Secondary Adv

Granitis

 

Përshkrimi

Granitis shpk ka si veprimtari kryesore prodhimin dhe tregtimin brenda dhe jashtë vendit të materialeve, që përdoren për ndërtim si: llacra dhe adezivë të llojeve të ndryshme, ngjitëse pllakash, fino, bojake, stuko, artikuj hidroizolues, bojra për përdorim të brëndshëm dhe fasadë, llace dekorative etj. Pajisjet teknologjike janë importuar nga Greqia, Gjermania, Italia dhe Zvicera gjithashtu, patentat e prodhimit të produkteve dhe lendëve të para dhe ndihmëse sigurohen nga këto vende.

Mbikeqyrja e procedurave teknologjike të prodhimit të produkteve dhe të kontrollit të cilësisë së tyre realizohet nga specialistët e Kompanisë Gjermane Vaker-Polimer-Dowolf, e cila ushtron asistencën e përhershme tekniko-shkencore pranë shoqërisë Granitis. Në sajë të investimeve që janë realizuar vazhdimisht në fushën teknologjike dhe në trajnimin e stafit në Gjermani, kompania ka përmirësuar pandërprerë cilësinë e produkteve duke plotësuar cdo kërkesë të konsumatorit.

Çfarë ofron

Kompania Granitis shpk ofron një gamë të gjërë produktesh në fushën e ndërtimit duke filluar nga: Ngjites per pllaka; Ngjites polisteroli; Hidroizolues; Linja gipsi; Veshje dekorative; Llacra; Rifinitura; Autonivelant; Mbushes per fuga etj. Gjithashtu ofron asistence teknike per punime finiture.

 

Misioni

Misioni i kompanisë është që të jetë udhehëqëse ndër kompanitë që ofrojnë produktet e kollës dhe të lëndëve të para të nevojshme në sektorin e ndërtimeve civile dhe industrial. Kjo mund të arrihet përmes krijimit të standarteve të shkëlqyera përmes cilësisë së shërbimit, të ardhurave në rritje si dhe rentabilitetin më të lartë. Qënia e një kompanie model, e aftë të tërheqë, të nxisë dhe të organizojë një staf të besueshëm dhe me aftësitë e duhura përbën një premisë të qendrueshme mbi mundësinë e arritjes së përmbushjes së misionit të shoqërisë.

 

Vizioni

Vizioni kryesor i kompanisë është shndërrimi i saj në një entitet të suksesshëm dhe të besueshëm. Me synimin ambicioz për të dalë në tregjet ndërkombetare me produkte cilësore të standarteve me certificatë ISO 9001-2008 dhe CE.

Shërbime

Autonivelant
Autonivelant
Bojera arkilike per fasade
Bojera arkilike per fasade
Bojera ekologjike kundra mykut
Bojera ekologjike kundra mykut
Bojera per mure te brendshme
Bojera per mure te brendshme
Bojera plastike
Bojera plastike
Bojera transparente
Bojera transparente
Grafiato per veshje dekorative
Grafiato per veshje dekorative
Hidroizolues Baument DS
Hidroizolues Baument DS
Kolle arkilike Regina
Kolle arkilike Regina
Kolle arkilike starflex
Kolle arkilike starflex
Kolle Starflex speciale
Kolle Starflex speciale
Kolle Starflex super arkilike gri,bardhe
Kolle Starflex super arkilike gri,bardhe
Mbushes per fuga mega flex
Mbushes per fuga mega flex
Ngjites per pllaka starbond
Ngjites per pllaka starbond
Ngjites polisteroli Mastic Pol
Ngjites polisteroli Mastic Pol
Ngjites Polisteroli Plegma Po
Ngjites Polisteroli Plegma Po
Rifiniture arkilike Altex
Rifiniture arkilike Altex
Rifiniture Stuko Betoni
Rifiniture Stuko Betoni
Stuko gipsi Stukobond
Stuko gipsi Stukobond
Super Fino e bardhe
Super Fino e bardhe
Prodhim, shitje materialesh ndertimi
Prodhim, shitje materialesh ndertimi
Produkte per hidroizolim dhe termoizolim muresh
Produkte per hidroizolim dhe termoizolim muresh
Materiale termoizoluese Granitis
Materiale termoizoluese Granitis
Ngjitesa fasade per pllakat e izolimit
Ngjitesa fasade per pllakat e izolimit
Primer per fasada Granitis
Primer per fasada Granitis

Katalogu

Katalog Granitis

Historiku

Granitis shpk është themeluar me 20/12/2002 nga Z.Isa Hyka dhe Z.Ioanidhis Charalampos ortakëri e përbashket Shqipëtaro-Greke me seli në qytetin e Elbasanit, Shqipëri. Shoqeria Granitis realizoi produktet e para të saj në fillim te vitit 2003. Rezultatet fillestare ishin modeste dhe numri i produkteve ishte i kufizuar. Në sajë të punës këmbëngulese dhe kërkesave të stafit drejtues të shoqërisë, gama e produkteve ka ardhur vazhdimisht duke u shtuar si dhe duke u përmiresuar në mënyrë të pandërprerë, cilësinë e tyre.

 

Përkushtimi ndaj klienteve dhe rritja e cilësisë së shërbimit, kanë ndikuar në mënyrë të natyrshme, në zgjerimin e tregut të shitjes dhe në rritjen e të ardhurave. Paralelisht është rritur shkalla e investimeve, ku synohet futja e pajisjeve dhe linjave të reja. Krahas zgjerimit dhe përmirësimit të produkteve ekzistuese, në vitin 2008. Sot parametrat e produkteve janë konkuruese me ato të importit në mënyrë specifike në fushën e prodhimeve të materialeve termoizoluese dhe ngjitësve. Cilësia dhe garancia e produkteve tona ka zgjeruar dhe rritur vazhdimisht tregun ku kompania operon. Prej vitit 2003 kur Granitis doli ne treg dhe deri me sot, produktet gjënden në të gjitha tregjet e Shqipërisë. Me synimin ambicioz për të dale në tregjet ndërkombetare me produkte cilësore të standarteve me certificate ISO 9001-2008 dhe CE.

Punë të kryera

Gjykata Tirane
Gjykata Tirane
TID Liqeni
TID Liqeni
TID
TID
Lezhe
Lezhe
Qendra Kulturore e Femijeve, Librazhd
Qendra Kulturore e Femijeve, Librazhd
Shtepi e perfunduar me produkte Granitis
Shtepi e perfunduar me produkte Granitis
Xhamia e Korces Iljaz bej Mirahorit
Xhamia e Korces Iljaz bej Mirahorit
Pazari i vjeter i Korces
Pazari i vjeter i Korces
Qendra tregtare Nartel, Gjakove
Qendra tregtare Nartel, Gjakove
Qendra Tregtare Orti, Elbasan
Qendra Tregtare Orti, Elbasan
Gjykata e krimeve te renda, Tirane
Gjykata e krimeve te renda, Tirane
Vile private, materiale Granitis
Vile private, materiale Granitis

Partnere

AshlandDoiwWackerbezemapolymers-colorstolentino

Filiale

Paskuqan +355 69 60 97 982   +355 69 60 14 663
Vlore Novosele  +355 69 24 61 593
Fier Patos +355 69 25 89 974
Kosove Malisheve 0038 64 92 54 637

Certifikime

  

  

Video