hap me zhvillimin e teknologjisë, për të thjeshtuar punën, për të rritur cilësinë, eficencën dhe efektivitetin, si dhe për të ulur kostot dhe rrezikun në punë, kanë bërë që GEO-MATRIX SOLUTIONS, të kthehet në një vlerë të shtuar në industrinë AEC (Architecture, Engineering & Construction).  Stafi i GEO-MATRIX SOLUTIONS është i gatshëm në cdo kohë për takime dhe konsultime falas për të gjithë parnerët e së ardhmes. Gjeni zgjidhen ideale tek ne!

Përpunim i të dhënave në Software CAD dhe GIS është një tjetër varietet që GEO-MATRIX SOLUTIONS përmban në portofolin e shërbimeve. Të dhëna gjeohapësinore 2D/3D të terrenit, analiza të ndryshme, dixhitalizime, gjenerim të izohipseve, modelim 3D, konvertim i koordinatave në sistemi të ndryshme, konvertime CAD në GIS shapefile dhe anasjelltas, vizatime CAD etj

 

Shërbimet që GEO-MATRIX SOLUTIONS ofron:

●    Skanim me Laser Skaner 3D
●    Skanim me sistem LIDAR
●    Skanim me sistem MLS Mobile Laser Scanner
●    Rilevim me dron, Fotogrametri
●    Drone thermal -  Inspektime me Drone me sensorë nxehtësie
●    Modelim BIM Building Information Modeling
●    Matje topo-markshajderike dhe modelim 3D në Miniera
●    Rilevim topografik
●    Kadastër
●    Piketim objektesh
●    Piketim veprash arti, rrugë, ura, hekurudha, diga, konstruksione metalike
●    Përllogaritje volumesh
●    Paisje topografike, gjeodezike, gjeologjike,
●    Monitorim të objekteve inxhinierike
●    Monitorim i Lëvizjeve të tokës
●    Studim Gjeoteknik, Gjeologjik
●    Studim Gjeofizik
●    Sizmologji
●    Skanim nëntokësor GPR, Ground Penetration Radar
●    Zbulim i rrjeteve nëntokësore, kabujve elektrik, tubacioneve
●    Arkeologji, Dokumentim i Trashëgimisë Kulturore

Punime të kryera

• Skanim ajror 3D me sistem LIDAR i linjës së tensionit të lartë 400 kw, 140 km, Fier-Elbasan-Qafë Thanë.
• Matjet topografike për Pikat Doganore në Shqipëri nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
• Matje Topografike për zonën e re në Zhvillim, në Njësinë Administrative Laç, Bashkia Kurbin.
• Rilevimi 3 Dimensional me Laser Skaner në lagjen historike topleci, në qytetin e pogradecit.
• Skanimi 3 Dimensional me Lazer Skaner i kishës së Shën Mërisë dhe Shna Ndout për qëllim restaurimi.
• Monitorim dhe Piketim në projektin e Rehabilitimit i Aregateve të Turbinave në HEC VAU I DEJËS.
• Matje topo-markshajderike dhe modelim 3D në minierat e kromit: Cërujë, Batër, Krastë, Klos, Bulqizë.
• Monitorim me inklinometër në objektet e ndërtimit.
• Matje e fuqisë së rezistencës së tokës për përballimin e shkarkesave Elektrike , zona Topojë, Fier.
• Rilevim Batimetrik 200 ha në zonën e Durrësit.

Shërbime

Skanim me Laser Skaner 3D
Skanim me Laser Skaner 3D
Skanim me sistem LIDAR
Skanim me sistem LIDAR
Skanim me sistem MLS Mobile Laser Scanner
Skanim me sistem MLS Mobile Laser Scanner
Rilevim me dron, Fotogrametri
Rilevim me dron, Fotogrametri
Modelim BIM Building Information Modeling
Modelim BIM Building Information Modeling
Matje topo-markshajderike dhe modelim 3D ne Miniera
Matje topo-markshajderike dhe modelim 3D ne Miniera
Ndertim rrjeti gjeodezik
Ndertim rrjeti gjeodezik
Rilevim topografik
Rilevim topografik
Kadaster
Kadaster
Zbatim ne ndertim, Piketim objektesh
Zbatim ne ndertim, Piketim objektesh
Piketim veprash arti, rruge,ura, hekurudha, diga, konstruksione metalike
Piketim veprash arti, rruge,ura, hekurudha, diga, konstruksione metalike
Perllogaritje volumesh
Perllogaritje volumesh
Dhenie me qera dhe shitje paisjesh topografike, gjeodezike, gjeologjike
Dhenie me qera dhe shitje paisjesh topografike, gjeodezike, gjeologjike
Monitorim i Deformimeve
Monitorim i Deformimeve
Monitorim i Levizjeve
Monitorim i Levizjeve
Studim Gjeoteknik, Gjeologjik
Studim Gjeoteknik, Gjeologjik
Studim Gjeofizik
Studim Gjeofizik
Sizmologji
Sizmologji
Skanim nentokesor GPR, Ground Penetration Radar
Skanim nentokesor GPR, Ground Penetration Radar
Zbulim i rrjeteve nentokesore, kabujve elektrik, tubacioneve
Zbulim i rrjeteve nentokesore, kabujve elektrik, tubacioneve
Arkeologji, Dokumentim i trashegimise kulturore
Arkeologji, Dokumentim i trashegimise kulturore
GIS Perpunim dhe analizim hartash
GIS Perpunim dhe analizim hartash
Batimetri
Batimetri
Konsulence inxhinierike
Konsulence inxhinierike